KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: PS dhe PD gjejnë gjuhën, bashkojnë votat për komisionet e reformave
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > PS dhe PD gjejnë gjuhën, bashkojnë votat për komisionet e reformave
AktualeAnalizeKryesorePolitike

PS dhe PD gjejnë gjuhën, bashkojnë votat për komisionet e reformave

Përditësimi i fundit: 27 Tetor, 2025 6:57 pm
173 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Dy partitë e mëdha votuan të hënën me konsensus ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare; për reformën zgjedhore dhe atë territoriale. Komisionet do të funksiojnë mbi bazë bipartizane PS-PD me bashkëkryetarë që do të kenë të drejtën e vetos për çdo vendimmarrje.

Vendimet u votuan me 113 dhe 115 vota pro, ndërsa 3 deputetë nga partitë e reja parlamentare votuan kundër; Agron Shehaj dhe Erald Kapri nga Partia Mundësia dhe Redi Muçi nga Lëvizja Bashkë.

Konsensusit i paraprinë negociata jashtë syve të publikut mes dy partive të mëdha dhe formula përfundimtare e pjesëmarrjes në komisione u ndryshua nga formula e propozuar në projektvendimin fillestar; duke përfshitë në komision edhe partitë me mbi 2 deputetë, që nënkupton nga 1 anëtar për Partinë Socialdemokrate dhe Partinë Mundësia.

Por, kryetari i “Mundësisë”, Agron Shehaj e kundërshtoi ngritjen e komisionit si një pazar mes dy partive të mëdha dhe si një tentativë “për të vrarë partitë e reja”.

“Keni vetëm një qëllim; pasi keni vjedhur së bashku për 35 vjet do të vazhdoni të vidhni së bashku, ky do të jetë rezultati i këtij komisioni të turpshëm,” tha Shehaj.

Edhe deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, akuzoi dy partitë e mëdha se i kishin përjashtuar nga e drejta e votës. “Kjo tregon dëmin që pritet t’u bëhet partive të vogla,” tha Muçi në Parlament.

Pretendimet e Shehaj dhe Muçit u kundërshtuan nga mazhoranca.

Negociatori i PS-së për ngritjen e komisioneve, Damian Gjiknuri, tha se ishte bërë e pamundura për t’u përfshirë të gjitha partitë, ndërsa shtoi se “vendimet merren me veton dhe votën e dy forcave të mëdha”.

Në vendimet për ngritjen e dy komisioneve parashikohet një afat pune prej 9 muajsh me qëllim ndryshime ligjore që do të bëjnë të mundur një reformë të re zgjedhore dhe një reformë të re territoriale.

Komisioni i Posaçëm për reformën zgjedhore ka si objektiv qëllimet e vjetra që lidhen me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, bazuar në rekomandimet e raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore dhe parlamentare, ndër të cilat një ligj për financimin e partive politike.

Ndërsa Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale synon të rimarrë në shqyrtim reformën territoriale të realizuar në vitin 2014 që shkriu komunat dhe krijoi 61 bashki të mëdha dhe 12 qarqe.  Në komisionin e ri parashikohet shqyrtimi i kuadrit ligjor dhe institucional të qeverisjes vendore; opsione të reja për ridizenjimin territorial dhe forcimin e kapaciteteve administrative të njësive të qeverisjes vendore;analizë e sistemit të financave vendore, etj.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani

Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra

Ngërçi me pagat/ Administrativja zhbllokon pagat për GJKKO-në dhe Gjykatën e Durrësit

Kuvendi i Kosovës/ LVV nuk voton Vlora Çitakun për nënkryetare, PDK braktis sallën

Artikulli i porositur nga Veliaj flet për sulm politik

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Turqi, 152 gjyqtarë luanin bixhoz ilegalisht
Artikulli tjetër Thanë se bashkëshortja e tij ka lindur burrë, Macron “dërgon” në gjyq 10 persona

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kompania, që Nufi thotë se po prodhon armë, ka vetëm një magazinier të punësuar
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 11 Shtator, 2026
Ron Yeffet, fermë kuajsh në resortin e Ergys Agasit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
Deputetë dhe drejtorë, në krye të listës së njerëzve më të paguar në Shqipëri
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 11 Shtator, 2026
Thellohet dallimi mes pagave në Shqipëri
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.