KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe në Gazë dhe Ukrainë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe në Gazë dhe Ukrainë
AktualeBotaKomentPolitike

Papa Leoni XIV bën thirrje për paqe në Gazë dhe Ukrainë

Përditësimi i fundit: 12 Maj, 2025 8:07 am
290 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Papa Leoni XIV ka bërë thirrje të dielën për paqe të drejtë dhe mirëfilltë në Ukrainë, si dhe për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, në mesazhin e tij të parë të së dielës për njerëzit e mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

“Edhe unë u drejtohem fuqive të mëdha të botës për ta përsëritur thirrjen: ‘Jo më luftë’”, tha Leoni XIV para rreth 100.000 njerëzve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit.

Duke folur në italishte të rrjedhshme, Leoni XIV – i cili u zgjodh papë më 8 maj – përshëndeti gjithashtu armëpushimin e brishtë të arritur së fundmi mes Indisë dhe Pakistanit, dhe tha se po lutej që Zoti t’i dhurojë botës “mrekullinë e paqes”.

“Jo më luftë!” – tha papa, duke përsëritur një thirrje të shpeshtë të Papa Françeskut të ndjerë dhe duke përmendur 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në të cilën u vranë rreth 60 milionë njerëz.

Papa Leoni tha se bota sot po përjeton “skenarin dramatik të një Lufte të Tretë Botërore që po zhvillohet pjesë-pjesë”, duke përsëritur sërish një shprehje të përdorur nga Françesku.

Mijëra njerëzit e mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit dhe përgjatë rrugës “Via della Conciliazione” që të çon në Vatikan, shpërthyen në duartrokitje kur Papa Leoni bëri thirrje për paqe.

Papa i ri tha se në zemrën e tij mban “vuajtjet e popullit të dashur të Ukrainës”.

Disa orë pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, propozoi bisedime të drejtpërdrejta me Ukrainën për t’i dhënë fund luftës së përgjakshme trivjeçare, Leoni bëri lutje për bisedime që do të sillnin “paqe të mirëfilltë, të drejtë dhe të qëndrueshme”.

Papa tha gjithashtu se është “thellësisht i trishtuar” nga lufta në Gazë, duke kërkuar armëpushim të menjëhershëm, ndihmë humanitare dhe lirimin e pengjeve të mbetura.

Ai shtoi: “Por ka kaq shumë konflikte të tjera në botë!”

Leoni, ish-kardinali me emrin Robert Prevost, u bë papa i parë amerikan kur u zgjodh më 8 maj për ta pasuar Françeskun, i cili vdiq më 21 prill.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lire

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Armëpushimi mes Indisë dhe Pakistanit besohet se po zbatohet kryesisht
Artikulli tjetër Kosovë, dështon për herë të 14-të konstituimi i Kuvendit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.