KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Presidenti i Malit të Zi kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Nik Gjeloshajt
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Presidenti i Malit të Zi kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Nik Gjeloshajt
AktualeAnalizeKomentPolitikeRajoni

Presidenti i Malit të Zi kërkon shkarkimin e menjëhershëm të Nik Gjeloshajt

Përditësimi i fundit: 2 Gusht, 2025 10:21 am
266 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Zyra e presidentit të Malit të Zi ka bërë të ditur se zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj i ka dërguar një mori kërcënimesh dhe mesazhesh të papërshtatshme presidentit, Jakov Milatoviç, menjëherë pasi është bërë publike se kreu i shtetit e ka kthyer Ligjin për tatimin mbi pasurinë e paluajtshme në Kuvend për rishqyrtim.

Në mbrëmjen e 1 gushtit, kabineti i Milatoviçit e ka thirrur kryeministrin Milojko Spajiç që menjëherë ta shkarkojë Gjeloshajn, dhe që gjithçka është raportuar te drejtori i Policisë.

Zyra e presidentit vlerëson se arsyeja për kërcënime ka të bëjë me disa konteste në gjykatë që i ka Komuna e Tuzit me kompaninë “Plantacionet e 13 korrikut”, lidhur me llogaritjen (e paligjshme) të taksës së pasurisë së paluajtshme mbi tokën bujqësore.

“Për këto konteste ka mospajtime rreth llogaritjes së paligjshme të taksës vjetore në pronë të paluajtshme që Komuna e Tuzit e ka arkëtuar përmes ngrirjes së llogarive. Kompania Plantacionet është detyruar të kërkojë drejtësi dhe kthimin e fondeve përmes gjykatave. Këto procedura zvarriten me vite dhe të gjitha vendimet që janë marrë nga Gjykata Administrative për apelet e kompanisë, tashmë kanë qenë në të mirë të saj”, është thënë në deklaratë.

Sipas kabinetit të Milatoviçit, “rolin kryesor në atë proces e ka pasur zëvendëskryeministri aktual, atëherë kryetar i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, kundër të cilit kompania Plantacionet ka ngritur kallëzim penal para Zyrës së Kryeprokurorit Special të Shtetit”.

Mospajtimet në mes të Komunës së Tuzit dhe kompanisë Plantacionet kanë vazhduar me vite.

Me krijimin e Komunës së Tuzit, një pjesë e mirë e tokave të kompanisë kanë rënë nën territorin e qeverisjes lokale.

Gjeloshaj është përgjigjur përmes një deklarate, duke thënë se Milatoviç është duke tentuar t’i përdorë akuzat për të tërhequr vëmendjen nga tema kryesore, e ajo është që presidenti ka refuzuar të nënshkruajë Ligjin për tatimin mbi pasurinë e paluajtshme.

Ai ka pretenduar se Milatoviç ka refuzuar të nënshkruajë ligjin për shkak të “lidhjeve të tij si kumbari me Nebojsha Vuksanoviçin, ish-presidentin e Bordit të Drejtorëve të kompanisë Plantacionet, me qëllim përfitimin personal për vete dhe për të”.

Nebojsha Vuksanoviq është ish-anëtar i Partisë Popullore Socialiste.

Presidenca e Malit të Zi ka thënë se ai nuk është kumbara e Milatoviçit dhe që është angazhuar si ndihmës në zyrën e presidentit.

Millatoviq është thënë ta ketë kthyer ligjin në Kuvend për shkak të, siç ka pretenduar ai, shkeljeve kushtetuese në dokument, paqartësive ligjore dhe mundësisë që 22.000 fermerë t’i humbasin lehtësimet tatimore.

Në disa mesazhe që janë publikuar nga Milatoviç në platformën X – dikur Twitter – ai i ka thënë Gjeloshajt se nuk do të dorëzohet ndaj presionit kur bëhet fjalë për Kushtetutën, dhe që do të respektojë ligjin dhe interesat e qytetarëve dhe shtetit.

Gjeloshaj, në anën tjetër, ka shkruar: “Nuk duhej të ishe futur në këtë punë dhe të prisje një reagim nga shqiptarët në të gjitha nivelet dhe kudo që kemi ndikim”.

Në vazhdimin e bisedës, ai i ka thënë Milatoviçit: “Do ta marrësh përgjigjen që meriton”.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Raporti për papunësinë, Trump “nuk pëlqen” shifrat
Artikulli tjetër Masakër në një bar në SHBA! 4 persona vriten me armë zjarri në Montana, autori në arrati

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.