KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pedagogët kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e një qeverie kujdestare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Pedagogët kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e një qeverie kujdestare
OpinionPolitikeSociale

Pedagogët kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe krijimin e një qeverie kujdestare

Përditësimi i fundit: 19 Tetor, 2026 9:05 am
14 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një grup prej 141 pedagogësh kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie kujdestare, duke dënuar përdorimin e forcës nga policia ndaj studentëve gjatë protestave antiqeveritare që kanë përfshirë Tiranën dhe qytete të tjera të Shqipërisë.

Në një deklaratë të përbashkët, pedagogët shprehën shqetësimin për atë që e cilësuan dhunë të pajustifikuar ndaj studentëve dhe shkelje të të drejtave të njeriut gjatë protestave.

“I bëjmë thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë kërkesat e studentëve dhe t’i hapë rrugë paqëtimit të vendit. Kërkojmë dorëheqjen e tij dhe krijimin e një qeverie kujdestare”, thuhet në deklaratë.

Sipas pedagogëve, një qeveri e tillë duhet të garantojë stabilitetin institucional, qetësimin e tensioneve dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve.

Nënshkruesit u kërkuan gjithashtu punonjësve të policisë të ndërpresin dhunën ndaj studentëve dhe të refuzojnë zbatimin e urdhrave të paligjshëm, duke paralajmëruar se përgjegjësia për veprime të tilla është individuale.

“Mos harroni se ata që ju japin këto urdhra sot, nesër do t’i mohojnë, ndërsa përgjegjësia do të mbetet mbi ju”, paralajmëruan pedagogët.

Deklarata u drejtohet edhe përfaqësive diplomatike në Tiranë, të cilave u kërkohet të reagojnë publikisht për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Ndërkohë, pedagogët u bënë thirrje protestuesve të shmangin dëmtimin e bizneseve dhe pronës publike e private, duke argumentuar se aktet e dhunës mund të përdoren nga qeveria për të justifikuar ndërhyrjet policore dhe për të delegjitimuar protestën.

Në një apel drejtuar qytetarëve të Tiranës, nënshkruesit sollën në vëmendje lëvizjen studentore të vitit 1991, duke kërkuar solidaritet më të gjerë me të rinjtë.

“I bëjmë thirrje qytetarëve të Tiranës që, njësoj si në 1991, t’u bashkohen studentëve për të pamundësuar dhunën ndaj tyre”, thuhet në deklaratë.

“Asnjë qeveri nuk ka mjaftueshëm policë e gaz lotsjellës për një popull të tërë”, përfundon apeli.

Deklarata vjen në ditën e gjashtë të protestave studentore dhe qytetare, të cilat janë shoqëruar me përplasje të dhunshme, qindra të lënduar dhe përdorim të gazit lotsjellës, autobotëve të ujit dhe plumbave të gomës nga policia.

Kryeministri Rama ka refuzuar kërkesat për dorëheqje, duke deklaruar se protestat po shfrytëzohen nga kundërshtarët politikë dhe faktorë të huaj për të destabilizuar vendin dhe për të penguar procesin e integrimit europian.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama duhet të largohet

Qeveria zgjeron lehtësitë fiskale për ortakët privatë të kompanisë KAYO

Pse fëmijët po gjuajnë me gurë, djegin dyqane e institucione dhe nuk kanë frikë nga policia?

Politikani austriak i bën propozimin e papritur Edi Ramës: Jep dorëheqjen!

Ministria e Shëndetësisë bën bilancine të plagosurve në protestë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Le Monde: “Në Shqipëri, rritet solidariteti si përgjigje ndaj dhunës policore”
Artikulli tjetër Inva Mula: “Intelektualë, artistë, prindër, motra e vëllezër, ju lutem, reagoni! Nesër është vonë”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qendra Kombëtare e Urgjencës nxjerr listën e targave të autombulancave: Nuk shpërndajmë gaz lotsjellës!
Aktuale Fokus Koment Kryesore Sociale 19 Tetor, 2026
Ledi Shmaku Shkreli në mbështetje të protestave
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 19 Tetor, 2026
Macron refuzon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm pas dhunës në qytetet franceze
Aktuale Analize Bota Fokus Politike 19 Tetor, 2026
Shqipëria ia kalon BE-së, Italisë e Gjermanisë për arsimin e lartë, por Europa po na merr “trurin”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 19 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.