KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: PS zyrtarizon kandidaturën e Vangjel Tavos për kryetar bashkie në Himarë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > PS zyrtarizon kandidaturën e Vangjel Tavos për kryetar bashkie në Himarë
AktualeFokusPolitike

PS zyrtarizon kandidaturën e Vangjel Tavos për kryetar bashkie në Himarë

Përditësimi i fundit: 8 Korrik, 2024 11:30 am
180 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Vangjel Tavo, aktualisht prefekt i Qarkut të Vlorës, është votuar nga kryesia e Partisë Socialiste si kandidat për zgjedhjet e parakohshme në bashkinë e Himarës, të cilat do të mbahen më 4 gusht. Mbledhja e kryesisë, e cila nuk zgjati më shumë se 30 minuta, nisi rreth orës 8 e 30 të mëngjesit të sotëm (8 korrik), ndërsa i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Për mediat foli Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, i cili vlerësoi figurën e Tavos, ndërsa tha se do të ketë një garë elektorale të qetë.

‘Në zbatim të statutit të PS dhe normave tona të brendshme, vendosëm në bazë të propozimeve që vijnë nga Bashkia e Himarës, për kandidaturën e Vangjel Tavos si kandidat i PS-së në garën për kryetar Bashkie në Bashkinë Himarë.

Figura e Vangjel Tavos vjen si një figurë e cila është një figurë e njohur politike, njohës i asaj zone, i asaj krahine. Po ashtu vjen nga disa beteja elektorale që e kanë përgatitur atë për të qenë një kandidaturë shumë e përshtatshme dhe po ashtu edhe përfaqësuese e atij komuniteti. 4 Gushti është shumë afër. Ne shkojmë për të pasur një rezultat jashtëzakonisht pozitiv në Bashkinë e Himarës’, tha Klosi.

Emri i Vangjel Tavos, minoritar grek, u lakua edhe në fillim të këtij viti, si kandidat i socialistëve për bashkinë e Himarës. Me 13 mars Tavo u emërua prefekt i qarkut të Vlorës, ndërsa do të duhet të japë dorëheqjen nga kjo detyrë në mënyrë që të kandidojë për bashkinë e Himarës. Vangjel Tavo më herët ka qenë deputet i LSI (sot PL) dhe ministër i Shëndetësisë (2012-2013).

Ndërkohë opozita ende nuk e ka qartësuar se si do të përzgjedhë kandidatin, pasi ajo kritikon Begaj-n se shpalli në kundërshtim me Kodin Zgjedhor datën e zgjedhjeve. Një nga emrat që përflitet është djali i Fredi Belerit, Petro Beleri, i cili ka shprehur vetë dëshirën për të kandiduar. Megjithatë Vangjel Dule, thotë se ende s’ka vendimarrje, por kushdo emër që do të zgjidhet nga radhët e opozitës do të mundë kandidatin e Ramës.

KQZ vendosi dje heqjen e mandatit të Belerit si kryebashkiak i Himarës, pas dënimit të tij me 2 vite burg nga Apeli i GJKKO për korrupsion zgjedhor. Menjëherë Presidenti Begaj dekretoi 4 gushtin si datë për zgjedhjet e reja në Himarë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vendimi për krerët e UÇK-së, Ambasada amerikane paralajmëron protesta të mëdha në Kosovë

Valë censure për “Flamingo Revolution”? Repro Uncensored ngre alarmin

Dy në tre të rinj shqiptarë jetojnë ende me prindërit

Kriza demografike, sot e nisën klasën e parë gati 10 mijë fëmijë më pak se 10 vjet më parë

Paga mesatare në Shqipëri shkon 1 000 euro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm PS depoziton ndryshimet e veta të Kodit Zgjedhor
Artikulli tjetër Gjenden letra ngjitëse me përmbajtje nacionaliste në Kosovë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Brenda kolapsit të agjencisë së surrogacisë, që u kushtoi grave surrogate dhe prindërve të ardhshëm ëndrrat dhe paratë e tyre
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Shtator, 2026
Qeveria jep 90 mijë m2 me 1 euro për investimin strategjik në Gjirin e Lalëzit
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 14 Shtator, 2026
Në Durrës, bizneset po heqin dorë nga numërimi i turistëve
Analize Koment Kryesore Sociale Zhvillim 14 Shtator, 2026
I dërguari i Trump, me mision lobimi në Tiranë për rizgjedhjen e kreut të FIFA
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale Sporti 14 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.