Rritja e çmimeve e ditëve të fundit ka vendosur në lëvizje qeverinë greke, e cila ka marrë masa emergjente për frenimin e tyre.
Masa kryesore e marrë është vendosja e një tavani mbi marzhin e fitimit për karburantet, ushqimet dhe mallrat bazë të konsumit.
Çfarë do të thotë vendosja e një tavani mbi marzhin e fitimit?
Shteti përcakton një kufi maksimal se sa fitim mund të shtohet mbi koston e një produkti, përpara se ai të shitet tek konsumatori.
Kryeministri grek Mitsotakis, ka thënë se kjo turbulencë ekonomike nuk duhet të çojë në spekulime për fitim, pasi do të përkeqësonte gjendjen ekonomike edhe më shumë.
“Po dërgojmë një mesazh të qartë se kjo turbulencë ekonomike nuk duhet të çojë në spekulime për fitim, të cilat do të përkeqësonin një problem që tashmë ekziston. Prandaj, sot shpallen kufij maksimalë për marzhin e fitimit për karburantet dhe produktet e supermarketeve”, u shpreh kryeministri Mitsotakis.
Ndërsa zv/kryeministri i vendit me ministrin e Mjedisit dhe Energjisë si edhe atë të zhvillimit sqaruan se në sektorin e karburanteve marzhi i fitimit nuk do të kalojë 5 cent për litër, ndërsa në pikat e pakicës 12 cent për litër.
Vendimet e marra kanë hyrë në fuqi ditën e sotme dhe do të zgjasin deri me datë 30 qershor të këtij viti.
Marrë nga Kathimerini.gr