KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rama paralajmëron shfuqizimin e Ligjit për investimet strategjike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rama paralajmëron shfuqizimin e Ligjit për investimet strategjike
AnalizeEkonomiFokusKomentKryesorePolitike

Rama paralajmëron shfuqizimin e Ligjit për investimet strategjike

Përditësimi i fundit: 10 Qershor, 2026 8:47 am
167 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paralajmëroi se së shpejti do të shfuqizohet Ligji për investimet strategjike.

Kërkesë për shfuqzimin e këtij ligji e ka bërë Bashkimi Evropian.

Gjatë një konference për media me gazetarë nga vendet e BE-së, Rama tregoi arsyet e këtij vendimi, që sipas tij, nuk kanë lidhje me protestat që po mbahen sa i përket projektit në Zvërnec, afër Vlorës.

“Ligji kurrë nuk ka qenë i padrejtë, por gjëja e mirë është që do ta lëmë jashtë sepse e ka përmbushur misionin e vet. Nuk është se po luftojmë për të, nuk është se do të themi që vlerësimi [i BE-së] është i gabuar, thjesht do ta lëmë jashtë. Nuk ka të bëjë me asgjë çfarë ndodh në rrugë. Nuk ka të bëjë me asgjë që sillet përreth kësaj historie”, tha ai.

Mijëra njerëz po protestojnë në Tiranë, në qytete të tjera të Shqipërisë, si dhe në disa shtete të botës, duke kundërshtuar punimet për ndërtimin e një resorti në Zvërnec, pranë Vlorës, mes shqetësimeve lidhur me ndikimin në mjedis dhe mosmarrëveshjeve mbi pronësinë e tokës.

Zvërneci gjendet në zonë të mbrojtur që është habitat për flamingot, fokat dhe shumimin e breshkave të detit. Flamingoja është shndërruar në simbol të protestave, me demonstruesit që mbajnë në duar zogjtë rozë dhe pankarta me mbishkrimin “Revolucioni i Flamingos”. Shfuqizimi i Ligjit për investimet strategjike është një nga kërkesat e protestuesve.

Një ditë më parë zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier tha për Radio Evropa e Lirë se “zgjatja e afatit të funksionimit të Ligjit për investimet strategjike vazhdon të ngrejë shqetësime lidhur me ndikimet e mundshme mjedisore, veçanërisht në zonat e mbrojtura”.

KE-ja ka shprehur shqetësim se projekti i planifikuar në zonën e mbrojtur Pishë Poro–Nartë mund të ketë ndikime mjedisore që bien në kundërshtim me procesin e negociatave të anëtarësimit mes Shqipërisë dhe BE-së.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, e mbrojti ligjin duke theksuar se ka ndihmuar që shumë investime të shkonin në Shqipëri. Por, sipas tij, vendit nuk i duhet më ky ligj sepse investitorë të mëdhenj po shkojnë dhe nuk kanë nevojë për lehtësitë që ofron ligji. Ai tha se po punohet për një ligj të ri për investimet, bashkë me bllokun evropian.

“Është diçka e shkruar qysh para shumë kohe dhe fundi i 2027-s është vendosur aty [si afat], por mund ta bëjmë edhe më parë. Ligji i ri kërkon kohë sepse Komisioni duhet ta shohë. Në qoftë se ligji është gati këtë vit, do ta miratojmë këtë vit”, u shpreh ai.

Ligji për investimet strategjike u miratua në vitin 2015 me një afat trevjeçar, por që prej asaj kohe afati i funksionimit të tij është shtyrë gjashtë herë. Ligji ofron lehtësira procedurale, fiskale dhe administrative, investime publike, dhënien e tokës publike dhe ndërhyrjen e shtetit për shpronësim të pronës private, e të tjera lehtësira për ata që përfitojnë statusin “investitorë strategjikë”.

Prej katër vjetësh, BE-ja në raportet e progresit për Shqipërinë ka kërkuar rishikimin e këtij ligji. Dy vjet më parë ambasadori i BE në Tiranë u shpreh se ky ligj i jep status preferencial atyre që konsiderohen investitorë strategjikë, të cilët më pas përfitojnë tokë në kushte shumë preferenciale ose ndonjëherë edhe me çmim shumë të ulët, nën çmimin e tregut. Ai kishte shprehur shqetësimin se i gjithë procesi që çon në përzgjedhjen e investitorëve strategjikë është disi jotransparent, veçanërisht në jug të Shqipërisë.

Për këtë ligj ka pasur debate të vazhdueshme edhe në Shqipëri, pasi opozita dhe ekspertët e kanë kundërshtuar.

Në dhjetor të 2024 Qeveria e Shqipërisë i dha statusin e investitorit strategjik kompanisë së dhëndrit të Donald Trumpit, Jared Kushner, për të ndërtuar një resort luksoz në ishullin e Sazanit.

Komiteti për Investime Strategjike, që udhëhiqet nga Rama, pranoi propozimin e kompanisë Atlantic Incubation Partners LLC, për projektin prej 45 hektarësh në ishullin e Sazanit. Projekti parasheh një investim prej 1.4 miliard eurosh. Në lidhje me projektin që Kushner tha se do të investonte në Zvërnec, Rama ka thënë më herët se nuk ka pasur kërkesë për status të investitorit strategjik.

Në përgjigjet e pyetjeve të gazetarëve evropianë, Rama këmbënguli se nuk ka asnjë projekt as për Sazanin dhe as për Zvërnecin, por janë vetëm ide apo vizione.

“Për Sazanin, nuk ka nevojë për një projekt, por marrëveshje sepse nuk po e shesim ishullin. Kurrë nuk kanë kërkuar ta blejnë ishullin. Edhe po të kërkonin, ne kurrë nuk na ka shkuar ndonjëherë nëpër mend alternativa për të shitur ishullin. Ishulli ju përket shqiptarëve dhe do të vazhdojë të jetë pasuri e Republikës së Shqipërisë. Do të ketë pronësi të objektit”, tha ai.

Rama tha se Korporata Shqiptare e Investimeve është ajo që duhet të bëjë negociatat për të pasur pjesë në pronësinë e investimit, duke theksuar se shteti shqiptar do të fitojë prej këtij investimi.

Ndërkaq, sa i përket investimit në Zvërnec, Rama tha se kjo ide është paraqitur dy vjet më parë.

“Projekti i Zvërnecit si vizion, pra vizualisht është paraqitur dy vjet më parë nga një arkitekt që përfaqësonte investuesit përpara sesa grupi të bëhej më i madh. Kishte ca skica asokohe që Jared [Kushner] i ka publikuar në Twitter-in e vet. Ato kurrë nuk erdhën deri te ne, por u paraqitën në një intervistë, dhe meqë ra fjala, ajo skicë është shumë më e dendur me ndërtim se sa ç’do të jetë. Nuk pati asnjë lloj reagimi që të thoshte mos e prekni [Zvërnecin]”, tha Rama.

Gazetarët cituan ambasadorin e delegacionit të BE në Tiranë, Silvio Gonzato, t’ju ketë thënë se projekti në Zvërnec është pezulluar, por Rama deklaroi se nuk ka projekt, ndaj nuk mund të flitet as për pezullim dhe as për anulim.

“Në qoftë se e ka thënë [ambasadori Gonzato] këtë gjë e ka gabim. Sepse nuk ka projekt të pezulluar. Është gënjeshtër sepse projekti nuk është pezulluar kurrë, nuk është anuluar kurrë sepse për së pari nuk është miratuar kurrë. Nuk anulon dot diçka që nuk është miratuar. Ndërsa flasim, puna vazhdon për hartimin e tij”, tha Rama.

Për pezullim ndërtimesh foli një ditë më parë edhe zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier. Ai tha se Ministria e Mjedisit në Shqipëri u ka bërë të ditur bashkëbiseduesve evropianë gjatë një takimi online se punimet e ndërtimit janë pezulluar dhe se për projektin do të kryhet një vlerësim i plotë i mdikimit në mjedis, në konsultim me shoqërinë civile.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama

Si po çmontohet me shpejtësi regjimi i Vuçiçit në Serbi?

Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë, rritje deri në 2.7 herë

Trump paralajmëron përplasje me demokratët pas humbjes në zgjedhje

Humbja e Trumpit në zgjedhjet e mesit të mandatit, mund të ndryshojë marrëdhëniet me Evropën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pesë të arrestuar në Kosovë për trafikim droge dhe pastrim parashë
Artikulli tjetër Shtypi gjerman: Fitorja e Kurtit pa rrugëdalje të qartë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Sateliti i NASA-s do të bjerë sonte në Tokë pas 22 vitesh në hapësirë
Aktuale Analize Bota Fokus HI-Tech 4 Nëntor, 2026
Franca në protesta: Interesat po shpërthejnë buxhetin francez
Analize Bota Finance Opinion Politike Sociale 4 Nëntor, 2026
Si mund të ndikojë fitorja e demokratëve në politikat e Trumpit ndaj Rusisë, Ukrainës dhe Iranit?
Aktuale Analize Bota Opinion Politike 4 Nëntor, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Demokratët marrin kontrollin e Kongresit
Aktuale Analize Bota Kryesore Politike 4 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.