KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Opozita bllokon sërish hyrjen e Qeverisë në Kosovë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Opozita bllokon sërish hyrjen e Qeverisë në Kosovë
AktualeAnalizeKryesorePolitikeRajoni

Opozita bllokon sërish hyrjen e Qeverisë në Kosovë

Përditësimi i fundit: 25 Gusht, 2026 5:20 pm
22 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

PDK dhe Aleanca kërkojnë vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, duke akuzuar Albin Kurtin dhe qeverinë për shkelje të Kushtetutës. Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar më 7 gusht.

Partitë opozitare në Kosovë kanë bllokuar edhe të martën hyrjen e objektit të Qeverisë, duke vijuar protestën e tyre kundër situatës së krijuar institucionale në vend.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca kanë akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, për shkelje të Kushtetutës dhe kanë kërkuar që të thirret vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, tha se Kurti dhe ministrat e tij duhet të largohen nga godina e Qeverisë dhe të rikthehen në Kuvend për t’i hapur rrugë krijimit të institucioneve të reja.

“Ne po i themi sot troç Albin Kurtit dy gjëra: e para, që ai dhe ministrat e tij që janë në këtë objekt janë uzurpatorë dhe duhet ta lirojnë këtë objekt. E dyta, ata duhet të kthehen në Kuvend e t’i hapin rrugë krijimit të institucioneve të reja të vendit”, deklaroi Deliu.

Edhe deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, e akuzoi Kurtin për shkelje të Kushtetutës.

“Shkelësi recidivist i Kushtetutës vazhdon të struket në zyrën e vet. Ai, 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës ua ka marrë mandatin që ua ka dhënë populli”, u shpreh Tahiri.

PDK: Bllokada institucionale po prek qytetarët

Krahas opozitës në nivel qendror, pakënaqësitë ndaj situatës institucionale u shprehën edhe nga përfaqësues të Komunës së Prishtinës.

Drejtorë dhe asamblistë të komunës iu bashkuan aksionit para godinës së Qeverisë, duke theksuar se mosfunksionimi i Kuvendit ndikon drejtpërdrejt në punën e institucioneve lokale.

Asamblistja e PDK-së në Prishtinë, Fjolla Vukshina-Reçica, tha se një Kuvend jofunksional nuk mund t’u përgjigjet nevojave të qytetarëve.

“Një Kuvend që nuk funksionon, nuk mund t’i trajtojë siç duhet nevojat e qytetarëve, nuk mund të zhvillojë debatin për politikat dhe buxhetin që u duhen komunave, nuk mund t’i mbajë institucionet përgjegjëse. Prandaj, kur bllokohet Kuvendi, nuk bllokohen vetëm deputetët, bllokohet zëri i qytetarëve”, deklaroi ajo.

Afati kushtetues ka përfunduar

Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar më 7 gusht, por procedura ende nuk është përmbyllur.

Situata është krijuar për shkak të kërkesës së Vetëvendosjes për më shumë kohë për arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e presidentit.

Për këtë çështje, Vetëvendosje është duke zhvilluar negociata me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ndërsa opozita kërkon që procesi i konstituimit të Kuvendit të vijojë dhe vendi të dalë nga ngërçi institucional.

 

Marrë nga Kosovapress.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar

Kongresi amerikan nis hetim për Sazanin

Kosovë/ Ngrihet aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, për spiunazh dhe shantazh

Kroacia ngre alarmin : Serbia po armatoset me armë sulmuese

Marta Kos për Sazanin dhe Zvërnecin: Duhet shfuqizuar ligji për zonat e mbrojtura

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Brukseli tronditet nga të shtënat për të tretën ditë radhazi
Artikulli tjetër Nuk ndalet rënia e Euros/ Arrin minimumin e ri, pranë 92.4 lekëve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Turqia dënon pesë kryetarë bashkie të opozitës
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 25 Gusht, 2026
BE po ndryshon rregullat e zgjerimit
Aktuale Bota Koment Kryesore Politike 25 Gusht, 2026
Bashkitë i drejtohen Këshillit të Evropës për Reformën Territoriale
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Politike 25 Gusht, 2026
Një shtet bektashi së shpejti?/ Gazeta holandeze: Rama synon të zhvendosë vëmendjen
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 25 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.