KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SHBA-ja dhe Irani pajtohen të ndalin sulmet dhe të rifillojnë negociatat
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > SHBA-ja dhe Irani pajtohen të ndalin sulmet dhe të rifillojnë negociatat
AktualeAnalizeBotaPolitike

SHBA-ja dhe Irani pajtohen të ndalin sulmet dhe të rifillojnë negociatat

Përditësimi i fundit: 29 Qershor, 2026 10:10 am
106 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani kanë rënë dakord të ndalin sulmet hakmarrëse ndaj njëri-tjetrit dhe të takohen sërish për negociata, duke lejuar gjithashtu lëvizjen e sigurt të anijeve në Ngushticën e Hormuzit, tha një zyrtar amerikan për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkohë, Axios, duke cituar gjithashtu një zyrtar amerikan, raportoi se bisedimet do të zhvillohen në Katar.

“Bisedimet teknike do të vazhdojnë për të gjitha fushat e memorandumit të mirëkuptimit. Të dyja palët do të tërhiqen për momentin dhe anijet do të mund të lëvizin lirshëm nëpër ngushticë”, tha zyrtari vonë në mbrëmjen e 28 qershorit.

Axios raportoi se të dyja palët planifikojnë të takohen më 30 qershor në kryeqytetin e Katarit, Doha.

“Vendosëm të ndalim të gjitha aktivitetet kinetike”, u citua të ketë thënë zyrtari amerikan, duke përdorur termin që zakonisht i referohet sulmeve ushtarake.

Edhe agjencia gjermane e lajmeve DPA, duke cituar një zyrtar të lartë të administratës amerikane, raportoi se Uashingtoni pret që bisedimet të vazhdojnë në ditët në vijim. Vendndodhja e takimit nuk u bë e ditur.

“Asgjë nuk është anuluar”, citohet te ketë thënë zyrtari.

Teherani nuk komentoi dhe qëndrimi i tij për vazhdimin e negociatave nuk ishte menjëherë i qartë.

Këto deklarata vijnë pasi Irani, duke përmendur sulmet amerikane ndaj vendit dhe ato që i cilësoi si shkelje të memorandumit të mirëkuptimit të arritur së voni, refuzoi të takohej me negociatorët amerikanë sipas planit më 28 qershor.

“Për shembull, një nga arsyet është të verifikojmë nëse kemi qasje në fondet e zhbllokuara. Nëse nuk kemi qasje, atëherë ky kusht nuk është përmbushur”, tha Mehdi Fazaeili nga zyra e udhëheqësit suprem të Iranit.

Detaje të tjera nuk ishin menjëherë të disponueshme.

Seanca e ardhshme, më 30 qershor, ishte planifikuar fillimisht të mbahej në Zvicër për të diskutuar programin bërthamor të Iranit. Megjithatë, Axios raportoi se përshkallëzimi i fundit i sulmeve nga të dyja palët bëri që bisedimet të zhvendoseshin në Katar, dhe tani ato do të përqendrohen mbi Ngushticën e Hormuzit.

Irani, i cili pretendon sovranitet mbi këtë rrugë ujore strategjike, ka qëlluar ndaj anijeve tregtare në ngushticë, duke bërë që forcat amerikane të godasin radarë bregdetarë dhe objekte ushtarake iraniane në përpjekje për të mbrojtur lundrimin.

Gjatë rundeve të mëparshme të negociatave, Uashingtoni dhe Teherani ranë dakord të krijonin një linjë komunikimi ndërmjet ushtrisë amerikane dhe Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) për të koordinuar trafikun e anijeve dhe çështje të tjera. Megjithatë, sipas Axios, kjo linjë nuk ishte ende funksionale.

Më 24 qershor, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kishte deklaruar se bisedime të mëtejshme në nivel teknik mund të zhvilloheshin më 29 ose 30 qershor, dhe se ato me gjasë do të mbaheshin në Zvicër.

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe homologu i tij iranian, Masud Pezeshkian, në fillim të qershorit nënshkruan një memorandum të përkohshëm mirëkuptimi me 14 pika, i cili u jep palëve 60 ditë kohë për të negociuar një marrëveshje përfundimtare që synon t’i japë fund luftës që filloi më 28 shkurt.

Katari, së bashku me Pakistanin, ka shërbyer si ndërmjetës mes Uashingtonit dhe Teheranit në rundin aktual të negociatave.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Serbia paralajmëron rritjen e arsenalit ushtarak me raketa kineze
Artikulli tjetër Kosova në qendër të protestës antiqeveritare, në Kralevë të Serbisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.