KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Omni Bridgeway i kërkon gjykatës federale në Uashington, të mbajë gjobën ndaj Shqipërisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Omni Bridgeway i kërkon gjykatës federale në Uashington, të mbajë gjobën ndaj Shqipërisë
AktualeAnalizeFinanceFokusKryesoreOpinionPolitike

Omni Bridgeway i kërkon gjykatës federale në Uashington, të mbajë gjobën ndaj Shqipërisë

Përditësimi i fundit: 22 Shtator, 2026 1:06 pm
27 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Financuesi i proceseve gjyqësore Omni Bridgeway i kërkoi Gjykatës Federale të Uashingtonit të refuzojë kërkesën e Shqipërisë dhe të mbajë në fuqi vendimin e paracaktuar për ekzekutimin e gjobës prej rreth 15 milionë dollarësh ndaj qeverisë shqiptare.

Beteja ligjore është përshkallëzuar ndjeshëm pasi fondi i financimit arriti të merrte lejen për sekuestrimin e aseteve shqiptare jashtë vendit, kur një gjykatë në SHBA i dha në mars të këtij viti të drejtën për të konfiskuar asetet e Shqipërisë.

Pasi Gjykata e Uashingtonit konfirmoi vendimin e arbitrazhit në favor të Omni Bridgeway, si pasardhëse e të drejtave të kompanisë GBC Oil, dhe i dha të drejtën të shënjestrojë asetet shtetërore, pala shqiptare u vu në lëvizje për të kundërshtuar vendimin.

Në gusht të këtij viti, kompania shtetërore Albpetrol, së bashku me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) dhe AKBN-në, i kërkuan gjykatës të anulojë vendimin e sekuestrimit me argumentin se Omni Bridgeëay ka deklaruar “në mënyrë të gabuar” se procedurat e njoftimit zyrtar kishin përfunduar.

Sipas Shqipërisë, dokumentet janë nisur me postë në Ministrinë e Drejtësisë në korrik 2023, por njoftimi nuk u krye kurrë zyrtarisht sipas rregullave dhe ndaj nuk mund të quhet se autoritetet shqiptare e kanë injoruar çështjen qëllimisht.

Por pak ditë më parë, Omni Bridgeway ka dorëzuar kundërshtimin e saj në gjykatë. Financuesi i proçeseve gjyqësore pretendon se institucionet shqiptare kanë marrë njoftime të përsëritura për rastin dhe kanë vendosur t’i injorojnë ato, duke pritur një kohë “të paarsyeshme prej 18 muajsh” për t’u shfaqur më në fund përpara gjykatës.

Çfarë ka kërkuar ekzaktësisht Omni Bridgeway?

Omni i kërkon gjykatës të refuzojë pretendimet e Albpetrol dhe shtetit shqiptar me këto qëllime: ruajtjen e vendimit, të mos pranohet asnjë anulim i gjobës apo pezullim i procedurave, vazhdimin e sekuestrimeve, të mbrohet e drejta që gjykata dha në mars 2026 për të vazhduar me bllokimin e llogarive apo aseteve shqiptare nëpër botë për të vjelë shumën e fituar në arbitrazh.

Gjykatësja federale Loren L. AliKhan pritet të vlerësojë nëse procedura e njoftimit të shtetit shqiptar ishte e vlefshme dhe nëse vonesa e institucioneve shqiptare për t’u mbrojtur ligjërisht justifikon rrëzimin ose mbajtjen në fuqi të këtij dënimi.

Konflikti

Në vitin 2017, Albpetrol vendosi të rimarrë në pronësi shtetërore katër fushat e naftës që zotëroheshin nga GBC Oil, me argumentin se kompania nuk i kishte përmbushur detyrimet sipas marrëveshjes së koncesionit dhe kishte miliona dollarë borxhe të pashlyera ndaj shtetit. Pas shtetëzimit, GBC Oil iu drejtua Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Zyrih, duke kërkuar rreth një milion dollarë dëmshpërblim nga qeveria shqiptare.

Në korrik të vitit 2020, Gjykata hodhi poshtë shumicën e pretendimeve të GBC Oil, por njohu të drejtën për kompensim të qirasë së paguar në vlerën 12.7 milionë dollarë; këtë shumë qeveria duhej t’ia kthente GBC Oil si kompensim për të neutralizuar rritjen e taksave pas nënshkrimit të marrëveshjes së koncesionit.

Megjithatë, e gjithë kjo do të mbetej thjesht një veprim formal në letra, pasi GBC Oil i detyrohej shtetit 40 milionë dollarë dhe, pavarësisht njohjes së shumës prej 12.7 milionë dollarësh nga arbitrazhi, kompania sërish duhej t’i paguante shtetit mbi 27 milionë dollarë. Pikërisht këtu fillon skema.

GBC Oil dhe borxhet e saj ndaj shtetit zhduken, por gjoba mbetet

Para vendimit të arbitrazhit, në vitin 2018, GBC Oil lidhi një marrëveshje financimi me një kompani kanadeze të quajtur IMF Bentham. Kjo e fundit mori përsipër të financonte kostot e arbitrazhit të GBC Oil kundër qeverisë shqiptare, në këmbim të një përqindjeje të fitimit të mundshëm nga arbitrazhi. Pak kohë më vonë, IMF Bentham u ble nga Omni Bridgeëay, një fond australian i specializuar në financimin e mosmarrëveshjeve ligjore.

Dokumentet e siguruara nga “Kapital” tregojnë se Bentham dhe më pas Omni financuan shpenzime me vlerë totale 3.6 milionë dollarë për GBC Oil. Por, pasi atyre iu akordua shuma prej 12.7 milionë dollarësh nga arbitrazhi, ngjarjet morën shpejt një kthesë interesante.

Tre muaj pas vendimit të arbitrazhit, Omni ngriti një padi në gjykatën e Ishujve Kajman, duke kërkuar falimentimin e GBC Oil. Arsyeja ishte se GBC nuk kishte shlyer një kredi prej 600,000 eurosh ndaj Raiffeisen Bank në Shqipëri.

Si pasojë, Shqipëria – e cila duhej të kishte përfituar 27 milionë dollarë të ardhura neto nga GBC Oil – jo vetëm që nuk do të marrë asgjë, por do t’i paguajë 15 milionë dollarë kompanisë Omni.

Ky ishte “goli” i shënuar kundër Shqipërisë përmes skemës Omni-GBC Oil; një goditje që u kushtoi qytetarëve shqiptarë 40 milionë dollarë, pasi qeveria nuk denjoi ta ndiqte çështjen dhe të paktën ta anulonte vendimin e arbitrazhit duke e kompensuar atë me borxhet që GBC Oil i kishte shtetit.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjermani: 281 shqiptarë, mes rreth 8 mijë të dyshuarve për krim të organizuar

Ngushtohet hendeku i pagave, mes burrave dhe grave

“Lëvizja e Studentëve” në Serbi dhe paralelet me “Revolucionin e Flamingove” në Shqipëri

5 eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta

Ergys Verdho në “rrugën” e Evis Berberit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sherr për kontratën 20 milionë euro të Check Up-it
Artikulli tjetër Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Nga Shqipëria, në Bosnje, rastet e rralla kur drejtësia prek krerët e shërbimeve sekrete
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 22 Shtator, 2026
Shkëlqimi dhe rënia e Vlora Hysenit
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 22 Shtator, 2026
Sherr për kontratën 20 milionë euro të Check Up-it
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
Gjykata franceze rrëzon Shqipërinë/ Do i paguajë Becchetit edhe 20 mijë euro shtesë
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 22 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.