Sonte rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve, kompeticionit më të madh të futbollit europian.
Në kuadër të xhiros së katërt të fazës së ligës së këtij kompeticioni luhen 9 ndeshje, dy nga ora 18:45, teksa tjerat nga ora 21:00.
Interesante do të jetë edhe përballja mes Sportingut e Manchester Cityt.
Trajneri i këtij të parit, Ruben Amorim – që së shpejti do të marrë drejtimin e Unitedit – përballet me rivalin e tij të ardhshëm, me tifozët e United me sytë kah kjo ndeshje.
Ja të gjitha ballafaqimet që luhen sonte:
PSG-Girona
Slovan Bratislava-Dinamo Zagreb
Bologna-MOnaco
Celtic-RB Leipzig
Borusia Dortmund-Sturm Graz
Lille-Juventus
Liverpool- Bayer Leverkusen
Real Madrid-AC Milan
Sporting CP-Manchester City