KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “The New York Post”: Trump, Putin kanë biseduar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > “The New York Post”: Trump, Putin kanë biseduar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
BotaKomentPolitikeZhvillim

“The New York Post”: Trump, Putin kanë biseduar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Përditësimi i fundit: 11 Shkurt, 2025 9:02 am
150 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me udhëheqësin rus Vladimir Putin, në një përpjekje për të negociuar përfundimin e luftës në Ukrainë. Njoftimin e bëri vetë Presidenti Trump gjatë një interviste ekskluzive të premten me gazetën “The New York Post” në bordin e avionit presidencial Air Force One.

Presidenti Trump beson se Presidenti rus Putin “ka ndjeshmëri” për të vrarët në fushën e betejës.

“Ai dëshiron që njerëzit të mos vazhdojnë të vdesin”, citon gazeta “The New York Post”, të ketë thënë Presidenti Trump.

Presidenti Trump këmbëngul gjithashtu se lufta trevjeçare “nuk do të kishte ndodhur kurrë” nëse ai do të ishte president në vitin 2022. “Unë kam patur gjithnjë një marrëdhënie të mirë me Putinin”, tha ai.

I pyetur se sa herë kishte folur me presidentin rus, zoti Trump u përgjigj: “Më mirë të mos e them”.

Presidenti Trump siguroi se ai ka një plan konkret për t’i dhënë fund luftës.

“Shpresoj që kjo të ndodhë shpejt. Njerëzit po vdesin çdo ditë. Kjo luftë është kaq e keqe dhe unë dua t’i jap fund kësaj gjëje të mallkuar”.

Duke iu drejtuar Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz, që iu bashkua të premten në mbrëmje presidentit në zyrën e tij në bordin e avionit presidencial Air Force One, Presidenti Trump tha: “Le t’i fillojmë këto takime. Ata duan të takohen. Njerëzit po vdesin çdo ditë. Ushtarë të rinj e të bukur po vdesin. Të rinj si djemtë e mi. Në të dyja anët. Në të gjithë fushën e betejës”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nuk konfirmoi apo hodhi poshtë të artikullin e gazetës “The New York Post” rreth bisedës mes dy presidentëve.

“Ndërsa administrata në Uashington zgjeron punën e saj, lindin shumë komunikime dhe këto komunikime kryhen nëpërmjet kanaleve të ndryshme”, tha zoti Peskov për gazetën ruse Izvestia.

Siç është raportuar më parë nga Zëri i Amerikës, Presidenti Trump tha gjatë një konference të përbashkët për shtypin me Kryeministrin japonez Shigeru Ishiba në Shtëpinë e Bardhë të premten, më 7 shkurt, se ai ka të ngjarë të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky këtë javë.

I pyetur nga gazetarët nëse Nënpresidenti amerikan J.D. Vance, i cili do të udhëtojë në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, planifikon të takohet me zotin Zelensky javën e ardhshme, Presidenti Trump u përgjigj: “Unë ndoshta do të takohem me Presidentin Zelensky javën e ardhshme dhe ndoshta do të flas me Presidentin Putin”.

“Ai (Zelensky) mund të takohet me mua javën e ardhshme. Sa herë që ai të dojë. Unë jam këtu”, shtoi presidenti amerikan.

Kur u pyet nëse ky takim do të zhvillohej në Uashington, Presidenti Trump u përgjigj: “Ndoshta në Uashington. Unë nuk do të shkoj atje” [në Mynih].

Më herët të premten, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters se donte të takohej me Presidentin Trump përpara se të takohej me Presidentin rus Vladimir Putin, “përndryshe do të duket si një dialog për Ukrainën, pa Ukrainën”.

Ai tha se ishte gati të negocionte me Presidentin Trump për një marrëveshje për elementët e rrallë të nëntokës dhe mineralet e tjera në këmbim të mbështetjes financiare:

“Nëse po flasim për një marrëveshje, atëherë le të bëjmë një marrëveshje, ne jemi vetëm për këtë”, tha Presidenti ukrainas Zelensky për agjencinë e lajmeve Reuters.

Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth do të marrë pjesë në një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s dhe në një takim të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG) që do të mbahet në Bruksel të mërkurën, njoftoi Pentagoni të premten në mbrëmje.

Gjatë vizitës së tij të parë në Evropë si Sekretari amerikan i Mbrojtjes, që fillon të hënën, zoti Hegseth është planifikuar të diskutojë me ministrat e NATO-s nevojën për të rritur shpenzimet e mbrojtjes të Aleancës, për të forcuar udhëheqjen evropiane dhe për të zgjeruar kapacitetet e industrisë së mbrojtjes në të dy anët e Atlantikut.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha më 31 janar se lufta e Rusisë në Ukrainë ka arritur në një ngërç, me vuajtje si për ukrainasit ashtu edhe për rusët dhe se detyra e Presidentit Donald Trump është t’i japë fund konfliktit dhe të arrijë paqen e qëndrueshme. Kjo kërkon fillimin e negociatave ku të dyja palët do të duhet të “sakrifikojnë diçka”.

Sekretari Rubio i shprehu mendimet e tij për përfundimin e luftës në Ukrainë gjatë një interviste me gazetaren Megan Kelly.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kriza e pensioneve, janë sa 30% e pagës

Ukrainës i kanë mbaruar raketat Patriot

Incident në protestë/ Qytetarët: Provokimet nuk na ndalin

Skandali në Britani/ Kryeministrin e mashtrojnë në telefon

Katër të plagosur nga zjarri, në një skaf në Porto Palermo

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shtëpia e Bardhë konfirmon sanksionet ndaj prokurorit të GJNP-së për krimet e luftës
Artikulli tjetër Trump nënshkruan dekretin për 25% tarifa ndaj importeve të çelikut dhe aluminit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kompania e lidhur me “Grupin e Pojës” merr leje për kullë 12-katëshe në Radhimë
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 17 Gusht, 2026
Atalanta përshëndet zyrtarisht Berat Gjimshitin
Aktuale Bota Koment Kryesore Sociale Sporti 17 Gusht, 2026
Premier League shkëputet financiarisht nga rivalët
Analize Finance Sociale Sporti Zhvillim 17 Gusht, 2026
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë
Analize Korrupsion Kryesore Sociale Zhvillim 17 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.