KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Serbia paralajmëron rritjen e arsenalit ushtarak me raketa kineze
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Serbia paralajmëron rritjen e arsenalit ushtarak me raketa kineze
AnalizeFokusKomentPolitikeRajoniZhvillim

Serbia paralajmëron rritjen e arsenalit ushtarak me raketa kineze

Përditësimi i fundit: 29 Qershor, 2026 10:06 am
73 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, paralajmëroi se vendi i tij “do ta rrisë numrin” e raketave kineze CM-400, si dhe do të blejë avionë të rinj ushtarakë.

Ai i bëri këto deklarata gjatë një stërvitjeje ushtarake dhe prezantimit të armatimit të Ushtrisë së Serbisë.

Ngjarja u organizua më 28 qershor në aeroportin ushtarak në Batajnicë, afër Beogradit, dhe në poligonin Pasulanske Livade në Serbinë qendrore, me rastin e festës shtetërore dhe fetare të Vidovdanit.

Gjatë stërvitjes u demonstruan aftësitë e njësive artilerike dhe raketore për mbrojtje kundërajrore, si dhe operacionet e aviacionit, njësive të tankeve, këmbësorisë, njësive të mekanizuara, artilerisë dhe dronëve.

Paraprakisht, në aeroportin ushtarak “Nënkolonel-pilot Millenko Pavlloviç” në Batajnicë, Vuçiq vizitoi ekspozitën e pajisjeve dhe armatimit ushtarak, ku u ekspozuan edhe raketat CM-400, të cilat Serbia i bleu nga Kina në muajin mars.

“CM-400 janë raketa të frikshme. Do ta rrisim numrin e tyre”, tha Vuçiç.

Pavarësisht paralajmërimeve nga Brukseli dhe nga Uashingtoni, Serbia ka vazhduar ta thellojë bashkëpunimin ushtarak me Kinën.

Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes në Stokholm (SIPRI), në periudhën 2020–2024, Serbia importoi pjesën më të madhe të armëve nga Kina (57 për qind), ndjekur nga Rusia (20 për qind) dhe Franca (7.4 për qind).

Vuçiç tha se pilotët e Ushtrisë së Serbisë tashmë kanë nisur trajnimet për përdorimin e avionëve luftarakë francezë Rafale, të cilët Serbia i bleu në vitin 2024.

Ai shtoi se, pas dorëzimit të tyre, do të pasojnë edhe avionë të tjerë ushtarakë.

“Pas Rafaleve do të vijnë së shpejti edhe avionë të rinj. Do të ketë avionë luftarakë dhe avionë për trajnim. Do të kemi gjithçka, prandaj do të na duhen edhe shumë pilotë të tjerë”, tha Vuçiç pas përfundimit të stërvitjes ushtarake në poligonin Pasulanske Livade.

Ai theksoi, gjithashtu, se Serbia nuk do të heqë dorë nga politika e saj e neutralitetit ushtarak.

Duke folur për pjesëmarrjen e Ushtrisë së Serbisë në misione paqeruajtëse dhe stërvitje ushtarake me shtete të tjera, Vuçiç tha se Serbia dëshiron të zhvillojë stërvitje me të gjithë partnerët.

Aktualisht, sipas tij, ka më shumë stërvitje me vendet perëndimore për shkak të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Nëse do të zhvillonit stërvitje me njërën palë ose tjetrën, do të interpretohej se jeni palë në konflikt. Sapo të përfundojnë luftimet, ne do t’i vazhdojmë stërvitjet me të gjithë. Do ta ruajmë neutralitetin tonë ushtarak dhe nuk do të heqim dorë prej tij”, tha Vuçiç.

Serbia është anëtare e programit të NATO-s Partneriteti për Paqe që nga viti 2006, por vazhdon të këmbëngulë në politikën e neutralitetit ushtarak.

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Serbia vendosi një moratorium për mbajtjen e stërvitjeve ushtarake me partnerë të huaj.

Megjithatë, kishte disa përjashtime, si stërvitjet ushtarake “Ujku i Platintë”, të zhvilluara në vitet 2023 dhe 2025 me forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe të disa vendeve të tjera të NATO-s.

Përveç stërvitjeve me ushtrinë amerikane dhe aleatët e saj, Ushtria e Serbisë zhvilloi stërvitje të përbashkëta edhe me ushtrinë kineze.

Në korrik të vitit 2025, njësitë speciale të ushtrive të Serbisë dhe Kinës zhvilluan një trajnim dhjetëditor në provincën kineze Hebei, në veri të Kinës, pavarësisht paralajmërimeve të Brukselit drejtuar Beogradit.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia gropos 14.7 tonë speca të kuq të fermerëve fierakë

SPAK-u godet call center-in në Tiranë/ 8 masa sigurie, tre persona në burg

Champions League/ Edhe sot 6 përballje në fushë

Hagë/ Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, për pengim të drejtësisë

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vapa ekstreme mund të ketë shkaktuar 1 300 vdekje shtesë, në Evropë
Artikulli tjetër SHBA-ja dhe Irani pajtohen të ndalin sulmet dhe të rifillojnë negociatat

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 10 Shtator, 2026
Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në BE
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 10 Shtator, 2026
Ngërçi me pagat: Kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Protesta zhvendoset para SPAK-ut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.