KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SHBA njoftoi se do t’i japë raketa Gjermanisë, Kremlini zotohet për masa të ndërsjella
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > SHBA njoftoi se do t’i japë raketa Gjermanisë, Kremlini zotohet për masa të ndërsjella
BotaPolitike

SHBA njoftoi se do t’i japë raketa Gjermanisë, Kremlini zotohet për masa të ndërsjella

Përditësimi i fundit: 29 Korrik, 2024 6:18 pm
145 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Presidenti Vladimir Putin, thotë se Rusia mund të dislokojë armë të reja sulmuese në përgjigje të një plani amerikan për vendosjen e raketave në Gjermani.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë sinjalizuar kohët e fundit gatishmërinë për të dislokuar armë me rreze të mesme veprimi që ishin të ndaluara për dhjetëra vite në bazë të një traktati të periudhës së Luftës së Ftohtë.

Televizioni shtetëror rus transmetoi të dielën festimet në Shën Petersburg me rastin e ‘Ditës së Marinës’. Të pranishëm në festime ishin drejtues të lartë nga 31 vende, përfshirë Kinën, Indinë, Iranin dhe Afrikën e Jugut.

Gjatë ceremonisë, marina ruse lëshoi raketa nga anije të ndryshme të flotës së Detit të Zi dhe avionët luftarakë fluturonin në qiell. Ky demonstrim force, bëhet ndërsa kohët e fundit Shtetet e Bashkuara njoftuan një plan të ri për të dislokuar në Gjermani raketa me rreze të gjatë veprimi deri në vitin 2026.

Për vëzhguesit e jashtëm dhe Presidentin Putin, kjo duket si një histori që përsëritet.

“Situata të kujton periudhën e Luftës së Ftohtë. Nëse SHBA-ja zbaton plane të tilla, ne do ta konsiderojmë veten të lirë nga moratoriumi i njëanshëm i vendosur më parë për dislokimin e sistemeve sulmuese me rreze të mesme dhe më të shkurtër. Do të marrim masa të ndërsjella”, tha Presidenti Putin.

Në një deklaratë të përbashkët nga Shtëpia e Bardhë, zyrtarët amerikanë dhe gjermanë thanë se shfrytëzimi i aftësive të përparuara demonstron përkushtimin ndaj NATO-s dhe kontributit të saj për politikën e integruar evropiane për parandalimin e luftës.

Pavarësisht paralajmërimeve të fundit të Kremlinit, Ministria e Mbrojtjes filloi të publikonte video që tregonin prova me raketa balistike ndërkontinentale disa ditë përpara pushtimit të Ukrainës në vitin 2022.

Në atë kohë, Presidenti Putin foli mbi planet për të angazhuar “forcën parandaluese” të ushtrisë ë tij, duke përfshirë një komponent bërthamor. NATO-ja tha se kjo gjuhë ishte e “rrezikshme dhe e papërgjegjshme”.

Që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës, fuqitë perëndimore kanë qenë përkrahësit më të mëdhenj të Ukrainës nga ana financiare dhe ndihma ushtarake. Vendet e NATO-s premtuan kohët e fundit një ndihmë shtesë prej 43 miliardë dollarësh për vitin e ardhshëm dhe planet për vazhdimin e mbështetjes.

“Kjo mbështetje do ta bëjë Ukrainën më të fortë dhe më të aftë. Në fakt, gjithçka që po bëjmë, më shumë ndihma ushtarake, marrëveshje sigurie dhe bashkërendim, krijojnë bazat që Ukraina të triumfojë”, tha Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Ndërsa Shën Petersburgu dukej i kënaqur nga shfaqja ushtarake, ekspertët shqetësohen se gatishmëria e Rusisë dhe e SHBA-së për të vendosur armë me rreze të mesme veprimi mund të nxisë një garë të re armatimi.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Numri i grave në moshë riprodhimi ka rënë, nga viti 2011
Artikulli tjetër Sondazhi i ri, Kamala Harris ka më shumë mbështetje se Trump

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.