KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: PE miraton rezolutën për Kosovën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > PE miraton rezolutën për Kosovën
AktualeAnalizeKryesoreOpinionPolitikeRajoni

PE miraton rezolutën për Kosovën

Përditësimi i fundit: 18 Qershor, 2026 8:10 am
99 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë për Kosovën ku thuhet se reformat dhe përparimi në dialogun Kosovë-Serbi mbeten kyç në rrugën evropiane të vendit.

Përmbajtja
Kosova merr 61.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-sëZgjedhjet nxorën numra për qeverisje, por jo domosdo zgjidhje

Rezoluta u miratua me 412 vota për, 174 kundër dhe 58 abstenime.

“Vazhdimi i reformave dhe përparimi në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mbeten kyç në rrugën evropiane”, shkroi në X raportuesi për Kosovën në PE, Riho Terras, pas miratimit të rezolutës.

Në rezolutë përshëndetet përkushtimi i vazhdueshëm i Kosovës ndaj procesit integrues. Në këtë kontekst, aty thuhet se dialogu për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, që ndërmjetësohet nga Brukseli, mbetet pjesë integrale e perspektivës evropiane të Kosovës.

Kosova dhe Serbia nuk kanë zhvilluar dialog të nivelit të lartë që nga shtatori i vitit 2023, pak ditë para sulmit të armatosur në Banjskë.

Zëvendëskryeministrit në detyrë, Glauk Konjufca, ka deklaruar në fillim të majit se nuk pret që gjatë këtij viti të ketë ndonjë zhvillim në dialog.

“Të shohim në vitin 2027 sesi do të zhvillohen gjërat, por për shkak të zhvillimeve nuk pres diçka, as ndonjë iniciativë evropiane shumë të fokusuar në këto muajt e vitit që kanë mbetur”, tha ai më 11 maj.

Ai tha se problemi më i madh në dialog qëndron te “goditja në mirëbesim” që i është bërë procesit “nga ana e Serbisë”.

Konjufca tha se sulmi në Banjskë më 2023 dhe ai në kanalin e Ibër-Lepencit më 2024 dëmtuam mirëbesimin në procesin e normalizimit të raporteve, që ka nisur më 2011 dhe që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Në rezolutën e miratuar të PE-së është përsëritur qëndrimi se viti 2025 ishte vit i humbur për vendin, duke tërhequr vërejtjen se edhe muajt e vitit 2026 po rrezikohen humbje për shkak të krizës politike.

Në rezolutë thuhet se për shkak të situatës politike, Kosova mund të humbë mjete financiare nga Plani i Rritjes, pasi ekziston frika se Kosova nuk do të jetë në gjendje t’i përmbushë kriteret e nevojshme.

Kosova merr 61.8 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

Pakoja e BE-së për Ballkanin Perëndimor – për periudhën 2024-2027 – është në vlerë të 6 miliardë eurove. Nga kjo shumë, Kosovës i takojnë rreth 882 milionë euro – 253 milionë si grante dhe 629 milionë euro në formë të kredisë – që do të thotë se vendi përfiton më së shumti fonde në rajon për kokë banori.

Fundi i qershorit të këtij viti është afati kur secili shtet i rajonit futet në të ashtuquajturin moment të humbjes së përhershme, nëse nuk i përmbush reformat e dakorduara paraprakisht.

Më herët, burimet i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se nëse nuk ndërmerren të gjitha reformat, Kosova mund të humbasë 68.8 milionë euro.

Gjatë krizës politike vitin e kaluar në Kosovë – kur vendi mbajti dy palë zgjedhje parlamentare për shkak të pamundësisë së formimit të institucioneve – u vunë në dyshim fondet nga Plani i Rritjes, por edhe fonde nga mekanizma të tjerë ndërkombëtar.

Kosova mbajti më 7 qershor zgjedhje të parakohshme parlamentare, për shkak se legjislatura e kaluar s’arriti të zgjidhte presidentin e ri. Fituese e zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, parti e cila pritet të ketë 53 vende në Parlamentin prej 120 ulësesh.

Zgjedhjet nxorën numra për qeverisje, por jo domosdo zgjidhje

Paraprakisht në fillim të qershorit, për këtë rezolutë – që ishte në formë raporti – ishte debatuar në Komitetin për Politikë të Jashtme të PE-së (AFET).

Në mbledhjen e 3 qershorit, raportuesi për Kosovën në PE, Riho Terras, deklaroi se 18 muajt e fundit kanë qenë të vështirë për Kosovën.

“Ngërçi politik ka një ndikim të rëndësishëm në të ardhmen e vendit. Është e rëndësishme që Kosova të qëndrojë në rrugën evropiane dhe të ecë përpara me integrimin”, deklaroi ai.

Terras po ashtu tha se shpreson që pas zgjedhjeve të 7 qershorit, Kosova të dalë nga qorrsokaku politik.

Përmes rezolutës po ashtu shprehet mbështetje e fuqishme për synimet e Kosovës për integrim në Bashkimin Evropian. Po ashtu, shprehet keqardhje për ngërçin politik dhe, siç u tha, polarizimin që po e shoqërojnë vendin, si dhe për proceset e shumta zgjedhore të viteve të fundit.

Rezoluta ofron mbështetje edhe për aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat dhe u bëhet thirrje shteteve anëtare që, pa vonesa të panevojshme, ta mandatojnë Komisionin Evropian për përpilimin e pyetësorit.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE në fund të dhjetorit të vitit 2022. Por, aplikimi i Prishtinës ende nuk është shqyrtuar nga BE-ja.

Këshilli i Bashkimit Evropian, sipas rezolutës, ftohet, të veprojë me shpejtësi dhe t’ia japë Kosovës statusin e kandidatit, pasi të jenë përmbushur kriteret përkatëse.

Po ashtu, u bëhet thirrje pesë shteteve mosnjohëse të BE-së – Rumanisë, Greqisë, Sllovakisë, Spanjës dhe Qipros – që ta njohin pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që të mundësohet avancimi i barabartë i Kosovës me shtetet e tjera kandidate.

Në këtë drejtim rikujtohet mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) më 2010, sipas të cilit shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Rezoluta po ashtu përshëndet vendimin, siç thuhet, “ndonëse të vonuar”, për heqjen e masave ndëshkuese që BE-ja kishte vendosur ndaj Kosovës dhe theksohet se ato kanë qenë në kundërshtim të qartë me angazhimin e dëshmuar të Kosovës ndaj vlerave evropiane dhe përafrimit me politikat e bllokut evropian.

Aty thuhet se masat kanë qenë të pajustifikuara dhe se ato kanë pasur ndikim negativ në shoqërinë e Kosovës.

Në rezolutë vihet në pikëpyetje mungesa e transparencës dhe e parashikueshmërisë, niveli i informimit publik, si dhe kohëzgjatja e zgjatur e masave, pavarësisht faktit se Kosova i kishte përmbushur kërkesat për heqjen e tyre.

Kosovës dhe Serbisë, përmes rezolutës, u bëhet thirrje që të bashkëpunojnë dhe të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për t’i sjellë sa më shpejt para drejtësisë autorët e sulmit të vitit 2023 në Banjskë.

Më 24 shtator 2023, një grup i serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë një rreshter. Gjatë këmbimit të zjarrit, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Këtë sulm Kosova e konsideron terrorist dhe e fajëson Beogradin. Por, Serbia mohon përfshirjen.

Për sulmin në Banjskë, autoritetet në Kosovë kanë dënuar tre të akuzuar, teksa dhjetëra të tjerë gjenden në arrati. Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit, teksa Kosova kërkon vazhdimisht që Serbia ta ekstradojë atë.

Në rezolutën e PE-së shprehet keqardhje për faktin se Serbia ende nuk i ka ndjekur penalisht përgjegjësit për këtë sulm, veçanërisht Radoiçiqin.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm PE i kërkon Shqipërisë, të vendosë moratorium për lejet dhe ndërtimet në zonat e mbrojtura
Artikulli tjetër Përshkallëzohet lufta në Ukrainë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.