KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria greke: Rruga e Shqipërisë për në BE kalon nga Athina
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Qeveria greke: Rruga e Shqipërisë për në BE kalon nga Athina
KomentOpinionPolitikeRajoni

Qeveria greke: Rruga e Shqipërisë për në BE kalon nga Athina

Përditësimi i fundit: 5 Nëntor, 2024 11:00 am
135 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

“Vorio Epiri është një term i vdekur”, fraza e përdorur nga kryeministri Edi Rama gjatë takimit më shqiptarët në Selanik, ka nxitur tensione në Greqi, ku ka pasur reagime nga Athina Zyrtare.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis tha se Vorio Epiri mund të mos ekzistojë për kryeministrin Rama, por në Shqipëri ekziston komuniteti grek dhe se të drejtat e këtij minoriteti duhen respektuar.

Respektimi i të drejtave të minoritete grek është kush për integrimin, shtoi Marinakis, dhe se rruga e Shqipërisë drejt BE kalon nga Athina.

“Vorio Epiri mund të mos ekzistojë për zotin Rama, por imagjinoj se është e vetëkuptueshme që në Shqipëri jeton minoriteti etnik grek dhe të drejtat e tij. Respekti i tyre dhe në përgjithësi për minoritetin etnik grek në Shqipëri është një kusht i qartë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, sipas qëndrimit unanim të 27 vendeve anëtare, siç theksoi me të drejtë Ministria e Punëve të Jashtme. Me pak fjalë, rruga e Shqipërisë drejt Europës kalon nga Athina, kalon nga Greqia dhe ka një kusht që askush nuk mund ta anashkalojë, që është respekti i minoritetit etnik grek në Shqipëri”, tha Marinakis në një konferencë për shtyp.

Më herët për këto deklarata reagoi edhe Ministria e Jashtme greke, e cila tha se “historia mes dy vendeve nuk ndryshon dhe nuk fshihet”.

“Historia nuk skadon dhe mban gjallë kërkesën për respektimin e plotë, nga ana e Shqipërisë, të të drejtave të minoritetit etnik grek. Ky përbën një kusht të qartë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë, sipas qëndrimit unanim të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të datës 11 tetor 2024”, citon CNN.gr burimet diplomatike greke.

Në takimin me shqiptarët në Selanik më 3 nëntor, kryeministri Edi Rama tha ishte kërcënuar nga “një grup fantazmash të gjalla të së shkuarës, me fletushka dhe me parulla qesharake të frymëzuara nga i ashtuquajtur Vorio Epiri”.

Vetë Rama tha se këto nuk janë arsye për të kultivuar ndjenja negative ndaj Greqisë, duke e cilësuar atë si një “partner të domosdoshëm, bashku me Italinë dhe Turqinë, në politikën tonë të jashtme”.

 

Marrë nga RTSH

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rama shkarkon Vlora Hysenin

Ankimoi masën, Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin

Makineria politike e Sorosit po hedh miliona përpara ditës së zgjedhjeve në SHBA

Arrestimi i drejtoreshës së SHISH, skandali më i rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare

Në Shqipëri ka 28 mijë gra më shumë sesa burra

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Hapet Ura e Madhe e Kukësit
Artikulli tjetër Liga e Kampionëve rikthehet sonte me ndeshje të mëdha

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar
Analize Bota Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Shtator, 2026
5 eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta
Analize Fokus Kryesore Politike 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.