KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SHBA, largohet drejtuesi i “Projektit 2025”, konservatori Kevin Roberts
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > SHBA, largohet drejtuesi i “Projektit 2025”, konservatori Kevin Roberts
BotaPolitike

SHBA, largohet drejtuesi i “Projektit 2025”, konservatori Kevin Roberts

Përditësimi i fundit: 31 Korrik, 2024 7:38 am
162 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Drejtuesi i “Projektit 2025” në Fondacionin Heritage, ku parashtrohej vizioni për një reformim të plotë të qeverisë federale, ka dhënë dorëheqjen, informoi fondacioni konservator.

Në një deklaratë të presidentit të Fondacionit Heritage, Kevin Roberts, thuhet se largimi i zotit Paul Dans vjen pasi projekti “përmbushi pikërisht atë çfarë synoi: të mblidhte së bashku mbi 110 organizatat kryesore konservatore, për të krijuar një vizion të unifikuar konservator, të motivuar për t’ia pakësuar pushtetin shtetit të pazgjedhur administrativ dhe për t’ia rikthyer atë popullit”.

Ky lajm erdhi pasi kandidati republikan për president Donald Trump është distancuar gjithnjë e më shumë nga “Projekti 2025”, ndërsa janë shtuar sulmet nga demokratët. U krijua kështu spekulimi se ishte ekipi elektoral i ish-Presidentit Donald Trump që e detyroi zoti Dans të largohej.

Gjatë muajve të fundit, demokratët e patën bërë “Projektin 2025” një temë të fuqishme elektorale, duke e paraqitur planin ultrakonservator si një shembull se sa ekstreme do të ishte një administratë e dytë Trump.

Plani prej 1 mijë faqesh paraqet ndryshime të thella në qeverinë federale, përfshirë ndryshimin e rregulloreve për t’u siguruar që punonjësit e qeverisë të jenë më besnikë ndaj presidentit.

Sidoqoftë, ish-Presidenti Trump është distancuar vazhdimisht nga ky dokument, duke thënë në mediat sociale se nuk e ka lexuar dhe se nuk ka njohuri për të. Gjatë një tubimi në Miçigan më herët këtë muaj, ai tha se “Projekti 2025” është shkruar nga njerëz nga “e djathta e ashpër” dhe se disa prej gjërave në të janë “seriozisht ekstreme”.

Në një deklaratë të këshilltarëve të tij zgjedhorë, Susie Wiles dhe Chris LaCivita thuhet se: “Ekipi elektoral i Presidentit Trump ka qenë shumë i qartë për mbi një vit se Projekti 2025 nuk kishte asnjë lidhje me ekipin elektoral, nuk fliste në emër të tij dhe se nuk duhet bashkëlidhur në asnjë mënyrë me fushatën apo Presidentin. Njoftimet për rënien e Projektit 2025 do të ishin shumë të mirëpritura dhe duhet të shërbejnë si një paralajmërim për këdo apo cilindo grup që përpiqet të hiqet sikur kanë influencë tek Presidenti Trump apo ekipi i tij elektoral – nuk do t’iu dalë mirë”.

Përfaqësuesit e ekipit elektoral të ish-Presidentit Trump nuk iu përgjigjën pyetjeve nëse ekipi elektoral kërkoi apo nxiti largimin e zotit Dans nga drejtimi i këtij projekti. Fondacioni Heritage tha se zoti Dans u largua vullnetarisht dhe se nuk pati trysni nga ekipi elektoral i ish-Presidentit Trump. Zoti Dans nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës nëpërmjet postës elektronike për të dhënë një koment.

Ekipi elektoral i Nënpresidentes Harris tha se “Projekti 2025” vazhdon të jetë i lidhur me axhendën e ish-Presidentit Trump.

“Fshehja e 920 faqeve nga populli amerikan nuk e bën atë më pak të vërtetë. Në fakt, duhet t’i bëjë votuesit edhe më të shqetësuar se çfarë tjetër fshehin Trump-i dhe aleatët e tij”, tha menaxherja e fushatës elektorale të zonjës Harris, Julie Chavez Rodriguez.

Faqja në internet e “Projektit 2025” do të vazhdojë të funksionojë dhe ky grup do të vazhdojë të shqyrtojë historikun e rreth 20 mijë kandidatëve për zyrtarë të qeverisë, që do të ishin të gatshëm të zbatonin vizitonin e këtij grupi për qeverisjen, tha Fondacioni Heritage të martën. Grupi njoftoi se operacionet e “Projektit 2025” do të drejtohen tashmë nga vetë presidenti i fondacionit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Si e ndihmuan izraelitët Ramën, të masakronte protestuesit?

Transferimi nga paraburgimi i Durrësit në Fier, Erion Veliaj kallëzon Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve

Tiranë/ Ndryshime në transportin publik, futen në shërbim autobusët e parë 100% elektrik

Kartelet shqiptare në Dubai, miliona euro dhe festa luksoze

Përmbytet Thethi nga reshjet e dendura, bllokohen banorë dhe turistë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vritet në Iran Ismail Haniya, lideri politik i Hamasit
Artikulli tjetër Rusia iu përgjigjet sanksioneve perëndimore

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Krim mjedisor në Krujë e Kurbin: 5 gurore pa leje mjedisore
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 13 Nëntor, 2026
Zbulohen 3 plantacione droge në Belgjikë, arrestohen 6 shqiptarë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 13 Nëntor, 2026
Era e fortë lë pa energji elektrike 6 fshatra, në Lekas të Korçës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 13 Nëntor, 2026
Përdorimi i drogës problem serioz për 79% të shqiptarëve
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 13 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.