KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria skenë filmash, propozohet rimbursim 35% për produksionet ndërkombëtare
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Shqipëria skenë filmash, propozohet rimbursim 35% për produksionet ndërkombëtare
AnalizeFokusKryesorePolitikeSociale

Shqipëria skenë filmash, propozohet rimbursim 35% për produksionet ndërkombëtare

Përditësimi i fundit: 13 Maj, 2026 10:10 am
174 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Qeveria ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin e ri “Për kinematografinë dhe audiovizualin”, i cili synon të krijojë një skemë të re mbështetjeje financiare për industrinë filmike dhe audiovizuale në Shqipëri.

Drafti parashikon ngritjen e Agjencisë Kombëtare të Kinematografisë dhe Audiovizualit, AKKA, e cila do të administrojë fondet publike për sektorin, do të certifikojë shpenzimet dhe do të menaxhojë skemat mbështetëse për produksionet filmike dhe audiovizuale.

Një nga elementët kryesorë të projektligjit është skema e “Cash Rebate”, përmes së cilës shteti do të rimbursojë një pjesë të shpenzimeve të kryera në territorin shqiptar nga produksionet filmike dhe audiovizuale. Drafti përcakton se “norma e rimbursimit është 35% e shpenzimeve të kualifikuara të realizuara në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

Sipas projektligjit, skema synon të tërheqë investime në sektorin kinematografik dhe audiovizual, të nxisë zhvillimin e industrisë vendase dhe të promovojë Shqipërinë si destinacion për prodhime ndërkombëtare. Përfituese të skemës do të jenë shtëpitë kinematografike të huaja që kanë marrëveshje bashkëpunimi me kompani të regjistruara në Shqipëri dhe që realizojnë shpenzime në vend.

Projektligji përcakton edhe procedurën dhe afatet për përfitimin e rimbursimit. Komisioni Shqiptar i Filmit do të vlerësojë pranueshmërinë e aplikimit dhe kualifikimin e shpenzimeve brenda 45 ditëve nga aplikimi, ndërsa Komisioni Financiar i AKKA-së do të shqyrtojë raportin financiar dhe do të lëshojë certifikatën e shpenzimeve të kualifikuara brenda 60 ditëve nga dorëzimi.

Pagesa nga Ministria e Financave parashikohet të kryhet brenda 90 ditëve nga certifikimi përfundimtar. Një tjetër element i draftit është krijimi i një fondi të dedikuar për industrinë audiovizuale, i cili do të financohet pjesërisht nga subjektet e sektorit mediatik dhe të komunikimeve elektronike.

Sipas projektligjit, 5% e masës së tatimit mbi fitimin që paguajnë subjektet që ofrojnë transmetim audiovizual, platformat online dhe operatorët e kinemave do të kalojë në fondin e AKKA-së. E njëjta normë prej 5% parashikohet edhe për kompanitë që ofrojnë shërbime interneti, ndërsa operatorët e komunikimeve elektronike do të kontribuojnë me 2% të tatimfitimit.

Drafti zgjeron edhe kategoritë e projekteve që mund të mbështeten financiarisht. Përveç filmave artistikë, dokumentarëve dhe animacionit, mbështetje mund të përfitojnë edhe serialet, projektet immersive me teknologji VR dhe AR, projektet e post-produksionit, bashkëprodhimet ndërkombëtare dhe videolojërat.

Projektligji parashikon gjithashtu krijimin e Komisionit Shqiptar të Filmit si strukturë funksionale brenda AKKA-së, me qëllim promovimin e Shqipërisë si destinacion për prodhime filmike dhe audiovizuale, si dhe asistimin e producentëve vendas dhe të huaj për marrjen e lejeve të xhirimit në territorin shqiptar

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Garë e ethshme në Izrael/ Partia e “Bibit” siguron pjesën më të madhe të votave

Kush do ta qeverisë Izraelin/ Një ish-gjeneral po rrëzon Netanyahun

Topi i Artë 2026, Mbappé ishte shumë afër fitores!

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv në Tiranë

Reuters: Pse Gjenerata Z po udhëheq valën e protestave në Evropë?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 13 mijë pensionistë aktivë në tregun e punës
Artikulli tjetër Mesazhe mashtruese në emër të “Raiffeisen Bank”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Zgjedhjet në Izrael/ Garë e ngushtë mes Netanyahut dhe Eisenkotit
Aktuale Analize Bota Fokus Politike 28 Tetor, 2026
Gazeta belge: Masat e propozuara nga Rama, rikthim në komunizëm
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 28 Tetor, 2026
BE forcon kufijtë kundër emigracionit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
SHBA përgatitet për një sulm të ri ndaj Iranit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.