KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Protesta e veteranëve të UÇK-së nxit tensione të reja midis Kosovës dhe Shqipërisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Protesta e veteranëve të UÇK-së nxit tensione të reja midis Kosovës dhe Shqipërisë
AktualeAnalizeKryesorePolitikeRajoni

Protesta e veteranëve të UÇK-së nxit tensione të reja midis Kosovës dhe Shqipërisë

Përditësimi i fundit: 16 Tetor, 2025 6:24 pm
205 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe partia më e madhe në Kosovë, Vetëvendosje, shkëmbyen akuza të enjten përpara një proteste të veteranëve të UÇK-së që do të mbahet në Tiranë kundër Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë.
Grindja filloi kur Vetëvendosja riafirmoi kundërshtimin e saj ndaj gjykatës së Hagës dhe mbështetjen e saj për protestën e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Tiranë të premten – duke akuzuar shumë figura politike që tani janë kundër gjykatës, përfshirë Ramën, se dikur e kanë mbështetur atë.

“Para se të protestojnë, këta aktorë dhe politikanë duhet të tregojnë të paktën një minimum pendese për qëndrimet e tyre të gabuara në të kaluarën. Një shembull i qartë është vet Kryeministri aktual i Shqipërisë, Edi Rama, i cili madje kishte ardhur në Kosovë në vizitë emergjente me helikopter për të bindur palët këtu që të votonin pro themelimit të kësaj Gjykate”, tha Vetëvendosja në një deklaratë në Facebook të mërkurën.

Rama, i cili ka një marrëdhënie të tensionuar me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, kryeministrin në detyrë të Kosovës, u kundërpërgjigj.

Rama shkroi në X të enjten se ai e ka dënuar vazhdimisht arrestimin për krime lufte të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili aktualisht po gjykohet në Gjykatën e Hagës.

Ai tha se një dekadë më parë, Vetëvendosja “as që e njihte himnin kombëtar të Kosovës, e lëre më pafajësinë e Hashim Thaçit, të cilin do ta donte (të qëndronte) në Hagë përgjithmonë”. Thaçi ishte kryetari i një partie rivale të Vetëvendosjes, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ndërkohë, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës akuzoi Vetëvendosjen se po përpiqet ta “politikizojë” protestën e së premtes në Tiranë – e fundit në një sërë tubimesh kundër Dhomave të Specializuara me seli në Hagë dhe në mbështetje të lirimit të Thaçit dhe tre të akuzuarve të tjerë bashkë me të. Më parë ata protestuan kundër gjykatës në shtator në Hagë dhe në gusht në Prishtinë.

“Kjo protestë nuk është e asnjë partie politike – ajo është zëri i popullit shqiptar, zëri i veteranëve, i familjeve të dëshmorëve dhe i të gjithë atyre që nuk pajtohen me padrejtësinë që po bëhet ndaj udhëheqësve të UÇK-së në Hagë,” shkroi Organizata e Veteranëve të Luftës në Facebook.

Ajo gjithashtu tha se veteranët “po kërkojnë drejtësi për luftëtarët tanë – dhe ndëshkim për krimet e Serbisë”.

Thaçi u akuzua në tetor të vitit 2020 dhe dha dorëheqjen si President i Kosovës në nëntor të po atij viti për t’u përballur me akuzat. Ai u dërgua në Hagë së bashku me ish-kryetarët e Kuvendit, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe me ish-deputetin Rexhep Selimi. Që të katërt janë mbajtur në paraburgim që prej asaj kohe.

Të katërt janë akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së Kosovës, përfshirë vrasjen e rreth 100 personave. Të gjithë janë vetëdeklaruar të pafajshëm.

Dhomat e Specializuara të Kosovës janë pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës, por ndodhen në Hagë dhe kanë staf ndërkombëtar për të siguruar një proces të drejtë pas problemeve të mëparshme me kanosjen e dëshmitarëve në rastet e lidhura me UÇK-në.

Shumë shqiptarë etnikë dhe mbështetës të UÇK-së këmbëngulin se gjykata është e njëanshme, pasi po ndjek penalisht vetëm luftëtarët kosovarë, ndërkohë që shumë krime të forcave serbe mbeten të pandëshkuara. Pavarësisht dallimeve politike, shumica e partive në Kosovë e mbështesin protestën e së premtes.

Protesta ka marrë gjithashtu mbështetje nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo tha të mërkurën se UÇK-ja ka luftuar një “luftë të drejtë për liri” për të mbrojtur “qytetarët e pafajshëm që u vranë dhe u masakruan nga ushtria serbe”.

Ka pasur shumë spekulime nëse Rama do t’i bashkohej vetë protestës në Tiranë. Ai sqaroi se do të kishte marrë pjesë “si një pjesëmarrës i thjeshtë”, por nuk mund ta bëjë këtë pasi rreziku i politizimit të protestës “do të dëmtonte qëllimin dhe popullaritetin e saj.”

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gati kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

Dita e 105 e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë

Çmimi i naftës në vend kapërcen ‘frikshëm’, 229 lekë për litër

“Marshi për Liri” mbush sheshet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale

Reshjet e dendura sjellin probleme në Elbasan

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjenerali i parë shqiptar që hyn në “Hall of Fame” të U.S. Army War College
Artikulli tjetër Vlorën “e presin” rreshje intensive shiu, Bashkia paralajmëron qytetarët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

urpriza në Premier League, gabojnë Chelsea e Liverpool
Aktuale Analize Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Dinamo-Partizani prodhon 6 gola, festojnë dinamovitët
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani
Analize Ekonomi Kryesore Te Tjera Zhvillim 11 Shtator, 2026
Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.