Paralizohet nesër kalimi në pikën kufitare të Kakavijës. Shkak për këtë duket se është bërë greva që do të mbahet nga pala greke.
Greva do të nisë në orën 08:00 dhe do të zgjasë në orën 24:00, sipas orës greke.
Ende nuk ka një njoftim sa i përket doganës së Kapshticës, nëse punonjësit e palës greke të kësaj pike kufitare do të jenë të përfshirë në grevë, dhe kalimi do të ndalohet edhe atje.