KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria përgatitet për kalimin në euro
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria përgatitet për kalimin në euro
AnalizeFinanceKryesoreOpinionPolitikeSociale

Shqipëria përgatitet për kalimin në euro

Përditësimi i fundit: 16 Korrik, 2026 11:41 am
97 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria po krijon që tani bazën ligjore për kalimin e ardhshëm nga Leku te euro dhe për përfshirjen e Bankës së Shqipërisë në sistemin monetar të Bashkimit Evropian.

Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon rregulla të posaçme që do të zbatohen pas anëtarësimit të vendit në BE dhe më pas pas adoptimit të euros si monedhë zyrtare.

Me hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Banka e Shqipërisë do të bëhet pjesë e Sistemit Evropian të Bankave Qendrore. Në një fazë të mëvonshme, kur vendi të plotësojë kushtet për euron, ajo do të përfshihet në Eurosistem dhe do të zbatojë vendimet e Bankës Qendrore Evropiane.

Kjo do të thotë se politika monetare, normat bazë të interesit dhe administrimi i monedhës nuk do të përcaktohen më vetëm nga Banka e Shqipërisë, por në kuadër të politikës së përbashkët të BQE-së.

Projektligji parashikon gjithashtu pjesëmarrjen e Bankës së Shqipërisë në kapitalin e Bankës Qendrore Evropiane dhe mundësinë e transferimit të një pjese të rezervave valutore në institucionin evropian.

Ligji i ri forcon ndërkohë pavarësinë e Bankës së Shqipërisë dhe ndalon financimin e drejtpërdrejtë të qeverisë, bashkive dhe institucioneve të tjera publike. Këto janë kërkesa të BE-së për vendet që synojnë të hyjnë në sistemin monetar evropian.

Megjithatë, kalimi në euro nuk do të ndodhë menjëherë me miratimin e ligjit. Shqipëria duhet fillimisht të anëtarësohet në BE dhe më pas të përmbushë kriteret ekonomike dhe monetare për adoptimin e monedhës së përbashkët.

Deri atëherë, Leku do të mbetet monedha zyrtare dhe Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të përcaktojë politikën monetare të vendit.

Projektligji synon që kuadri ligjor shqiptar të jetë gati paraprakisht, në mënyrë që Banka e Shqipërisë të mund të integrohet gradualisht në strukturat e Bankës Qendrore Evropiane.

 

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pas kritikave, QSUT “tërheq” thirrjen për donacione
Artikulli tjetër “Fluturon” çmimi i naftës në vend

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.