KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Përplasje në BE për rrugëtimin europian të Serbisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Përplasje në BE për rrugëtimin europian të Serbisë
AnalizePolitikeRajoniZhvillim

Përplasje në BE për rrugëtimin europian të Serbisë

Përditësimi i fundit: 8 Korrik, 2026 10:29 am
103 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Procesi i anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian rikthehet në qendër të debatit në Bruksel, teksa institucionet europiane po shqyrtojnë mundësinë e rinisjes së negociatave për hapjen e Kapitullit 3.

Të mërkurën, vendet anëtare pritet të diskutojnë kërkesën e Beogradit për avancimin e procesit negociator, por brenda BE-së nuk ka ende një qëndrim të unifikuar nëse hapat e ndërmarra nga Serbia për reformimin e sistemit të drejtësisë janë të mjaftueshme.

Komisioni Europian u ka paraqitur shteteve anëtare një dokument informues, ku argumenton se reformat e fundit të ndërmarra nga Serbia justifikojnë hapjen e këtij kapitulli. Sipas Komisionit, Beogradi ka korrigjuar një pjesë të “kthimit pas” të evidentuar në fillim të këtij viti dhe ka ndërmarrë masa për forcimin e kapaciteteve të Prokurorisë për Krimin e Organizuar.

Megjithatë, vetë Komisioni pranon se mbetet ende punë për t’u bërë në sistemin gjyqësor dhe atë prokurorial. Debati në Bruksel duket se shkon përtej një kapitulli të vetëm negociator. Serbia shihet si një partner me rëndësi strategjike për Bashkimin Europian, çka ka krijuar dy qasje të ndryshme mes vendeve anëtare.

Një pjesë e zyrtarëve europianë argumentojnë se vazhdimi i angazhimit me Beogradin është mënyra më efikase për të nxitur reforma të mëtejshme, ndërsa të tjerë kërkojnë më shumë garanci për respektimin e standardeve demokratike, duke vënë në dukje edhe qëndrimin e Serbisë ndaj politikës së jashtme të BE-së dhe refuzimin për t’iu bashkuar sanksioneve europiane ndaj Rusisë. Komisioni Europian ka theksuar se vendimi përfundimtar për hapjen e kapitullit i takon qeverive të vendeve anëtare, përmes Këshillit të Bashkimit Europian.

Ndërkohë, marrëdhëniet mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe përfaqësuesve të Brukselit në Beograd kanë qenë shpesh të tensionuara. Vuçiç ka pasur përplasje publike edhe me komisioneren europiane për zgjerimin, Marta Kos, për të cilën ka deklaruar se nuk pret më rezultate nga takimet me të dhe se nuk ka më çfarë të diskutojë.

“Të dashur anëtarë të Parlamentit, duke pasur parasysh progresin e vendeve të tjera në procesin e pranimit, nuk duam ta shohim Serbinë të mbetet prapa. Prandaj, për shkak të hapave pozitivë të kohëve të fundit, Komisioni i ka rekomanduar përsëri Këshillit të hapë Grupin 3”, deklaroi Kos.

Vendimi i ardhshëm i BE-së pritet të tregojë nëse Brukseli do të zgjedhë të shtyjë përpara procesin e integrimit të Serbisë, apo do të kërkojë më shumë prova për përmbushjen e reformave dhe standardeve europiane.

 

Marrë nga Blic.rs

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjykata: Katërshja e UÇK-së kishte objektiv Pavarësinë e Kosovës

Hagë/ Kryegjyqtar: Po gjykojmë individët dhe jo pastërtinë e luftës së UÇK-së

Zv.presidenti i Parlamentit Europian mbështet protestat në Tiranë

Skandali i armëve/ Kompania: Përgjimi i paautorizuar, por Ron Yeffet nuk na përfaqëson

Sindikata e punonjësve të transportit protestë para Bashkisë së Tiranës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pak ditë para koncertit të Kanye West, gjysma e biletave ende të pashitura
Artikulli tjetër Profesori amerikan: “Mijëra shqiptarë protestojnë kundër projekteve, të mbështetura nga Rama”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

​Argjentina cakton ndeshjen e lamtumirës për Messi-n
Analize Sociale Sporti Zhvillim 16 Shtator, 2026
Bie akuza për krime kundër njerëzimit ndaj katërshes së UÇK-së
Aktuale Fokus Kryesore Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
KESH shton importet e energjisë, blerjet arrijnë në 80 milionë euro
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
“Call Center-at” çuan në rrëzimin e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës
Analize Bota Fokus Korrupsion Opinion Zhvillim 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.