KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shtëpia e Bardhë konfirmon sanksionet ndaj prokurorit të GJNP-së për krimet e luftës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Zhvillim > Shtëpia e Bardhë konfirmon sanksionet ndaj prokurorit të GJNP-së për krimet e luftës
BotaPolitikeZhvillim

Shtëpia e Bardhë konfirmon sanksionet ndaj prokurorit të GJNP-së për krimet e luftës

Përditësimi i fundit: 11 Shkurt, 2025 9:00 am
152 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), Karim Khan është personi i parë që goditet nga sanksione ekonomike dhe udhëtimi të autorizuara nga Presidenti amerikan Donald Trump, që kanë në qendër gjykatën e krimeve të luftës, për shkak të hetimeve ndaj qytetarëve të SHBA-së ose të aleatëve të tyre si Izraeli.

Emri i zotit Khan, një qytetar britanik, ishte përfshirë të hënën në një shtojcë të një urdhri ekzekutiv të nënshkruar nga zoti Trump javën e kaluar. Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi të premten se zoti Khan po sanksionohej nga Uashingtoni.

Sanksionet, të cilat janë të ngjashme me veprimet që zoti Trump ndërmori gjatë mandatit të tij të parë, përfshijnë ngrirjen e pronave në Shtetet e Bashkuara dhe ndalimin e hyrjes në SHBA të personave të përfshirë dhe familjeve të tyre.

GJNP-ja denoncoi të premten sanksionet, duke u zotuar se do të qëndrojë në krah të personelit të saj dhe do “të vazhdojë të japë drejtësi dhe shpresë për miliona viktima të pafajshme të mizorive në të gjithë botën”. Zyrtarët e gjykatës u takuan në Hagë të premten për të diskutuar mbi pasojat e sanksioneve.

Gjykata Ndërkombëtare Penale, e cila u hap në vitin 2002, ka juridiksion ndërkombëtar për të ndjekur penalisht gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në vendet anëtare ose nëse një situatë referohet tek ajo nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Sipas një marrëveshjeje midis Kombeve të Bashkuara dhe Uashingtonit, zoti Khan duhet të jetë në gjendje të udhëtojë rregullisht në Nju Jork për të informuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së për rastet që ky organizëm ka paraqitur para gjykatës në Hagë.

Këshilli i Sigurimit i ka referuar GJNP-së raste për gjendjen në Libi dhe rajonin e Darfurit në Sudan.

“Ne besojmë se çdo kufizim kundër individëve të caktuar do të zbatohet në përputhje me detyrimet e vendit pritës sipas marrëveshjes së OKB-së,” tha të premten zëvendës zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Çka po ndodhë në Shqipëri dhe si të dilet tutje?

Zgjerohet harta e protestës, nisin shoqërimet në Burrel, thyhen xhamat e Pallatit të Kulturës në Laç

LE MONDE: Revolta shpërtheu pas indiferencës së Edi Ramës

Dita e tretë e përplasjeve në Shqipëri, protestat kundër qeverisë zgjerohen

Pika e vlimit!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Danezët i kundërpërgjigjen Trumpit, kërkojnë Kaliforninë në këmbim të Groenlandës
Artikulli tjetër “The New York Post”: Trump, Putin kanë biseduar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kush po i shfrytëzon revoltat për të ndërtuar një rend të ri botëror?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 16 Tetor, 2026
CRCA dhe ALO 116-111 dënojnë dhunën policore ndaj të miturve
Fokus Koment Kryesore Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Rinia që sot ka librin në dorë, nesër do të ketë Shqipninë mbi shpatulla
Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 16 Tetor, 2026
Transporti publik rikthehet në funksion, shërbimi do të vijojë sipas situatës
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 16 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.