KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rama i nxjerr në treg spitalet publike, do menaxhohen nga privatët
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rama i nxjerr në treg spitalet publike, do menaxhohen nga privatët
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeSociale

Rama i nxjerr në treg spitalet publike, do menaxhohen nga privatët

Përditësimi i fundit: 26 Nëntor, 2026 2:52 pm
35 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Qeveria u hap rrugën kompanive private për të marrë në dorë administrimin dhe konsulencën e spitaleve publike në vend, ndërsa pajisjet dhe sallat shtetërore do të vihen në dispozicion të privatit kundrejt pagesës.

Ky është thelbi i projektligjit të ri për “Autonominë Spitalore” të depozituar në Kuvend nga deputeti socialist Asfloral Haxhiu, i cili u jep spitaleve publike kompetenca të plota tregtare – si blerëse të menaxhimit privat dhe si shitëse të shërbimeve e kapaciteteve shtetërore.

Ky ndryshim rrënjësor ishte paralajmëruar prej kohësh nga kryeministri Edi Rama. Gjatë një takimi me mjekët në Lezhë, dy vjet më parë Rama zbuloi se qeveria po diskutonte me dy grupe të mëdha ndërkombëtare për të hyrë në marrëdhënie menaxhimi për QSUT-në dhe madje hodhi idenë e ndërtimit të një spitali privat brenda territorit të QSUT-së.

Ndërkohë në një tjetër dalje publike, kryeministri mori si shembull spitalet publike në Turqi, duke thënë se atje “gjithë pjesa e kujdesit shëndetësor është e varur nga shteti, ndërsa pjesa e infrastrukturës dhe administrimit menaxhohet komplet nga privati”.

Menaxhimi dhe konsulenca e spitaleve te privati

Ndryshimi më i fortë i draftit fshihet në riformulimin e nenit 22, pika 1, shkronja “dh”. Spitalet publike autonome fitojnë të drejtën të kontraktojnë subjekte private, vendase ose të huaja, për të marrë “shërbime të asistencës teknike, të konsulencës dhe të mbështetjes në menaxhimin spitalor, tërësor ose të pjesshëm”.

Për më tepër, drafti autorizon spitalet që paratë e arkëtuara nga pacientët dhe kontratat e veta t’i përdorin direkt për të paguar këto kompani konsulence. Nën petkun e “mbështetjes në menaxhim”, ligji krijon hapësirën që drejtimi i spitaleve shtetërore t’u kalojë kompanive private jashtë procedurave klasike të koncesioneve dhe PPP-ve.

Aparaturat shtetërore në shërbim të privatit

Paralelisht me blerjen e menaxhimit, spitalet publike dalin në treg si shitës. Sipas nenit 22 (pika 2), ato mund të lidhin marrëveshje bashkëpunimi me subjekte private për t’u vënë në dispozicion infrastrukturën, pajisjet diagnostikuese dhe trajtuese (skanerë, rezonanca, salla operacioni), si dhe stafin mjekësor.

Kjo u mundëson spitaleve shtetërore të shesin shërbime për klinikat private, kompanitë e sigurimeve shëndetësore, korporatat e huaja, ambasadat, si dhe për turizmin shëndetësor. Po ashtu, ato fitojnë të drejtën të lidhin kontrata me kompanitë farmaceutike për kryerjen e provave klinike dhe testimin e pajisjeve mjekësore.

Korsi preferenciale dhe “praktikë e dyfishtë” pa kufij

Drafti heq kufizimin ekzistues që e lidhte autonominë financiare vetëm me shërbimet e miratuara nga Këshilli i Ministrave. Tashmë, bordi drejtues i spitalit vendos vetë tarifat për shërbimet jashtë paketës së sigurimeve dhe tarifat për korsinë preferenciale – mundësinë që qytetarët të anashkalojnë sistemin e referimit dhe të marrin shërbim të shpejtë kundrejt pagesës.

Njëkohësisht, projektligji zgjeron “praktikën e dyfishtë” të mjekëve (Neni 27). Duke hequr kufizimin e mëparshëm që lejonte vetëm konsultat ambulatore pas orarit zyrtar, mjekët do të mund të kryejnë privat në ambientet e spitalit publik çdo lloj ekzaminimi, trajtimi apo ndërhyrjeje kirurgjikale.

Paratë në banka private dhe rreziku i dy standardeve
Të gjitha të ardhurat nga kontratat me privatin, korsia preferenciale dhe praktika e dyfishtë do të arkëtohen në llogari në bankat e nivelit të dytë dhe do të administrohen nga vetë spitali.

Edhe pse ligji ndalon tarifat nën kosto dhe përcakton se kontratat me privatin nuk duhet të cenojnë urgjencën dhe të siguruarit, kombinimi i menaxhimit të kontraktuar te privati, shfrytëzimit tregtar të aparaturave publike dhe korsive me pagesë ngre alarmin e konfliktit të interesit dhe të krijimit të dy standardeve në shëndetësi: shërbim i shpejtë për ata që paguajnë dhe pritje e gjatë për qytetarët e siguruar.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Dy gazetarë në konkurencë, publikojnë nga një libër për “McGonigal”

Vinçesk Piroli në kërkim për vrasjen e policit, gjyqtarët e Apelit e liruan nga qelia

SHBA shpall tarifa të reja doganore, ndaj BE-së dhe Kinës

PD çon reformën territoriale në Kushtetuese

27 dhjetori, data e zgjedhjeve presidenciale në Serbi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vinçesk Piroli në kërkim për vrasjen e policit, gjyqtarët e Apelit e liruan nga qelia
Artikulli tjetër Dy gazetarë në konkurencë, publikojnë nga një libër për “McGonigal”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kroatët po largohen masivisht nga Gjermania
Analize Fokus Rajoni Sociale Zhvillim 26 Nëntor, 2026
Hija e mafies mbi Beogradin
Aktuale Analize Fokus Opinion Politike Rajoni 26 Nëntor, 2026
Si po përdorin kartelet skafet e shpejta, për të “përmbytur” Evropën me kokainë
Aktuale Analize Bota Fokus Opinion Sociale 26 Nëntor, 2026
Hungaria hap dosjet e informatorëve të epokës komuniste/ Publikohen 60 mijë emra
Analize Bota Fokus Sociale Zhvillim 26 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.