Seanca plenare ka nisur ditën e sotme në Kuvend. • Projektligji i nisur nga PS-ja për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje ka sjell debate mes deputetëve në Kuvend. Kreu i Grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk ka asnjë vendimmarrje të Këshillit të Ministrave për projektligjin për faljen e gjobave.
Deputeti socialist Toni Gogu ka theksuar se projektligji për faljen e gjobave do të miratohet do apo nuk do opozita. Në pikën e parë të rendit të ditës zhvillimi i një interpelance me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa për zbatimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura.
Kuvendi do të shqyrtojë edhe Aktin normativ nr. 4, datë 27.11.2024 “Për një shtesë në ligjin nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.