KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitike

Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

Përditësimi i fundit: 3 Qershor, 2026 8:25 am
184 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Revolta kundër një projekti privat të mbështetur nga qeveria në zonën e mbrojtur të lagunës së Nartës në Zvërnec, Vlorë, shënoi një kulm të ri të hënën me mijëra qytetarë që u mblodhën përballë Kryeministrisë.

Me sloganin “Shqipëria nuk është në shitje”,  protestuesit kërkuan anulimin e projektit të Zvërnecit, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndaljen e planeve për tjetërsimin e pasurive publike e private për interesa të oligarkëve të afërt me qeverinë.

Projekti turistik në Zvërnec, që është prezantuar publikisht si një ide e dhëndrit të presidentit të SHBA-së, Jared Kushner,  ka shkaktuar kundërshtime të vazhdueshme nga organizatat mjedisore, aktivistët dhe një pjesë e banorëve të zonës, të cilët argumentojnë se ndërhyrja rrezikon ekosistemin e lagunës së Nartës dhe integritetin e një prej zonave më të rëndësishme të mbrojtura në bregdetin shqiptar.

Zemërimi qytetar u nxit nga një incident i javës së shkuar, kur roje sigurie të kompanisë private që kishte rrethuar me tela me gjemba tokat dhe plazhin ku do të bëhet investimi, dhunuan qytetarët protestues në sy të Policisë së Shtetit që bënte sehir.

Në mungesë totale të transparencës shtetërore për vendimmarrjet që lidhen me këtë projekt turistik, kryeministri Rama mori përsipër të mbrojë atë duke i fryrë teorive konspirative mbi forca armiqësore të brendshme dhe të jashme kundër projektit.

Nga ana tjetër, në mënyrë paradoksale, Rama tha se nuk ekzistonte akoma një projekt dhe se kompania investuese po kryente një studim mjedisor.

Në një dalje publike të hënën në mbrojtje të projektit të Zvërnecit si një vizion të tij për ‘turizëm elitar”, Rama  sulmoi nominalisht edhe shkrimtarin dhe analistin Fatos Lubonja, i cili gjatë protestës së të shtunës e akuzoi Ramën si mbrojtës të interesave të krimit të organizuar dhe oligarkisë në dëm të interesit publik.

Reagimin e kryeministrit ndaj protestave, Lubonja e lidh pikërisht me përfshirjen direkte të tij në këtë projekt, por e konsideron ‘qesharake’ mënyrën se si ka zgjedhur të mbrohet.

“Nuk është hera e parë që Rama del vetë përballë protestuesve. E bën edhe sepse është vetë autori i këtyre projekteve, edhe sepse mendon se askush ndër të tijtë nuk ka aftësinë e tij për ta bërë të zezën të bardhë,” tha Lubonja, duke shtuar se “kjo strategjia e ‘armikut të jashtëm’ dhe ‘të brendshëm’ ishte pika më qesharake e mbrojtjes që i bëri projektit”.

Lubonja vlerëson se makineria e pushtetit të Ramës do të tentojë ta mbysë revoltën qytetare pavarësisht përmasave që po merr ky reagim, pasi sipas tij, “regjimi i Ramës ka punuar sistematikisht për mpirë e blerë shpirtin e protestës qytetare”.

Edhe Ermal Hasimja, pedagog i shkencave politike, mendon se mbrojtja personale që kryeministri po i bën një investimi në turizëm e lidh atë me personat dhe përmasat e këtij investimi.

“Ndërsa emri i Kushnerit është legjitim, problemi qëndron me mungesën e transparencës për investuesit e tjerë,” tha Hasimja për BIRN.

Sipas tij, ka mungesë të plotë transparence nga qeveria si dhe një proces disavjeçar për shmangien e kritereve mjedisore përmes ndryshimeve ligjore që i kanë paraprirë këtij projekti apo projekteve të ngjashme.

Në këtë kontekst, Hasimja beson se Rama po përpiqet të ulë koston politike të tij, pavarësisht se projekti me gjasë mund të realizohet pavarësisht protestave.

“Protesta ka vlerë për të penguar abuzime të ngjashme në të ardhmen,” tha Hasimja, ndërsa shton se “natyra dhe pjesëmarrja e protestës dëshmojnë për formimin e një kategorie të re të audiencës politike, vështirësisht e analizueshme me instrumentet aktuale”.

Për kreun e Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, investimi personal i kryeministrit kundër protestave qytetare tregon qarkë ‘kapjen’ e tij nga oligarkët vendas dhe të huaj.

“Në Zvërnec duket që luhen interesa të mëdha ekonomike, që nuk kanë të bëjnë me mirëqenien e popullit shqiptar, por me pasurimin e mëtejshëm të oligarkëve dhe pushtetarëve të korruptuar, si dhe vazhdimësinë e pushtetit të Ramës,” tha Qori.

Sipas tij, protestat e organizuara në Zvërnec dhe Tiranë e kanë vënë Ramën me shpatulla pas murit dhe “ai është duke u përpjekur t’i bishtnojë vështirësisë duke e reduktuar vëmendjen tek dhuna e gangsterëve me të zeza dhe duke përhapur teori konspiracioni mbi një komplot global kundër tij dhe Shqipërisë”.

Qori vlerëson se niveli i paranojës dhe teorive konspirative tek Rama nuk janë hasur prej dekadash në ligjërimet e kryeministrave shqiptarë dhe se kjo lidhet me vendimet që ai dhe qeveria e tij ka marrë në cënim të interesit publik.

“E vërteta është e thjeshtë dhe traumatike; Qeveria e Republikës së Shqipërisë po shkel me të dyja këmbët integritetin territorial të vendit tonë, po shkatërron zonat e mbrojtura dhe pasuritë publike dhe po ndihmon në procesin e shpronësimit të pronarëve të vegjël dhe legjitimë të tokës në Zvërnec dhe tejendanë Shqipërisë,” përfundoi ai.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Drejtësia shqiptare mbetet jashtë epokës së Inteligjencës Artificiale

Buxheti 2027, ulet pesha e shpenzimeve për mbrojtjen sociale

Fituesi i çmimit Goncourt në Francë pranon se, përdori IA për të shkruar romanin

Europa League/ 17 sfida në mbrëmjen e sotme

Shpërthimi në Elbasan/ Nisin hetimet për shkaqet e tragjedisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ivanka Trump flet për Zvërnecin dhe Sazanin
Artikulli tjetër Kush është mbrapa? Të gjitha teoritë konspirative rreth protestës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Me flamuj dhe pankarta, Rama pritet me protesta në Frankfurt
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Arrestohet Komandanti i njësisë Speciale të Vuçiçit
Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
BE konfirmon sen nuk ka para për bujqësinë shqiptare
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Politike Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Veliaj publikon ditarin e takimit me Gogun në burg
Fokus Koment Kryesore Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.