KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Parlamenti i Pakistanit u jep imunitet të përjetshëm presidentit dhe shefit të ushtrisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Parlamenti i Pakistanit u jep imunitet të përjetshëm presidentit dhe shefit të ushtrisë
AktualeAnalizeBotaPolitike

Parlamenti i Pakistanit u jep imunitet të përjetshëm presidentit dhe shefit të ushtrisë

Përditësimi i fundit: 13 Nëntor, 2025 12:24 pm
95 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Parlamenti pakistanez miratoi sot një ndryshim kushtetues të diskutueshëm, që u jep imunitet të përjetshëm presidentit dhe shefit aktual të ushtrisë ndaj çdo ndjekjeje penale, një vendim që opozita e cilësoi si “goditje fatale për demokracinë”.

Kjo është ndryshimi i 27-të kushtetues, i miratuar me shumicë dy të tretat fillimisht në Asamblenë Kombëtare dhe më pas në Senat. Ai zgjeron kompetencat e shefit të ushtrisë pakistaneze dhe kufizon rolin e pavarësinë e Gjykatës së Lartë të vendit.

Ushtria, institucioni më i fuqishëm në Pakistan, ka qeverisur vendin për gati gjysmën e historisë së tij që nga pavarësia në 1947 dhe akuzohet rregullisht për ndërhyrje në politikë, akuza që ajo i mohon.

Teksti, i cili tani pret nënshkrimin e presidentit për të hyrë në fuqi, krijon postin e ri të “Shefit të Forcave të Mbrojtjes”. Këtë detyrë e merr shefi aktual i shtabit të ushtrisë, Asim Munir, duke e vendosur atë mbi komandantët e Marinës dhe Aviacionit Ushtarak.

Të gjithë oficerët që promovohen në gradën “marshall ushtarak”, siç ndodhi me Munirin në maj pas një përplasjeje të shpejtë me Indinë, do të mbajnë përjetë gradën, privilegjet dhe imunitetin ndaj çdo procesi gjyqësor. Imunitet i përjetshëm u jepet edhe presidentit aktual, Asif Ali Zardari.

Ndryshimi krijon gjithashtu një Gjykatë Kushtetuese Federale të re, e cila do të jetë e vetmja kompetente për çështje kushtetuese, duke ia hequr këto kompetenca Gjykatës së Lartë. Kjo e fundit humb pavarësinë, pasi qeveria do të mund të ndryshojë gjyqtarët sipas dëshirës.

“Kjo është goditja përfundimtare ndaj pavarësisë së gjyqësorit dhe funksionimit të demokracisë”, deklaroi për AFP-në Syed Zulfiqar Bukhari, zëdhënës i PTI-së (partia kryesore opozitare). Deputetët e PTI-së grisën kopjet e tekstit dhe lanë sallën para votimit.

“Ata i dhanë presidentit imunitet të përjetshëm dhe krijuan një sistem që përqendron pushtetin te një oficer i vetëm ushtarak”, tha Salman Akram Raja, sekretar i përgjithshëm i PTI-së.

“Ky ndryshim do të forcojë autoritarizmin dhe pak demokraci që kishte mbetur do të zhduket”, shprehet i shqetësuar avokati nga Islamabadi, Osama Malik.
“Ky tekst jo vetëm heq kontrollin civil mbi ushtrinë, por shkatërron edhe hierarkinë ushtarake, ku më parë të gjithë komandantët ishin të barabartë.”

Sipas burimeve, ndryshimet “do të shkatërrojnë çdo pavarësi të gjyqësorit”, duke i lejuar qeverisë “të shpërblejë gjyqtarët e bindur dhe të dënojë të tjerët duke i transferuar në gjykata të largëta”.

 

Marrë nga Reuters

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Autorët e atentatit në Rinas, kanë fikur energjinë elektrike në momentin e vrasjes
Artikulli tjetër Mburoja politike e Ramës për Ballukun, një sfidë për drejtësinë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD
Aktuale Kryesore Politike Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.