KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: PD kërkon hetim parlamentar për ligjin e Gardës së Republikës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > PD kërkon hetim parlamentar për ligjin e Gardës së Republikës
OpinionPolitike

PD kërkon hetim parlamentar për ligjin e Gardës së Republikës

Përditësimi i fundit: 12 Shtator, 2024 8:57 pm
145 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi të enjten ngritjen e një komisioni etike për të hetuar procedurat parlamentare të ndryshimeve në ligjin “Për Gardën e Republikës”, pasi 6 muaj pas miratimit të tyre u zgjodh në krye të Gardës kandidati i paralajmëruar nga opozita.

“Do duhet të ngrini komision etike për të ditur kush e solli ligjin në Kuvend, kush i detyroi deputetët të votonin një emër që Rama e firmosi në shtator të 2024, në fakt e zgjodhi si investim i një oligarku që në shkurt 2024”, deklaroi Bardhi në seancë plenare.

Bardhi akuzoi se ky ishte rasti konkret i korrupsionit më të lartë, të miratimit të ligjeve me porosi, një mekanizëm që sipas tij mazhoranca e ka kthyer në normalitet.

Në muajin mars kur u propozuan ndryshimet, Gazment Bardhi akuzoi qeverinë se po ndryshonte ligjin “me porosi të biznesmenit Kastrati” për të vendosur në krye të saj kandidatin Ermal Onuzi. Gjashtë muaj më vonë, paralajmërimi u bë fakt, pasi kryeministri emëroi në këtë detyrë Onuzin, pasi një konkursi të hapur nga ministria e Brendshme.

Onuzit iu dha e drejta për të kandiduar për këtë detyrë të rëndësishme pas miratimit të këtyre ndryshimeve ligjore që parashikojnë lehtësim të kritereve për t’u bërë drejtues i Gardës.

Sipas Bardhit, kryeministri ka kryer një vepër penale në këtë rast. “Nuk ka akt më korruptiv që të detyroni deputetët për të votuar një ligj të porositur. Ky është korrupsion, është vepër e pastër penale”, tha ai në Kuvend.

I pyetur nga BIRN mbi akuzat e opozitës, Onuzi mohoi të kishte lidhje me biznesmenin Kastrati.

“Nuk kam asnjë lidhje me Shefqet Kastratin”, tha ai nëpërmjet një bisede telefonike.

Edhe grupi “Kastrati” dhe presidenti i tij, Shefqet Kastrati hodhën poshtë çdo aludim për lidhje familje apo ndërhyrje në procesin e emërimit të Onuzit në krye të Gardës së Republikës.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali nuk iu përgjigj kërkesës së Bardhit për komision etike dhe po ashtu nuk ktheu përgjigje për BIRN deri në publikimin e këtij shkrimi.

Ndërsa iniciatori i ndryshimeve ligjore, deputeti Nasip Naço, pretendoi gjatë një bisede telefonike se akuzat nuk qëndronin dhe se ishte i hapur që parlamenti të hetonte rastin nëpërmjet në një komisioni etike.

“Unë e mora iniciativën pas situatës së krijuar me dorëheqjen e kreut të Gardës në shkurt, për të gjetur një zgjidhje të shpejtë”, i tha ai BIRN-it, duke pretenduar se nëse ligji vinte nga qeveria do të donte 6-7 muaj kohë për t’u miratuar.

“Kriteret i ndryshuam pasi me kriteret e vendosura në vitrin 2021 vetëm 1 ose 2 persona mund të kandidonin”- shtoi ai.

Por Naço nuk arriti dot t’i jepte një arsyetim faktit që personi i paralajmëruar nga opozita u zgjodh në krye të gardës.

“Unë nuk mund të di kush konkurron kur propozoj një nismë ligjore”, tha ai, duke shtuar me ironi se “ndoshta ka ndikuar gjithë ajo luftë që ka bërë Bardhi që ai të fitonte konkursin”.

Naço këmbënguli se ndryshimet sillnin shumë risi në ligj dhe nuk lidheshin vetëm me kriteret e zgjedhjes së drejtorit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, rreth 141 mijë kanë marrë shtetësinë italiane

Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët shqiptarë: “Mos e përdorni vizën turistike për lindje”

Pagesa për koncertin e Kanye West në Fletoren Zyrtare, pa e kaluar në parlament

Greqia, Maqedonia dhe Serbia, bashkë për gazin drejt Europës, Shqipëria mbetet jashtë

Biletat e Kanye West mbeten stok

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm E konfirmon ministria, eksportojmë edhe mbetje të rrezikshme
Artikulli tjetër Shqiptarët shpenzuan 40 milionë euro për pushime, vetëm në Janinë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Aktivistët kundërshtojnë 4 milionë € për Kanye West
Aktuale Analize Kryesore Kulture Opinion Sociale 10 Korrik, 2026
Projekti i Kushner “hetohet” edhe në parlamentin holandez
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 10 Korrik, 2026
Çfarë do të ndodhë me protestën
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 10 Korrik, 2026
SHBA në alarm për grupet ekstremiste të majta, dërgon kabllogram për mbi 20 ambasada, edhe asaj shqiptare
Aktuale Bota Fokus Koment Kryesore Politike 10 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.