KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pas katër vitesh, Mali i Zi dërgon ambasador në Kosovë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Rajoni > Pas katër vitesh, Mali i Zi dërgon ambasador në Kosovë
PolitikeRajoniZhvillim

Pas katër vitesh, Mali i Zi dërgon ambasador në Kosovë

Përditësimi i fundit: 13 Shkurt, 2025 10:23 am
142 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Në seancën e 12 shkurtit, Komisioni për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Parlamentit të Malit të Zi ka përkrahur propozimin e Qeverisë për emërimin e Bernard Çobajt për ambasador në Kosovë.

Veç tij, edhe Nebojsha Gjokoviq është emëruar për ambasador në Serbi.

Kjo do të plotësojë pozitat ambasadore në Prishtinë dhe Beograd dhe pas katër vitesh.

Në vitin 2020, ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, i skadoi mandati për shkak se e kishte mbërritur moshën e pensionimit. Po në atë vit, edhe ambasadori në Beograd, Tarzan Millosheviq, u shkarkua pas ndryshimit të qeverisë në Mal të Zi. Ai ishte anëtar i Partisë Demokratike të Socialistëve në atë kohë në pushtet të ish-presidentit Millo Gjukanoviq.

Për dallim nga Gjokoviq, i cili u votua në mënyrë unanime, Çobaj nuk u votua nga deputetët e partive pro-serbe që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Ambasadori i ardhshëm i Malit të Zi në Kosovë deri vonë ishte i ngarkuar me punë në ambasadën në Prishtinë.

“Ambasada e Malit të Zi njihet si një nga ambasadat më të dukshme në Kosovë. Këtë ia detyrojmë më së shumti diplomacisë kulturore”, tha Çobaj.

Ai i cilësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si marrëdhënie të mira fqinjësore të orientuara drejt një të ardhmeje evropiane.

Para se të hynte në diplomacinë malazeze, Çobaj punoi për vite me radhë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Podgoricë.

Ai nuk është anëtar i asnjë partie.

Procedura e përzgjedhjes së ambasadorit

Ligji për Punë të Jashtme parasheh që propozimin për emërimin e ambasadorit e bën Qeveria, me propozim të shefit të diplomacisë malazeze.

Pas arritjes së marrëveshjes së shtetit pritës dhe mendimit të Komisionit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Parlamentit të Malit të Zi, Presidenti i Shtetit emëron ambasadorin me dekret.

Në rastin e Gjokoviqit dhe Çobajt, mbetet vetëm që presidenti malazez, Jakov Millatoviq, të nxjerrë dekret për emërimin e tyre.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Transferimi i Veliajt nga Durrësi në Fier, reagon Drejtoria e Burgjeve: U bë sipas ligjit dhe rregullores

Ronaldo fiton çmimin “B.O.A.T.” për herë të parë

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen nga detyra 11 zyrtarë në Policinë e Kosovës

Serbi/ Studentët fituan zgjedhjet në 22 qytete, Vuçiçi në dy, në Kosovë dhe burgje

Skandali te konviktet në Kamëz, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Lindjet ranë 5% më 2024-ën, numri më i ulët në 90 vite
Artikulli tjetër Champions League, Bayerni hedh një hap drejt kualifikimit, Feyenoordi surprizon Milanin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mungesa e votave në PS detyron Ramën dhe Ballukun, të paraqiten në parlament
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Meta, Veliaj dhe Balluku: Akuza të ngjashme, masa sigurie të ndryshme
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 29 Tetor, 2026
Rama sfidon studentët! Ul fondet për arsimin dhe shëndetësinë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 29 Tetor, 2026
Daily Mail shkruan për protestat kundër Ramës: “Shqipëria në alarm”
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 29 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.