KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pesë të arrestuar në Kosovë për trafikim droge dhe pastrim parashë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Pesë të arrestuar në Kosovë për trafikim droge dhe pastrim parashë
AktualeAnalizeFokusKryesoreRajoniSociale

Pesë të arrestuar në Kosovë për trafikim droge dhe pastrim parashë

Përditësimi i fundit: 10 Qershor, 2026 8:44 am
130 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimin për përfshirje në një rrjet të krimit të organizuar që dyshohet se ka trafikuar drogë në disa vende evropiane dhe ka pastruar miliona euro të përfituara nga aktivitetet kriminale.

Arrestimet u kryen të martën në kuadër të operacionit ndërkombëtar “White Star”, pas një hetimi trevjeçar të mbështetur nga Europoli – agjencisë së zbatimit të ligjit të Bashkimit Evropian – dhe autoritetet e Belgjikës, Francës dhe Holandës.

Sipas Europolit, hetimi u ndërtua kryesisht mbi analizën e komunikimeve të shkëmbyera në platformën e koduar SKY ECC, e përdorur gjerësisht nga grupet kriminale në Evropë.

Mesazhet e dekriptuara u mundësuan hetuesve të identifikonin anëtarët kryesorë të organizatës, të gjurmonin rrjedhat financiare dhe të zbulonin mënyrën e funksionimit të rrjetit kriminal.

Në një komunikatë të përbashkët, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës thanë se aksioni u zhvillua në Prishtinë, Pejë, Prizren, Viti dhe Drenas, me urdhër të Gjykatës Themelore.

Gjatë kontrolleve, autoritetet sekuestruan gjashtë armë, 239 fishekë, rreth 9.7 gramë kokainë, mbi 35 gramë fara të marihuanës, 25 telefona mobilë, 10 kompjuterë, 10 automjete, një motoçikletë, 16 orë dore dhe 7.595 euro para të gatshme.

Sipas Europolit, grupi kriminal operonte nga Kosova, ndërsa anëtarët e tij koordinonin trafikimin ndërkombëtar të drogës dhe menaxhonin pastrimin e fitimeve të paligjshme në disa shtete evropiane.

Europoli tha se që nga fillimi i hetimit janë hetuar 42 persona, janë kryer 76 kontrolle dhe janë sekuestruar pasuri me vlerë të vlerësuar prej rreth 80 milionë eurosh.

Operacioni “White Star” është ndër rastet e fundit në rajon që mbështetet në të dhënat e siguruara nga platforma SKY ECC, komunikimet e së cilës u dekriptuan nga autoritetet evropiane në vitin 2021.

Materialet e përfituara nga kjo platformë kanë nxitur qindra hetime për trafik droge, pastrim parash dhe korrupsion në disa vende evropiane.

Edhe në Shqipëri, të dhënat e SKY ECC kanë shërbyer si bazë për një sërë operacionesh të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke çuar në arrestimin ose hetimin e figurave të njohura të botës së krimit, zyrtarëve publikë, punonjësve të policisë dhe personave të tjerë të dyshuar për lidhje me grupet kriminale.

Europoli tha se operacioni u zhvillua në kuadër të Task Forcës Operative LIMIT, e cila synon grupet kriminale që kanë përdorur komunikime të koduara për të koordinuar aktivitetet e tyre, ndërsa një ekspert i agjencisë ishte i pranishëm në Kosovë gjatë ditës së aksionit për të mbështetur shkëmbimin e informacionit në kohë reale.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
Artikulli tjetër Rama paralajmëron shfuqizimin e Ligjit për investimet strategjike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.