KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rama kthen ndërtuesit e kullave në “investitorë strategjikë”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rama kthen ndërtuesit e kullave në “investitorë strategjikë”
AnalizeEkonomiKryesorePolitike

Rama kthen ndërtuesit e kullave në “investitorë strategjikë”

Përditësimi i fundit: 28 Janar, 2025 11:10 am
132 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Ndryshimet në ligjin për ‘investimet strategjike’ parashikojnë heqjen e kufizimeve sektoriale për të aplikuar për statusin – ndryshime që, sipas opozitës, do të përdoren për të ndërtuar kulla.

Komisioni parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese dhe Mjedisin miratoi të hënën në parim ndryshimet ligjore në ligjin për investimet strategjike, të cilat parashikojnë shtyrjen e afatit të zbatimit të këtij ligji deri në dhjetor të 2026-ës, përfshirjen e sektorëve të tjerë përveç atyre prioritarë dhe kalimin nga Këshilli i Ministrave te Komiteti i Investimeve Strategjike të kompetencës për dhënien në përdorim të brigjeve të deteve, lumenjve dhe liqeneve për stacione plazhi.

Ndryshimet, të iniciuara nga deputetja socialiste Pranvera Resulaj, u mbështetën edhe nga përfaqësues të qeverisë në komision dhe nga Këshilli i Ministrave nëpërmjet një dokumenti për ‘dhënie mendimi’ për Kuvendin.

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blerta Rama, tha se ministria mbështet nismën dhe se ajo është në përputhje të plotë me programin e qeverisë për nxitjen dhe përmirësimin e klimës së biznesit.

Ndërsa drejtoresha e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Laura Plaku, duke argumentuar zgjerimin e sektorëve, theksoi nevojën për përfshirjen e çdo sektori në mundësinë e përfitimit të lehtësirave që ofron ky ligj për investimet.

“Në ligjin aktual kemi 6 sektorë prioritarë, por kemi edhe një mundësi për të akomoduar sektorë të tjerë, dhe për aplikimet jashtë sektorëve kemi vendosur si kriter 50 milionë euro investim,” tha ajo.

Sipas përkufizimit në projektligj, këta aplikues jashtë sektorëve prioritarë përfitojnë statusin “investitorë strategjikë, procedurë të asistuar,” nëse vlera totale e kapitalit investues është e barabartë ose më e madhe se 50 milionë euro.

Për deputetët e opozitës, ndryshimet e reja po theksojnë karakterin ‘abuziv’ dhe ‘korruptiv’ të ligjit dhe do të përdoren për të dhënë statusin e investitorit strategjik edhe atyre që ndërtojnë kulla.

Deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati, tha se ky nen do të përdoret për ndërtim të mirëfilltë, i vetmi sektor që s’ka qenë i përfshirë.

“Pse duhet që shteti t’i japë ndihmesë dikujt që po bën një kullë në Tiranë, të cilën pastaj e shet me 8-fishin e kostos së ndërtimit?” – pyeti ai, duke shtuar se nuk po i hynte më tej debatit për origjinën e parave që po investohen në ndërtim.

Edhe kolegu i tij demokrat Lefter Gështenja ishte njësoj kritik.

“Keni hapur dyert që të futet çdokush, i keni hequr kushtet,” iu drejtua ai përfaqësuesve të qeverisë.

“Ky është një ndër ligjet më abuzive, më të korruptuara, dhe këtë s’e them unë, por ua ka thënë edhe Bashkimi Europian,” shtoi ai.

Për shtyrjen e afatit të aplikimeve, AIDA argumenton në një përgjigje me shkrim për komisionin se janë edhe 18 projekte në proces vlerësimi.

Efektet e këtij ligji përfunduan në dhjetor 2024, pas shtyrjes së shumëdebatuar që iu bë në mars të vitit të kaluar me propozim të deputetit Eduart Shalsi. Bazuar në këtë ligj kontravers, qeveria e kryeministrit Edi Rama ka ndjekur praktikën e dhënies së pronave publike me vlerën simbolike prej 1 euro ose në këmbim të çmimeve shumë më të ulëta sesa ato të tregut për biznesmenët që kanë përfituar statusin e investitorit strategjik.

Ligji, i cili u miratua si një masë e përkohshme ligjore në vitin 2015, ka shkaktuar debate dhe kritika për mënyrën e zbatimit, si dhe për rrethin e përfituesve. Sipas ekspertëve të ekonomisë, ky ligj ka favorizuar një grup oligarkësh dhe ka cenuar pronën private, duke nxitur konflikte sociale.

Vendimet e miratuara nga Komiteti i Investimeve Strategjike, që drejtohet nga kryeministri Edi Rama, u kanë ofruar ‘investitorëve strategjikë’ qindra hektarë tokë publike përmes kontratave të qirasë prej 1 euro, infrastrukturë ndihmëse, si furnizim dhe përshtatje të rrjetit elektrik, furnizim me ujë të pijshëm dhe përfitime të tjera.

Edhe pse qëllimi i deklaruar ishte thithja e investimeve të huaja, deri më tani ky ligj ka ‘shpërblyer’ kryesisht biznesmenë shqiptarë ose persona të afërt me qeverinë apo Partinë Socialiste në pushtet.

Rasti më flagrant është ai i dhënies së statusit “investitor strategjik” për biznesmenin Artan Gaçi, bashkëshort i deputetes socialiste Olta Xhaçka, dhe miratimit nga qeveria të dhënies në përdorim të brigjeve të detit për kompaninë e tij. Ky rast ka ngritur shqetësime për një konflikt interesi dhe favorizim të njerëzve në pushtet.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Macron: Protestat që nuk organizohen nga sindikatat do të ndalohen

PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend

Kundërshtoi sanksionet e SHBA-ve, PE-ja i jep Çmimin Saharov Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Zbardhet misteri i personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas: Janë protestues nga Italia

Pas shfuqizimit të ligjit të “Strategjikëve”, qeveria bën gati mekanizmin e ri për t’i dhënë tokë shtetërore, privatit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Grupet kriminale rekrutuan qindra gra në serat e kanabisit
Artikulli tjetër Mësuesit shqiptarë më të keqpaguarit në Europë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhoma Amerikane: Shkaqet e krizës i kemi paralajmëruar me kohë
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Ergys Agasi kërkon t’i kthehen sendet e sekuestruara nga zyra
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Tetor, 2026
Nyja gordiane e rrethit vicioz të dhunës
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 22 Tetor, 2026
Egnatia në provën e dytë europiane, përballet sot me Aarhus në transfertë
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 22 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.