KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Senati konfirmon Sekretarin e Thesarit, miliarderin Scott Besse
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Senati konfirmon Sekretarin e Thesarit, miliarderin Scott Besse
AktualeBotaFinancePolitike

Senati konfirmon Sekretarin e Thesarit, miliarderin Scott Besse

Përditësimi i fundit: 28 Janar, 2025 9:00 am
214 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Senati amerikan konfirmoi të hënën Scott Bessent-in si sekretar të Thesarit, në qeverinë e Presidentit Donald Trump, duke i dhënë kështu drejtuesit miliarder të fondeve të investimeve, një rol qendror në hartimin e përparësive politike të administratës së re në lidhje me uljen e taksave, të shpenzimeve qeveritare dhe menaxhimin e marrëdhënieve ekonomike me aleatët dhe kundërshtarët.

Si sekretari i 79-të i Thesarit, zoti Bessent do të ketë ndikim mbi mbledhjen e taksave dhe tregun e borxhit të thesarit prej 28 trilionë dollarësh, mbi politikën fiskale, rregulloret financiare, sanksionet ndërkombëtare dhe investimet nga jashtë.

Votimi ishte 68-29, me 16 demokratë që mbështetën emërimin e tij.

Zoti Bessent, 62 vjeç, tashmë është shfaqur si një mbrojtës i fuqishëm për axhendën ekonomike të Presidentit Trump, e cila përqendrohet tek ulja e taksave dhe vendosja e tarifave të larta, që demokratët dhe disa ekonomistë, argumentojnë se mund të zhbëjnë një pjesë të përparimit që ka bërë Rezerva Federale në vendosjen e inflacionit nën kontroll.

Në seancën e tij të konfirmimit, zoti Bessent paralajmëroi se dështimi për të rinovuar një shkurtim prej 4 trilionë dollarësh nga taksat, që skadon në fund të këtij viti, do të ishte një “fatkeqësi” për amerikanët e klasës së mesme dhe argumentoi se tarifat do të ndihmonin në luftimin e praktikave të padrejta tregtare, rritjen e të ardhurave, dhe do të forconin ndikimin e Shteteve të Bashkuara në negociatat ndërkombëtare.

Ai gjithashtu kundërshtoi idenë se politikat e Presidentit Trump do të ishin inflacioniste dhe tha se përpjekjet e administratës për të rritur prodhimin e naftës në fakt do të ndihmonin në uljen e çmimeve.

Si zyrtari më i lartë ekonomik i Presidentit Trump, zoti Bessent do të përballet me një sërë sfidash, më urgjentet prej të cilave do të jetë menaxhimi i likuiditetit të qeverisë federale, pasi qeveria arriti kufirin e saj ligjor të borxhit në ditën e dytë të Presidentit Trump në detyrë. Edhe përpara se të bënte betimin, Departamenti i Thesarit po përdorte “masa të jashtëzakonshme” për të shmangur shkeljen e kufirit të borxhit dhe shkaktimin e një falimenti katastrofik. Zoti Bessent u tha senatorëve në seancën e tij të konfirmimit se nuk do të kishte mospagim nën drejtimin e tij.

Sekretarit Bessent do t’i duhet gjithashtu të merret me perspektivën e rritjes së deficiteve buxhetore dhe borxhit të shtuar të qeverisë që vlerësohet të arrijë në triliona dollarë, nëse rinovimi i uljes së taksave dhe lehtësimet e tjera të premtuara tatimore nuk mund të kompensohen nga rritja e të ardhurave, ose shkurtimet e shpenzimeve. Nëse vazhdon precedenti i deritanishëm, ai do të jetë një aktor qendror që do të punojë me Kongresin për përmasat dhe trajtën e reformave tatimore.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Protestuesit rikthehen pranë Ministrisë së Arsimit, rinisin tensionet

Arbitrat shqiptarë gjykojnë dy ndeshje në UEFA Europa League dhe UEFA Conference League

Pse serbët i urrejnë shqiptarët?

OJF-të e propagandës, edhe 9 miliardë lekë shtesë

Protestë e tensionuar tek Ministria e Arsimit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mbërrin sot në Shëngjin anija me emigrantë nga Italia, do të strehohen në Gjadër
Artikulli tjetër Myslimanet në Rusi humbin kujdestarinë e fëmijëve, nëse rimartohen

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

GJKKO vendos avokatë të Ndihmës Juridike Falas për Erion Veliajn
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 13 Tetor, 2026
Përshkallëzohet protesta në Ministrinë e Arsimit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 13 Tetor, 2026
Vjedhje e hapur me hemodializën pas përfundimit të koncesionit
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale 13 Tetor, 2026
Bryzh/ Banda shqiptare rrezikon dënime të ashpra, pasi mbushi qytetin me kokainë
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 13 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.