KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump nënshkruan dekretin për 25% tarifa ndaj importeve të çelikut dhe aluminit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trump nënshkruan dekretin për 25% tarifa ndaj importeve të çelikut dhe aluminit
AktualeBotaEkonomiOpinionPolitike

Trump nënshkruan dekretin për 25% tarifa ndaj importeve të çelikut dhe aluminit

Përditësimi i fundit: 11 Shkurt, 2025 9:04 am
113 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Presidenti Donald Trump vendosi të rrisë ndjeshëm tarifat ndaj importeve të çelikut dhe aluminit të hënën, duke anuluar përjashtimet dhe kuotat pa doganë për furnizuesit kryesorë nga Kanadaja, Meksika, Brazili dhe vende të tjera, një vendim që mund të rrisë rrezikun e një lufte tregtare me shumë vende.

Presidenti Trump nënshkroi urdhërat ekzekutivë për rritjen e normës së tarifave ndaj importeve të aluminit nga 10% në 25%. Veprimi i tij rikthen në fuqi një tarifë prej 25% për importet e çelikut dhe ato të alumini që hynin në Shtetet e Bashkuara pa paguar asnjë taksë, bazuar në marrëveshjet ekzistuese dhe mijëra përjashtime ndaj produkteve të tjera.

Dekretet janë zgjatime të tarifave bazuar në ligjin e sigurisë kombëtare 232, të nënshkruar nga Presidenti të Trump në vitin 2018 për të mbrojtur prodhuesit e çelikut dhe aluminit. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se përjashtimet kishin dobësuar efektivitetin e këtyre masave.

Gjatë mandatit të tij të parë, Presidenti Trump vendosi tarifa prej 25% për çelikun dhe 10% për aluminin, por më vonë i hoqi taksat për disa partnerë tregtarë, përfshirë Kanadanë, Meksikën dhe Brazilin.

Ish-presidenti Joe Biden më pas hoqi tarifat edhe për Britaninë, Japoninë dhe Bashkimin Evropian. Shfrytëzimi i kapaciteteve të çelikut në Shtetet e Bashkuara ka rënë në vitet e fundit.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt tha se tarifat e reja do të jenë një shtesë mbi detyrimet ekzistuese për çelikun dhe aluminin.

Presidenti Trump të hënën gjithashtu vendosi një standard të ri, që kërkon që importet e çelikut dhe aluminit të përpunohen në bazë të standarteve të Amerikës së Veriut para se të hyjnë në vend, për të shmangur hyrjen në Shtetet e Bashkuara të çelikut kinezë të përpunuar me standarte minimale.

Këshilltari i Presidentit Trump për tregtinë, Peter Navarro tha se masat do të ndihmonin prodhuesit amerikanë të çelikut dhe aluminit dhe do të mbështesin sigurinë ekonomike dhe kombëtare të Amerikës. “Tarifat e e reja të çelikut dhe aluminit do t’i japin fund importeve të cilësisë së ulët të këtyre produkteve, do të nxisin prodhimin vendas dhe do të sigurojnë industritë tona të çelikut dhe aluminit si shtylla të sigurisë ekonomike dhe kombëtare të Amerikës”, u tha ai gazetarëve. “Kjo nuk ka të bëjë vetëm me tregtinë. Ka të bëjë me garancinë që Amerika nuk duhet të mbështetet kurrë te vendet e tjera për industri kritike si ajo e çelikut dhe aluminit.”

Presidenti Trump fillimisht paralajmëroi vendimin e tij për tarifat ndaj importeve të çelikut dhe aluminit të dielën, duke shtuar se ai do të deklaronte tarifa të tjera reciproke më vonë gjatë javës ndaj partnerëve tregtarë të Shteteve të Bashkuara.

 

Marrë ga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan

Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar

Vuçiç letër NATO-s kundër hapjes së Urës së Ibrit

BB: Projekti i shëndetësisë humbi objektivat

Si po e rigjallëron Trump demokracinë në Shqipëri?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm “The New York Post”: Trump, Putin kanë biseduar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Artikulli tjetër Uashington, agjencia e mbrojtjes së konsumatorit urdhërohet të ndërpresë punën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Flotilja ‘Sumud’ niset drejt Shqipërisë, si mobilizim ndërkombëtar kundër projektit turistik të Kushner
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Kompania nën sekuestro e Inceneratorit të pa-ndërtuar të Tiranës, me fitim 8 milion euro më 2025-ën
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
Ndotja e ajrit mbyt Elbasanin
Aktuale Analize Fokus Kryesore 18 Gusht, 2026
Roja e plazhit vret turistin 20 vjeçar francez në Ksamil, arrestohet
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.