KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Presidencialet në Rumani, sondazhet: Kandidati i Partisë Social-Demokrate udhëheq
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Rajoni > Presidencialet në Rumani, sondazhet: Kandidati i Partisë Social-Demokrate udhëheq
PolitikeRajoniZhvillim

Presidencialet në Rumani, sondazhet: Kandidati i Partisë Social-Demokrate udhëheq

Përditësimi i fundit: 25 Nëntor, 2024 9:50 am
113 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolacu, po prin me 25 për qind të votave në rundin e parë të zgjedhjeve të mbajtura të dielën, sipas sondazheve publike.

Megjithatë, Ciolacu, aktualisht kryeministër, duket se do të vazhdojë garën në rundin e dytë, dhe ka mundësi që kundërkandidate të ketë Elena Lasconin, nga Unioni për Ruajtjen e Rumanisë, parti e qendrës së djathtë.

Pas mbylljes së vendvotimeve, kompanitë e sondazheve e kanë renditur Ciolacun të parin me 25 për qind të votave, ndërsa Lasconin në vendin e dytë me 18 për qind.

Kandidati i pavarur Caiin Georgescu dhe George Simion, lider I të djathtës ekstreme, duket se kanë fituar 14-16 për qind të votave.

Në garën për president të shtetit kanë qenë 13 kandidatë.

Nëse asnjëri kandidat nuk fiton mbi 50 për qind të votave, rundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 8 dhjetor, mes dy kandidatëve të parë.

Rumania do t’i mbajë edhe zgjedhjet parlamentare më 8 dhjetor.

Ciolacu ka qenë vazhdimisht në krye të garës, edhe në sondazhet paraprake, për të zëvendësuar presidentin aktual të qendrës së djathtë, Klaus Iohannis, i cili përfundon mandatin e dytë dhe një dekadë në pushtet.

Zyrtarët zgjedhorë kanë thënë se dalja në zgjedhje ka qenë 52.4 për qind, që do të thotë se rreth 9 milionë shtetas rumunë kanë votuar.

Radhë të gjata janë raportuar nëpër qendrat e votimit në kryeqytetin rumun, Bukuresht, pak para mbylljes së vendvotimeve.

Lasconi ka qenë kandidatja e vetme për pozitën e presidentit që ka dalë kundër idesë që Ukraina t’i japë tokë Rusisë kur të diskutohet për paqe, me arsyetimin se një hap i tillë vetëm do të fuqizojë presidentin rus, Vladimir Putin.

“Nëse Ukraina dorëzon territor, Putin nuk do të ndalet”, ka thënë ajo. Ne duhet t’i ndihmojmë Ukrainës që të fitojë këtë luftë”.

“Ne do të mbështesim thellimin e integrimit evropian për të mirën e njerëzve dhe do të kemi rol më aktiv në procesin e vendimmarrjes në nivel evropian”, ka thënë ai.

Rumania është aleate e rëndësishme për Ukrainën fqinje, pasi përveç ofrimit të ndihmës ushtarake, ajo ka luajtur rol kyç në transportimin e grurit ukrainas në tregjet globale.

Meritat më të mëdha për qasjen kaq pro-ukrainase të Bukureshtit, i shkojnë presidentit aktual, Iohannis.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kosova në tellallët rusë dhe nevoja për strategji efikase
Artikulli tjetër Sot, Dita Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj Gruas

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.