KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria ka 120 milionë euro fonde të lira te llogaria e BSH
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Qeveria ka 120 milionë euro fonde të lira te llogaria e BSH
AktualeAnalizeFinanceKryesorePolitike

Qeveria ka 120 milionë euro fonde të lira te llogaria e BSH

Përditësimi i fundit: 30 Shtator, 2026 9:07 am
47 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Qeveria disponon 12 mld lekë apo rreth 120 mln euro fonde të pashpenzuara në llogarinë unike pranë Bankës së Shqipërisë.

Në total, fondi që qeveria akumoloi në llogarinë unike të Bankës së Shqipërisë në fillim të vitit, arriti në vlerën e 16 miliardë lekë.

Nga kjo shumë deri tani 4 miliardë lekë janë përdorur për politikat e pensioneve, duke lënë një gjendje prej rreth 12 miliardë lekësh apo rreth 120 milionë euro.

Ligji i buxhetit përcakton se fondet e mbetura mund të mbahen për financimin e buxheteve të viteve të ardhshme, ndërsa për momentin qeveria po planifikon politika për rritje pensionesh.

Nga 1 janari 2027 qeveria pritet të dyfishojë masën e bonusit mujor për pensionistët, por krahas saj të vijojë edhe politikën për indeksimin e pensioneve deri në 3%.  Deklarata u bë më herët publike nga ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj.

Burime nga Ministria e Financave sqarojnë se fondet e llogarisë unike të Bankës së Shqipërisë, sipas ligjit të buxhetit krijohen nga suficiti i shpenzimeve kapitale të mosrealizuara. Deri tani nga Ministria e financave këto fonde janë përdorur për politikat e pensioneve.

Por pavarësisht kësaj, këto fonde ende nuk konsiderohen automatikisht të lira për politikën e rritjes së pensioneve. Nga Ministria e Financave ende nuk është përcaktuar nëse këto fonde mund të përdoren për politikat e rritjes së pensioneve, apo do të mbahen në llogarinë unike për financimin e viteve të ardhshme, apo mund të rialokohen për politika të tjera gjatë vitit 2026. Apo do të përdoren ndryshimet e buxhetit për rritjen e pensioneve?

Nga 1 janari pritet të dyfishohet bonusi mujor

Përveç politikës së indeksimit, qeveria prej vitesh ka miratuar dhënien e bonusit të fundvitit për pensionistët. Por nga 2026 nisi për herë të parë dhënia e bonusit mujor. Këshilli i Ministrave miratoi VKM-në që vendos bonuse mujore për të gjithë pensionistët, duke filluar nga 1 janari 2026. Bonuset janë shtesa mbi pensionin aktual dhe paguhen çdo muaj.

Bonusi mujor varion në masën 600 deri 1,800 lekë në muaj sipas kategorisë së pensioneve. Kjo politikë e re e qeverisë ka zëvendësuar dhënien e bonusit të pensionistëve në fund të vitit.

Për kategorinë e parë, pensionet e plota të pleqërisë në qytet deri në 40 mijë lekë, masa e bonusit të dhënë çdo muaj është 1,600 lekë. Nga 1 janari pritet të arrijë në masën 3,600 lekë në muaj.

Për pensionet urbane të pjesshme deri në 22 mijë lekë përfitojnë bonus në masën 800 lekë në muaj. Nga 1 janari do të marrin 1,600 lekë.  Për pensionet rurale deri në 18 mijë lekë bonusi do të jetë 2,000 lekë në muaj nga 1,000 lekë që është aktualisht.  Pensionet familjare do të përfitojnë 1,400 lekë, ndërsa pensionet e invaliditetit 1,200 lekë.

Indeksimi i pensioneve

Në muajin korrik 2027 qeveria indeksoi në masën 2.7% pensionet. Vendimi për indeksimin e pensioneve erdhi pas ndryshimeve të buxhetit me Aktin Normativ të miratuar në qershor 2026.

Një nga masat kryesore është indeksimi i pensioneve, i cili nis më 1 korrik 2026, me një fond shtesë prej 872 milionë lekësh. Nga kjo masë përfituan 900 mijë pensionistë.

Në 7 vitet e fundit norma e indeksimit variojnë nga 2.3 % deri në 9.3%. Në vitin 2022, për shkak të krizës së rritjes së çmimeve nga nisja e luftës në Ukrainë, u miratuan dy politika indeksimesh, që çuan indeksimin në masën 9.3%. Ndërsa në 2023 u miratua indeksim pensionesh në masën 8.6%.

Çfarë parashikon Ligji i Buxhetit për fondet e llogarisë unike

Neni 20 i Ligjit të Buxhetit parashikon se Këshilli i Ministrave mund të akumulojë dhe të mbajë në llogarinë unike në Bankën e Shqipërisë gjendje shtesë likuiditeti, e cila mund të përdoret për financimin e buxheteve të viteve pasardhëse.

Neni 20

Mbështetjet buxhetore nga institucionet financiare ndërkombëtare

1.Në rast të disbursimit të ndonjë kredie shtesë në formën e “mbështetjes buxhetore” nga institucionet financiare ndërkombëtare, si dhe në rast të përdorimit të fondeve të përfituara nga alokimi i të drejtave të tërheqjes speciale prej Fondit Monetar Ndërkombëtar, kufijtë përkatës për huamarrjen totale neto, rritjen vjetore të borxhit të qeverisjes qendrore dhe nivelin e vlerësuar të stokut total të borxhit publik, të përcaktuar në nenet 10 dhe 19 të këtij ligji, mund të tejkalohen deri në shumën e vlerave të përmendura më poshtë:

a) vlera e kredive në formën e “mbështetjes buxhetore” të disbursuar;

b) vlera e përdorimit të fondeve të përfituara nga alokimi i të drejtave të tërheqjes speciale prej Fondit Monetar Ndërkombëtar.

2.Niveli i deficitit të buxhetit të vitit 2026 mbetet i pandryshuar, sipas përcaktimit në nenin 1 të këtij ligji.

3.Këshilli i Ministrave mund të akumulojë dhe mund të mbajë në llogarinë unike të Këshillit të Ministrave në Bankën e Shqipërisë çdo gjendje shtesë të likuiditetit, që mund të krijohet dhe të mbartet për të financuar buxhetet e viteve buxhetore pasardhëse, por në mbyllje të vitit buxhetor gjendja e akumuluar nuk duhet të kalojë vlerën mesatare prej dy muajsh kumulativë të shpenzimeve buxhetore të planifikuara për atë vit buxhetor.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koçeku reagon për ndalimin e studentëve

Shtëpia e Bardhë heton akuzat për zhdukjen e 6 miioln $ nga Grenell

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e protestës, 89 persona të lënduar

Ryshfeti në administratë, bizneset shqiptare drejtojnë gishtin nga inspektorët dhe tatimet

Rama nis “Kur do flasim?” 2.0 me studentët!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pse qumështi serb po hyn gjithnjë e më shumë në tregun shqiptar
Artikulli tjetër Ukrainës i kushtojnë 45 milionë dollarë në orë alarmet ajrore

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fatura e prepotencës politike
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Tetor, 2026
Seanca plenare u anulua për shkak të protestës, reagon Kuvendi: Do të mbahet javën e ardhshme!
Aktuale Analize Koment Kryesore Politike 15 Tetor, 2026
Rikthehet kaosi në Tiranë/ Studentët gjuajnë me gurë, policia me gaz lotsjellës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Tetor, 2026
Sanilevich bëhet gati për kulla në Tiranë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 15 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.