KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rakip Suli i jep nën konflikt interesi 1 milionë euro tender kompanisë SHPRESA – AL
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Rakip Suli i jep nën konflikt interesi 1 milionë euro tender kompanisë SHPRESA – AL
AktualeAnalizeKorrupsionKryesoreOpinionPolitike

Rakip Suli i jep nën konflikt interesi 1 milionë euro tender kompanisë SHPRESA – AL

Përditësimi i fundit: 27 Janar, 2026 12:49 pm
297 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Konflikti i interesit duket se nuk e pengon Bashkinë e Kamzës që t’i japë tendera kompanisë “SHPRESA – AL”.

Së fundmi, institucioni i drejtuar nga Rakip Suli ka shpallur fituese këtë subjekt në tenderin për “ndërtimin e Bllokut Paskuqan 2”, me një vlerë prej 1 milion euro.

Tenderi ka si qëllim rikonstruksionin e rreth 25 rrugëve në zonën e Paskuqanit dhe nga 12 kompani pjesëmarrëse, fituese është shpallur “SHPRESA – AL”.

Por dhënia e tenderit këtij subjekti përbën konflikt interesi, pasi një nga administratorët e kompanisë, Bardhok Osmani, është gjithashtu këshilltar në Këshillin Bashkiak të Kamzës nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të PS dhe PL.

Kjo është një shkelje e hapur e ligjit për konfliktin e interesit, pasi duke qenë të njëjtët persona si drejtues në kompaninë në fjalë dhe njëkohësisht zyrtarë të Bashkisë Kamëz, ekziston mundësia që kompania të favorizohet në tenderat e këtij institucioni.

Madje, ky është rasti i dytë brenda pak muajsh që Bashkia Kamëz vihet në shërbim të kësaj kompanie. Kujtojmë se në nëntor të vitit të kaluar, Këshilli Bashkiak miratoi rritjen e çmimit të biletave dhe aboneve për linjat Kamëz–Tiranë, Paskuqan–Tiranë dhe disa linja të tjera brenda territorit të bashkisë, ndërsa përfitues i drejtpërdrejtë ishte “SHPRESA – AL”.

Pas disa verifikimeve, VNA publikoi dokumente që tregonin se persona të cilët kishin kërkuar, mbështetur dhe votuar rritjen e çmimit, ishin të njëjtët që mbanin pozicione drejtuese në kompaninë përfituese, “SHPRESA – AL”.

Por denoncimi duket se ka rënë në vesh të shurdhët, ndërsa Bashkia Kamëz vijon t’i shërbejë tendera publikë kompanisë që administrohet nga zyrtarë të cilët marrin rrogë edhe si këshilltarë bashkiakë.

 

Marrë nga VNA.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gazeta italiane: Pse nuk reagon qeveria e Melonit për “Revolucionin e flamingove”?

Dështon atentati në Elbasan/ Tentoi të vriste Mir Bitocin por i ngec arma, arrestohet

Greqi/ Pse sulmet ndaj turistëve izraelitë, detyrojnë Athinën të reagojë?

Media britanike: Pse flamingot po thërrasin “Rama n’burg, Berisha n’burg”

Arsyet “logjistike dhe operacionale” çuan mbetjet e rrezikshme në Shënavlash

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria bllokon importin e gijotinave dhe karrigeve elektrike
Artikulli tjetër Dobësitë teknike që shembën e-albanian

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Musine Kokalari, nga rezistenca ndaj tiranisë te Revolucioni i Flamingove
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 15 Gusht, 2026
Skema e turqve për zhvatjen e kromit/ Albchrome humbi 15 milionë euro në vitin 2025
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Gusht, 2026
Leku i fortë, xhepi i hollë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Gusht, 2026
Evropa në alarm të kuq nga zjarret, evakuohen turistët në Kroaci dhe Greqi
Aktuale Analize Fokus Rajoni Sociale 15 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.