KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Presidenti Trump shtyn hyrjen në fuqi të tarifave për Meksikën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Presidenti Trump shtyn hyrjen në fuqi të tarifave për Meksikën
AktualeAnalizeBotaFinancePolitike

Presidenti Trump shtyn hyrjen në fuqi të tarifave për Meksikën

Përditësimi i fundit: 7 Mars, 2025 9:03 am
220 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Mallrat nga Meksika, që janë pjesë e një marrëveshjeje tregtare të tre vendeve të Amerikës së Veriut, do të përjashtohen për një muaj nga tarifat prej 25% që Presidenti amerikan Donald Trump vendosi në fillim të kësaj jave. Njoftimi u bë nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të enjten.

Vendimi për të shtyrë me një muaj vendosjen e tarifës prej 25 % ndaj mallrave meksikane u mor pas një telefonate që Presidenti Trump pati me presidenten e Meksikës.

“Pasi bisedova me Presidenten Claudia Sheinbaum të Meksikës, kam rënë dakord që Meksikës nuk do t’i kërkohet të paguajë tarifa për mallrat janë pjesë e Marrëveshjes për Tregti të Lirë”, shkroi Presidenti Trump në rrjetin social “Truth Social”. Ky vendim vlen deri më 2 Prill, afat kur pritet të hyjnë në fuqi dhe ato që administrata i ka cilësuar si tarifa reciproke.

“Ne patëm një bisedë telefonike të shkëlqyer gjatë të cilës ramë dakord që puna dhe bashkëpunimi ynë kanë dhënë rezultate të paprecedenta, brenda kornizës së respektimit të sovraniteteve tona”, shkroi Presidentja Sheinbaum në një publikim në rrjetin social “X”.

Presidentja Sheinbaum tha se të dy vendet do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të frenuar mbërritjen e fentanilit nga Meksika në Shtetet e Bashkuara, një pikë kyçe e mosmarrëveshjes në negociatat mbi tarifat e Uashingtonit për importet meksikane.

Zhvillimi vjen një ditë pasi Presidenti Trump përjashtoi industrinë e automobilëve nga tarifat prej 25% që vendosi mbi importet nga Kanadaja dhe Meksika që nga dita e martë.

Presidenti Trump, megjithatë, nuk dha ndonjë njoftim për tarifat ndaj mallrave kanadeze, pavarësisht se Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick përmendi mundësinë e pezullimit të tarifave mbi të gjitha importet që përputhen me marrëveshjen tregtare SHBA-Meksikë-Kanada. Presidenti Donald Trump ishte ai që negocioi këtë marrëveshje në mandatin e tij të parë.

Sekretari Lutnick i tha rrjetit “CNBC” se ai priste që Presidenti Trump të shpallte një vendim të enjten.

“Nëse keni respektuar marrëveshjen e Donald Trump-it, SHBA-Meksikë-Kanada, do të shmangni këto tarifa tani. Nëse keni zgjedhur të mos respektoni marrëveshjen, sot është dita kur jepni llogari”, tha ai.

 

Marrë nga Reuters

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike

Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SHBA, BE kundër veprimeve të udhëheqjes së Republikës Serbe në Bosnjë
Artikulli tjetër Mediat: Presidenti Trump kërkon mbylljen e Departamentit të Arsimit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Operacion antidrogë në Itali, sekuestrohen mbi 770 kg kokainë
Aktuale Analize Fokus Sociale 21 Korrik, 2026
Eurodeputeti Zdeçovski denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët, për të transportuar para jashtë shtetit
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Foreign Policy për protestat në Shqipëri: “Flamingot kundër autokratëve”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.