KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pandeli Majko mobilizohet me studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Pandeli Majko mobilizohet me studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut
AktualeKomentKryesorePolitikeRajoni

Pandeli Majko mobilizohet me studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Përditësimi i fundit: 14 Maj, 2026 11:16 am
200 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ditën e sotme ka bërë thirrje për t’u bashkuar me studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut të cilët protestojnë që të zhvillojnë provimet e tyre në gjuhën amtare, gjuhën shqipe.

Përmes një postimi të bërë në Facebook-un e tij, Majko bën thirrje publike që qytetarët të bashkohen në protestën e studentëve shqiptarë të cilët kërkojnë përmbushjen e të drejtës së tyre, më të vjetrën në botë, për të përdorur gjuhën e tyre amtare.

“Në Maqedoninë e Veriut ka nisur një lëvizje studentore, e djemve dhe vajzave të shqiptarisë! Studentët shqiptarë kërkojnë  të drejtën më të vjetër në botë, atë të gjuhës amëtare! Ata kërkojnë që gjuha e provimit në jurisprudencë të jetë në gjuhën shqipe! Të studiosh shqip dhe të japësh provimin në maqedonisht, fyen inteligjencën më naive!” shkruan Majko në postimin e bërë.

Më tej, Majko thekson se askush në Maqedoninë e Veriut, madje as vetë kryeministri nuk ka fuqinë që të ndalojë përdorimin e gjuhës shqipe nga shtetasit shqiptarë. Ndërsa shton se shqiptarët nuk mund të kthehen në të shkuarën e errët të Jusgosllavisë së dikurshme.

Në përmbyllje të reagimit të tij, ish-kryeministri i Shqipërisë shkruan se revolta e studentëve dëshmon qartazi refuzimin e një sistemi që ka humbur kontrollin mbi zbatimin e ligjit i cili për shqiptarët e RM-së,  njeh si gjuhë amtare, gjuhën shqipe.

“Protesta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është refuzim i një sistemi që e ka humbur kontrollin mbi vetveten dhe zbatimin e ligjit! Kjo që po ndodh, është më shumë se një revoltë studentësh! Ajo është një betejë për të ardhmen. Protestoni sot! Ajo refuzon luftën nesër!” përmbyll reagimin e tij.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Trump paralajmëron përplasje me demokratët pas humbjes në zgjedhje

Humbja e Trumpit në zgjedhjet e mesit të mandatit, mund të ndryshojë marrëdhëniet me Evropën

Sateliti i NASA-s do të bjerë sonte në Tokë pas 22 vitesh në hapësirë

Franca në protesta: Interesat po shpërthejnë buxhetin francez

Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shoqatat e transportit, kërkojnë zgjatjen dhe me 3 muaj të kompensimit të naftës
Artikulli tjetër 18 minatorë ngecin të bllokuar, brenda minierës, në Trepçë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Zgjedhjet në SHBA/ Demokratët marrin kontrollin e Kongresit
Aktuale Analize Bota Kryesore Politike 4 Nëntor, 2026
Opozita izraelite bashkon forcat, nisin negociatat për koalicionin e madh
Analize Bota Politike Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Tatimet me asistent virtual për t’iu përgjigjur shqetësimeve të bizneseve
Analize Finance HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 3 Nëntor, 2026
Shqipëria në krizë energjetike
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 3 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.