KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria kërkon zgjedhje në Tiranë, pavarësisht ankimit të Veliajt në Kushtetuese
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Qeveria kërkon zgjedhje në Tiranë, pavarësisht ankimit të Veliajt në Kushtetuese
AktualeAnalizeKryesoreOpinionPolitike

Qeveria kërkon zgjedhje në Tiranë, pavarësisht ankimit të Veliajt në Kushtetuese

Përditësimi i fundit: 30 Shtator, 2025 2:11 pm
234 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Këshilli i Ministrave vuri në lëvizje të martën Presidentin e Republikës për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në gjashtë bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën. Në një faksimile të publikuar në media bëhet me dije se i kërkohet Presidentit të shpallë datën e zgjedhjeve për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik.

“Në zbatim të detyrimeve ligjore që burojnë nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë… Këshilli i Ministrave është vënë në dijeni për krijimin e vakancave për kryetar në disa bashki të vendit, përkatësisht në bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik, e si rrjedhim kërkohet caktimi i datës së zgjedhjeve të pjesshme për kryetar në këto bashki, brenda afateve që përcakton ligji zgjedhor,” thuhet në letrën e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi.

Kërkesa e qeverisë për datë zgjedhjesh vjen një ditë pasi kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës, Erion Veliaj, ankimoi nga qelia në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e tij. Bazuar në nenin 115 të Kushtetutës, ankimi i Veliajt pezullon vendimin e qeverisë për shkarkim deri në një vendim të Gjykatës.

Bashkitë e Matit, Tepelenës dhe Beratit kanë mbetur pa kryetarë që prej pranverës, për shkak të kandidimit të tyre në listën e deputetëve të Partisë Socialiste. Shpallja e zgjedhjeve në këto bashki zvarritet prej muash, pavarësisht se ligji parashikon si afat maksimal 45 ditë pas njoftimit të ndërprerjes së mandatit.

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha dha dorëheqjen më 10 shtator, ndërsa kryebashkiaku i Cërrikut, Andis Hasalla e la vendin vakant për t’u bërë ministër.

Shkresa e qeverisë ia lë në dorë Presidentit Bajram Begaj vendimmarrjen për shpalljen e zgjedhjeve, qoftë në të gjashta bashkitë, qoftë në disa prej tyre. Megjithatë, ndërsa për zgjedhjet në 5 bashkitë e tjera nuk duket të ketë pengesa, ato për Tiranën – më të rëndësishmet – do të duhet të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua më 10 shkurt pasi Prokuroria e Posaçme deklaroi se kishte zbuluar një skemë korrupsioni, ku bashkia e drejtuar prej tij dhe biznesmenë që fitonin tendera në bashki ushqenin me para një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse të drejtuara nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa. Pas arrestimit, Veliaj u mbrojt fillimisht nga Rama dhe Partia Socialiste, por 7 muaj më pas, me iniciativë të Ramës, u nis procedura e shkarkimit të tij në Këshillin Bashkiak. Veliaj i ka kundërshtuar akuzat dhe po ashtu ka kundërshtuar vendimin për shkarkim si antikushtetues.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

BSH paralajmëron qeverinë për uljen e pragut të TVSH-së, për bizneset e vogla

Kur Antiterrori heton protestuesit

Kur qeveria bën humor me Kushtetutën

Kur zemërimi nuk mjafton: anatomia psikologjike e dy revoltave ballkanike

Aktet e reja për tubimet rrezikojnë të kufizojnë protestën dhe të frikësojnë organizatorët

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm DASH: Kosova bëri përpjekje, por jo mjaftueshëm kundër trafikimit me njerëz
Artikulli tjetër Kushtetuesja në Kosovë: Kuvendi nuk është konsituuar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fundi i epokës së artë?/ Lëkundet ndërtimi
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Banka më e madhe e vendit investon 2.2 miliardë euro kursime të shqiptarëve, jashtë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Si mund të orientohen kursimet dhe kapitali drejt sektorëve prioritarë të zhvillimit?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Organizatat kundër torturës dënojnë “brutalitetin policor” në protesta
Analize Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.