KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pakti i fshehtë amerikan që zgjidhi krizën në Kosovë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pakti i fshehtë amerikan që zgjidhi krizën në Kosovë
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Pakti i fshehtë amerikan që zgjidhi krizën në Kosovë

Përditësimi i fundit: 7 Tetor, 2026 1:10 pm
67 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Të enjten e shkuar, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, mbështeti vendimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Deklarata erdhi në kulmin e protestës popullore në Prishtinë kundër Gjykatës Speciale dhe në momentin kur PDK-ja kishte dërguar me urgjencë në Kuvend një draftligj që synonte t’i vendoste fre veprimtarisë së saj. Mesazhi i Brukselit ishte i qartë: Bashkimi Europian nuk e donte miratimin e ligjit.

Sipas informacioneve që vijnë nga Prishtina, aksioni europian nuk u ndal me deklaratën e von der Leyen. Pothuajse të gjithë ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, së bashku me ambasadorin britanik, u angazhuan për ta penguar procesin.

Ambasadorët e vendeve të Quintit zhvilluan gjithashtu një takim me ministren e Drejtësisë së Kosovës, por pa pjesëmarrjen e përfaqësueses amerikane.

Gjithçka duket se pati një katalizator tjetër: amerikanët. Këtë herë ata u angazhuan fort, intensivisht dhe nëpërmjet një procesi negociatash që qëndroi larg vëmendjes publike.

Në këtë aksion hyri edhe Tirana. Sipas të njëjtave burime, një rol luajti edhe ambasadori i ri amerikan në Shqipëri, i vetmi ambasador i Uashingtonit në rajon që kishte mbërritur vetëm pak ditë më parë.

Nisma zyrtare e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, mësohet se u ndërmor pas konsultimeve të plota me faktorin amerikan, natyrisht në mënyrë diskrete.

Albin Kurti nuk e refuzoi marrëveshjen, ndërsa disa qarqe brenda qeverisë së tij e kundërshtuan. Mes tyre spikati Donika Gërvalla, e cila ruan lidhje të forta politike me Gjermaninë dhe ka edhe shtetësi gjermane.

Pas presionit të von der Leyen dhe ambasadorëve të Quintit, miratimi i ligjit dukej pothuajse i pamundur. Kriza institucionale shkoi deri në fije të perit.

Mbrëmë vonë, amerikanët intensifikuan ndërhyrjen e tyre dhe në lojë hyri edhe Tirana, dukshëm në konsultim me qarqet diplomatike të SHBA-së.

Kreu i shtetit shqiptar, i cili ka kanale të mira komunikimi me qeverinë dhe mazhorancën e Kosovës, mësohet se përcolli një mesazh për zgjidhjen e krizës nëpërmjet një marrëveshjeje që do të shmangte traumën institucionale.

Edi Rama, ndërkaq, përdori ndikimin që ka në Partinë Demokratike të Kosovës, ku ekzistonin paqartësi dhe kundërshti rreth marrëveshjes me Albin Kurtin.

Në fund, palët e arritën paktin pas një telefonate të rëndësishme mes Albin Kurtit dhe një zyrtari të lartë amerikan, për identitetin e të cilit dihet ende pak.

Në Prishtinë kanë nisur kundërshtimet ndaj marrëveshjes. Kritikët e saj e cilësojnë atë si gjunjëzim të PDK-së përballë Vetëvendosjes dhe si varrosje për së gjalli të ish-krerëve të UÇK-së.

Përzgjedhja e një presidenteje të Republikës nga komuniteti katolik, për herë të parë në historinë e Kosovës, mbart një simbolikë që shkon përtej politikës së ditës. Ajo prek identitetin dhe pozicionimin gjeopolitik të shtetit të Kosovës.

Justina Shiroka Pulaj është një politikane e njohur e PDK-së dhe drejton Akademinë e Shkencave. Përkatësia e saj katolike përbën një sprovë të re për shoqërinë kosovare.

Kjo zgjedhje ka trazuar qarqet e islamit politik, të cilat ende nuk kanë reaguar publikisht, por pritet ta përdorin këtë zhvillim për të ndërtuar një kauzë të re.

Perëndimi e ka pritur mirë zgjedhjen e saj. Tani priten sinjalet nga Turqia, e cila ruan interesa të forta politike dhe fetare në Ballkan.

Vjosa Osmani takohej shpesh me Recep Tayyip Erdoganin dhe e përshëndeste në turqisht. Në një rast, presidenti turk ia ktheu me ironi: “Mësoje mirë gjuhën, sepse di vetëm disa fjalë”.

Kosova tani ka hyrë në një fazë tjetër. Marrëveshja e ndërmjetësuar nga amerikanët zgjidhi krizën e menjëhershme, por zgjedhja e presidentes së parë katolike ka hapur një debat më të gjerë për identitetin, aleancat dhe drejtimin gjeopolitik të vendit.

 

Marrë nga Pamfleti.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koçeku reagon për ndalimin e studentëve

Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 miioln $ nga Grenell

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës, 89 persona të lënduar

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

Rama nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çfarë dihet për murtajën, pas vdekjes së laborantes në Siberi?
Artikulli tjetër Media turke: Kosova zgjedh presidente katolike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fatura e prepotencës politike
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Tetor, 2026
Seanca plenare u anulua për shkak të protestës, reagon Kuvendi: Do të mbahet javën e ardhshme!
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike 15 Tetor, 2026
Rikthehet kaosi në Tiranë/ Studentët gjuajnë me gurë, policia me gaz lotsjellës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Tetor, 2026
Sanilevich bëhet gati për kulla në Tiranë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 15 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.