KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rama përplaset me gjyqësorin për pagat
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Rama përplaset me gjyqësorin për pagat
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitike

Rama përplaset me gjyqësorin për pagat

Përditësimi i fundit: 12 Qershor, 2025 11:42 am
193 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Padia e Unionit të Gjyqtarëve, që i kërkon Gjykatës Kushtetuese të shpallë sërish si antikushtetues nenin që përcakton pagën referuese të magjistratëve në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, solli të mërkurën reagimin e ashpër të kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në X, Rama, siç ka bërë edhe më herët kur i është drejtuar Kushtetueses, i kërkoi Gjykatës Kushtetuese të mos lajthiste dhe të mos pranonte padinë, kërkesën të cilën ai e sheh si ndërhyrje të gjyqësorit në punën e ekzekutivit.

“Mirëpo kjo ndërhyrje skandaloze e gjyqësorit në kompetencat e ekzekutivit, mesa duket, i ka pëlqyer Unionit aq shumë, sa pas rritjes së pagave të administratës në maj të vitit 2023, Unioni i Gjyqtarëve tani rikërkon përsëri nga Gjykata rritjen e pagave të gjyqtarëve!”, shkroi Rama, duke e cilësuar si skandaloz edhe një vendim të vitit 2022, kur Kushtetuesja pati pranuar një kërkesë të ngjashme të Unionit dhe i kërkoi Kuvendit të rishkruante nenet bazuar në vendimin e saj.

“Tani, unë uroj shumë që shakaja e hidhur e Gjykatës Kushtetuese herën e parë – të cilën ne e pranuam në heshtje si një lajthitje që duhej kapërdirë për hir të respektit ndaj një vendimi të gjyqësorit – të mos përsëritet”, tha kryeministri.

I pyetur në lidhje me këtë deklaratë, gjyqtari Gerd Hoxha, në cilësinë e kryetarit të Unionit të Gjyqtarëve, në emër të të cilit është depozituar padia, tha se nuk do të komentonte. “Ne nuk reagojmë mbi qëndrimet e palëve për çështje që janë në shqyrtim gjyqësor”, tha Hoxha.

Gjykata Kushtetuese pritet ta shqyrtojë padinë në seancë më 20 maj.

Përplasja mes gjyqësorit, ekzekutivit dhe parlamentit për përllogaritjen e pagave të magjistratëve nisi në vitin 2019, kur Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) konstatoi se përllogaritja e pagave të gjyqtarëve bërë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor ishte e gabuar dhe se gjyqtarëve po u mbahej një pjesë e pagës që u takonte, në bazë të ndryshimeve ligjore të vitit 2016.

Parlamenti, me propozim të disa deputetëve, ndërhyri në vitin 2021 në ligj dhe bëri ndryshime të tilla që normuan si të drejtë llogaritjen e bërë nga KLGJ-ja dhe anashkaluan propozimet e KLSH-së. Këto ndryshime u panë nga gjyqtarët si ulje page dhe shkelje e nenit 138 të Kushtetutës, ku për të ruajtur pavarësinë e gjyqësorit, nuk lejohen ndërhyrje të kësaj natyre. Unioni kërkoi shfuqizimin e ndryshimeve dhe Gjykata Kushtetuese vendosi në vitin 2022 ta pranonte padinë, duke shfuqizuar nenet e ndryshuara të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” mbi pagën referuese. Kushtetuesja i kërkoi Kuvendit të rishihte ligjin dhe të qartësonte referencën për pagën e magjistratëve.

Në vitin 2023, Kuvendi bëri ndryshime të reja, nisur nga vendimi i Kushtetueses, duke e lidhur pagën e magjistratëve me atë të Presidentit të Republikës. Ky ndryshim solli rritje të pagave të magjistratëve, siç parashikohej në ligjet për reformën në drejtësi, dhe rriti me 570 lekë edhe pagën referuese. Në të njëjtën kohë u miratuan edhe ndryshimet në pagat e administratës civile, të cilat u rritën disa herë.

Gjyqtarët, paga referuese e të cilëve lidhej tani me atë të presidentit, nuk përfituan nga kjo rritje pagash. Për Unionin e Gjyqtarëve, këto ndryshime bien ndesh me nenin 138 të Kushtetutës. “Kushtetuta nuk ka synuar të mbrojë vetëm uljen e pagës së gjyqtarëve, në kuptimin e parë, por të kufizojë çdo ndërhyrje e cila krijon një ulje faktike të pagës së tyre”, thuhet në padinë e publikuar nga “Weblajm.com”.

Unioni interpreton se shkëputja e pagës së gjyqtarëve nga administrata civile dhe mos përfitimi prej tyre i rritjeve që u bënë pagave të administratës sjell në një mënyrë “një ulje faktike të pagës, pavarësisht se, formalisht, paga nuk është ulur, madje është rritur me 570 lekë”. Unioni thotë se me ndryshimet e sistemit të pagave në vitin 2023, magjistratëve u mohohet një rritje page prej 78 mijë lekësh.

Por kryeministri e cilësoi padinë të pabazë dhe akuzon se gjyqtarët po kërkojnë një rritje të re page me vendim gjykate. “Pra, sipas Unionit kjo republikë do jetë përjetësisht e vetmja në botë, ku gjykatësit nuk do ta lejojnë ngjitjen e piramidës së thyer të pagave, sepse ndryshe nga gjithë bota, në Shqipëri pagat e tyre nuk do rriten me qeveri e parlament, por me gjyq!!!”, tha Rama, duke këmbëngulur se kompetencat i takojnë qeverisë dhe se vendimmarrja e parë e Gjykatës Kushtetuese ishte toleruar prej shumicës, pavarësisht se e padrejtë.

Një gjyqtar, jo pjesë e Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, që foli me BIRN për këtë çështje, arsyetoi se çështja është e diskutueshme. “Sepse debati është, nga njëra anë, nëse kemi ndërhyrje në pavarësinë e gjyqtarëve, ku komponent është paprekshmëria e pagës dhe, nga ana tjetër, është çështje e politikës ekonomike, që është kompetencë e Kuvendit”, tha ai.

Gjyqtari, megjithatë, i cilësoi komentet e Ramës një përpjekje për të shënjestruar gjyqësorin dhe për të vënë nën presion Gjykatën Kushtetuese.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zyrtarët e Doganave shqiptare i hapën traun biznesit të kontrabandës së cigareve
Artikulli tjetër Kush është ministri që rrezikon prangat?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.