KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’

Përditësimi i fundit: 15 Shtator, 2026 10:14 am
5 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Një bandë shqiptare e drogës është shkatërruar nga Policia Federale Gjyqësore e Belgjikës. Një “broker kriminal” nga Anversa ishte ndërmjetësi mes grupeve në Shqipëri dhe Amerikën Latine. Ai ishte gjithashtu në kontakt me një shqiptar të dyshuar për vrasje në Itali, Gerd Gjinarari si njohur si “Gjeneralin”. Tetë të dyshuar janë arrestuar, nga të cilët katër janë mbajtur në arrest.

Hetimi nisi pothuajse një vit më parë, kur policia kishte marrë informacion se në një apartament në Anversë dyshohej se ruheshin sasi të mëdha kokaine. Gjatë hetimeve të mëtejshme, në fokus doli një 48-vjeçar si banor i apartamentit. Ai dyshohet se ishte një ndërmjetës që kishte kontakte me grupe nga Shqipëria dhe Amerika Latine për importimin e kokainës, ndër të tjera përmes portit të Anversës, si dhe me grupe kontrabande nga Evropa dhe madje edhe Australia.

“Dyshohet se 40-vjeçari koordinonte grupet e ndryshme që merreshin me dërgimin, nxjerrjen dhe shpërndarjen e drogës. Ai dyshohet se ofronte mënyra të ndryshme për trafikimin e drogës, mund të kërkonte ndihmë, për shembull, nga punonjës sigurie dhe drejtonte personat që nxirrnin drogën.”, tha Kristof Aerts, zëdhënësi i Prokurorisë së Anversës.

Në kuadër të hetimit dolën në pah edhe disa ekipe që merreshin me nxjerrjen e drogës. Në fillim të këtij viti, policia mundi të sekuestronte dy ngarkesa kokaine prej 46 dhe 53 kilogramësh.

Në qershor u zbulua se i dyshuari kryesor kishte kontakte me një shqiptar 52-vjeçar, Gerd Gjinarari i cili kërkohej ndërkombëtarisht për një vrasje të kryer në vitin 1997 në Itali. Ekipi për Kërkimin Aktiv të të Arratisurve (FAST) i Policisë Federale mundi ta arrestonte personin. Procesi i ekstradimit të tij drejt Italisë është ende në vazhdim.

Bëhet fjalë për shqiptarin famëkeq Gerd Gjinarari, i njohur me nofkën “Gjenerali”. Në vitin 1997 ai qëlloi për vdekje një rival në një spital në Milano, me një pistoletë që ishte fshehur mes një buqete me lule. Pothuajse tridhjetë vjet më vonë, tashmë 52-vjeçari është arrestuar sërish, këtë herë në Anversë.

Të mërkurën u kryen kontrolle në disa banesa në Anversë, Berchem, Deurne, Kapellen, Bruksel, Evere, Sint-Agatha-Berchem dhe Sint-Joost-ten-Node. Tetë persona u arrestuan, mes tyre i ashtuquajturi broker, ose ndërmjetës, por edhe personat me të cilët ai dyshohet se bashkëpunonte ngushtë.

Gjatë kontrolleve, policia gjeti ndër të tjera disa armë zjarri dhe municione në hapësira të fshehta, jelekë antiplumb, bllokues sinjali, para cash, një makinë për numërimin e parave, pasaporta dhe karta shtypi të falsifikuara, presa dhe kallëpe për prodhimin e blloqeve të kokainës.

Më pas, gjyqtari hetues paraqiti gjashtë të dyshuar para gjykatës. Nga këta, katër persona u arrestuan, një person u lirua me kushte dhe një person tjetër u la i lirë pa kushte. Hetimi gjyqësor nga Policia Federale Gjyqësore e Anversës, nën drejtimin e gjyqtarit hetues, vazhdon.

Në kuadër të hetimit u bashkëpunua ngushtë me vende të tjera dhe me Europolin. Kjo mund të çojë në arrestime edhe jashtë vendit. Si pasojë e ndërhyrjes, në Shqipëri tashmë është sekuestruar një ngarkesë prej 37 kilogramësh kokainë, e fshehur në një kontejner frigoriferik.

 

Marrë nga Dpgmedia.nl

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?

Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?

“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Artikulli tjetër “Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Skema se si ‘Iute’ zbraz fitimin dhe taksat nga Shqipëria
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale 15 Shtator, 2026
Tiranë/ Seanca për arrestin e kryebashkiakut, protestë para Gjykatës së Lartë
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 15 Shtator, 2026
Danimarka kërkon punëtorë/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, mes vendeve të përzgjedhura
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 15 Shtator, 2026
I ashpër me gjykatësit për pagat e tyre, po vetë Rama sa e ka?
Analize Finance Kryesore Politike Rajoni Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.