KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Premtimi i Trump: Do spastroj shërbimet dhe administratën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Premtimi i Trump: Do spastroj shërbimet dhe administratën
BotaKomentPolitike

Premtimi i Trump: Do spastroj shërbimet dhe administratën

Përditësimi i fundit: 8 Nëntor, 2024 7:36 pm
117 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i zgjedhur i 47-të i Amerikës, Donald Trump, ka publikuar planin e tij se si do të çmontojë’ Deep State’ në administatën amerikane.

Me anë të mesazhi publik para amerikanëve, Trump ka parashtruar 10 pika se si ai do të rimarrë demokracinë nga korrupsioni i Uashingtonit njëherë e përgjithmonë.

Trump: Ky është plani im për të çmontuar “Deep State” dhe për të rimarrë demokracinë tonë nga korrupsioni i Uashingtonit njëherë e përgjithmonë, dhe çfarë korrupsioni që është. 
Së pari, do të lëshoj sërish menjëherë urdhrin tim ekzekutiv të vitit 2020, duke rivendosur autoritetin e presidentit për të hequr burokratët mashtrues dhe do ta përdor atë pushtet në mënyrë shumë agresive. 

Së dyti, ne do të pastrojmë të gjithë aktorët e korruptuar në aparatin tonë të sigurisë kombëtare dhe të shërbimeve sekrete, dhe ka plot. Departamentet dhe agjencitë që janë përdorur si armë do të ndryshohen plotësisht, në mënyrë që burokratët e pafytyrë të mos jenë më kurrë në gjendje të shënjestrojnë dhe të persekutojnë konservatorët, të krishterët ose armiqtë politikë të së majtës, gjë që ata po e bëjnë tani në një nivel që askush nuk mund ta besojë se është e mundur.

Së treti, do të reformojmë totalisht gjykatat e FISA-s, të cilat janë aq të korruptuara sa duket se gjyqtarëve nuk u intereson kur gënjehen në aplikimet për urdhra arresti. Kaq shumë gjyqtarë kanë parë kaq shumë aplikime që ata e dinë se ishin të gabuara, ose të paktën duhet ta kenë ditur. Ata nuk bëjnë asgjë për këtë. I kanë gënjyer. 

Së katërti, për të ekspozuar mashtrimet dhe abuzimet me pushtetin që kanë copëtuar vendin tonë, ne do të krijojmë një komision të së vërtetës dhe pajtimit për të deklasifikuar dhe publikuar të gjitha dokumentet për spiunimin e “Deep State”, censurën dhe korrupsionin dhe ka plot.

Së pesti, ne do të fillojmë një goditje të madhe ndaj zbuluesve të qeverisë që bashkëpunojnë me lajmet e rreme për të thurur qëllimisht narrativa të rreme dhe për të përmbysur qeverinë dhe demokracinë tonë. Kur të jetë e mundur, ne do të bëjmë kallëzime penale. 

Së gjashti, do të bëjmë çdo zyrë të inspektorit të përgjithshëm të pavarur dhe të ndarë fizikisht nga departamentet që ata mbikëqyrin, në mënyrë që ata të mos bëhen mbrojtës të “Deep State”.

Së shtati, unë do t’i kërkoj Kongresit të krijojë një sistem të pavarur auditimi për të monitoruar vazhdimisht agjencitë tona të të shërbimeve sekrete për t’u siguruar që ata nuk spiunojnë qytetarët tanë ose nuk po zhvillojnë fushata dezinformimi kundër popullit amerikan, ose se ata nuk po spiunojnë fushatën e dikujt siç spiunuan fushatën time. 

Së teti, do të vazhdojmë përpjekjet e nisura nga administrata Trump për të zhvendosur pjesë të burokracisë federale të përhapur në vende të reja jashtë kënetës së Uashingtonit. Ashtu siç e zhvendosa Byronë e Menaxhimit të Tokës në Kolorado, deri në 100,000 poste qeveritare mund të zhvendosen, dhe e kam fjalën për menjëherë, nga Uashingtoni në vende të mbushura me patriotë që e duan Amerikën dhe ata vërtet e duan Amerikën.

Së nënti, unë do të punoj për të ndaluar burokratët federalë që të marrin punë në kompanitë me të cilat merren dhe që ata rregullojnë. Pra merren me këto kompani, i rregullojnë këto kompani dhe pastaj duan t’u marrin punë këtyre kompanive. Nuk funksionon kështu.

Një shfaqje e tillë publike nuk mund të vazhdojë dhe po zhvillohet gjatë gjithë kohës si me Big Pharma. 

Së fundi, unë do të nxis një amendament kushtetues për të vendosur kufizime mandati për anëtarët e Kongresit. Kështu do të shkatërroj “Deep State” dhe do të rivendos qeverisjen që kontrollohet nga populli dhe për popullin.

 

Marrë nga Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani

Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra

Ngërçi me pagat/ Administrativja zhbllokon pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit

Kuvendi i Kosovës/ LVV nuk voton Vlora Çitakun për nënkryetare, PDK braktis sallën

Artikulli i porositur nga Veliaj flet për sulm politik

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mediat e huaja jehonë anijes me mbetje toksike në Durrës
Artikulli tjetër Zbulohet komploti iranian, tentativa për të vrarë Donald Trump u prish para zgjedhjeve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kompania, që Nufi thotë se po prodhon armë, ka vetëm një magazinier të punësuar
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 11 Shtator, 2026
Ron Yeffet, fermë kuajsh në resortin e Ergys Agasit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 11 Shtator, 2026
Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.