KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Uashington, agjencia e mbrojtjes së konsumatorit urdhërohet të ndërpresë punën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Uashington, agjencia e mbrojtjes së konsumatorit urdhërohet të ndërpresë punën
AktualeBotaPolitikeSociale

Uashington, agjencia e mbrojtjes së konsumatorit urdhërohet të ndërpresë punën

Përditësimi i fundit: 11 Shkurt, 2025 9:07 am
104 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Administrata e Presidentit Trump ka urdhëruar Byronë e Mbrojtjes Financiare të Konsumatorëve (CFPB) që të ndërpresë pothuajse të gjithë funksionet e saj, duke mbyllur praktikisht një agjenci që u krijua për të mbrojtur konsumatorët pas krizës financiare të vitit 2008 dhe skandalit të kredive për blerjen e shtëpive.

Russell Vought, drejtori i ri i Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit, udhëzoi CFPB-në, në një email të konfirmuar nga agjencia e lajmeve Associated Press të dërguar mbrëmjen e së shtunës, të ndalë punën për proceset në vijim dhe të mos fillojë asnjë hetim të ri. Agjencia ka tërhequr vëmendjen e konservatorëve që kur ish-Presidenti Barack Obama këmbënguli për krijimin e saj me legjislacionin e reformës financiare të vitit 2010, që pasoi krizën financiare të periudhës 2007-2008.

Mesazhi i dërguar me email gjithashtu urdhëroi CFPB-në të “ndërpriste të gjitha aktivitetet e mbikëqyrjes dhe ekzaminimit”.

Meqenëse CFPB-ja është krijuar nga Kongresi, do të duhej një akt i veçantë i Kongresit për ta eliminuar atë zyrtarisht. Por drejtuesi i agjencisë vendos sidoqoftë në lidhje me veprimtarinë e saj ligjzbatuese.

Në platformën e mediave sociale X, Elon Musk komentoi të premten: “U prehtë në paqe CFPB-ja” (“CFPB RIP”). Dhe faqja kryesore në internet e CFPB-së nuk funksionoi të dielën, e zëvendësuar me një mesazh se “faqja nuk gjendet”.

Ndërkohë në orët e vona të së shtunës, zoti Vought tha në një postim në mediat sociale se CFPB-ja nuk do të tërhiqte shumën e ardhshme të financimit nga Rezerva Federale, duke shtuar se rezervat e saj aktuale prej 711.6 milionë dollarësh janë “të tepruara”. Kongresi pati vendosur që buxheti i kësaj byroje të jepej nga Rezerva Federale, për ta mbrojtur atë nga trysnia politike.

Ky mekanizëm “që kontribuon prej kohësh për mos-përgjegjshmërinë e CFPB-së, tashmë po mbyllet”, tha zoti Vought në rrjetin X.

CFPB-ja thotë se ka arritur të lehtësojë financiarisht me rreth 20 miliardë dollarë konsumatorët amerikanë, që nga themelimi i saj, në formën e borxheve të anuluara, kompensimit dhe kredive të reduktuara. Muajin e kaluar, byroja paditi bankën Capital One me akuza për mashtrimin e konsumatorëve në lidhje me ofertat e saj për llogaritë e kursimeve me interes të lartë, duke përfituar për rrjedhojë mbi 2 miliardë dollarë që duhet t’u kishin shkuar klientëve në formën e interesit.

Dennis Kelleher, president i organizatës “Better Markets”, tha se, “kjo është arsyeja përse bankat më të mëdha të Wall Street-it dhe aleatët miliarderë të Trump-it e urrejnë byronë: pasi është një zbatuese efektive e ligjeve për financat dhe ka qëndruar krah për krah me qindra miliona amerikanë – republikanë dhe demokratë – përballë financierëve grabitqarë, mashtruesve dhe shkelësve”.

Masa ndaj CFPB-së gjithashtu vë në dukje tensionet mes premtimeve më populiste të Presidentit Trump për të ulur kostot për familjet e klasës punëtore dhe premtimit të tij për të reduktuar rregullat e qeverisë.

Gjatë fushatës, Presidenti Trump tha se do t’i kufizonte normat e interesit të kartave të kreditit në 10%, pasi ato u rritën në nivele mesatare rekord mbi 20%, kur Rezerva Federale rriti normat e interesit në 2022 dhe 2023. CFPB-ja kishte filluar punën për zbatimin e këtij propozimi.

Byroja mund të vazhdojë të pranojë ankesa, por nuk mund të fillojë hetime ose të vazhdojë me ato ekzistuese, sipas një personi në dijeni të proceseve të agjencisë, që kërkoi t’i ruhet anonimiteti. Memorandumi lë të kuptohet se ndalohet gjithashtu komunikimi me kompanitë, organizatat e konsumatorëve ose grupe të tjera të jashtme.

Ekipi i zotit Musk do të kishte gjithashtu qasje tek ankesat, hetimet dhe të dhënat e mbikëqyrjes rregullatore. Qasja do të ngrinte pikëpyetje të pakëndshme nëse kompania X e zotit Musk krijon një sistem të ri pagesash, pasi CFPB-ja ka të dhëna për kompani të ngjashme që do të ishin konkurrente me të, si Cash App, tha personi.

Email-i i zotit Vought u dërgua pasi një direktivë e ngjashme u dha nga Sekretari i Thesarit, Scott Bessent më 3 shkurt dhe është masa më e fundit e administratës së Presidentit Trump për të kufizuar me shpejtësi punën e agjencive federale që i ka konsideruar të tepërta.

Ish-Presidenti Obama udhëhoqi përpjekjet për krijimin e byrosë në vazhdën e krizës së strehimit dhe asaj financiare të viteve 2007-2008, e cila u shkaktua pjesërisht nga dhënia e huave të parregullta për blerjen e shtëpive. Ideja për krijimin e kësaj byroje ishte propozuar nga senatorja demokrate nga Massachusetts, Elizabeth Warren. Ndaj byrosë janë ngritur padi nga banka të mëdha dhe shoqatat e sektorit financiar.

“Vought po u hap bankave të mëdha dhe korporatave gjigante dritën jeshile për të mashtruar familjet”, tha senatorja Warren.

Javën e kaluar, senatorja Warren i bëri thirrje Presidentit Trump që të punojë me byronë për të mbrojtur amerikanët nga praktika e bankave që mbyllin llogaritë e klientëve sepse besojnë se ato paraqesin rreziqe financiare, ligjore apo për reputacionin e bankave.

Në email-in e zotit Vought thuhej se Presidenti Donald Trump e kishte ngarkuar atë të premten me detyrën e drejtorit të përkohshëm të CFPB-së. Presidenti Trump shkarkoi drejtorin e mëparshëm të byrosë, Rohit Chopra, më 1 shkurt. Zoti Vought ishte ndër hartuesit e Projektit 2025, një plan politikash për Shtëpinë e Bardhë, plan që Presidenti Trump u përpoq ta mohonte gjatë fushatës së vitit të kaluar.

Nën drejtimin e zotit Chopra, CFPB-ja miratoi rregulla për të kufizuar tarifat bankare dhe ka propozuar kufizime për kompanitë ndërmjetëse që kanë qasje tek informacione personale, si numrat e Sigurimeve Shoqërore.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan

Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar

Vuçiç letër NATO-s kundër hapjes së Urës së Ibrit

BB: Projekti i shëndetësisë humbi objektivat

Si po e rigjallëron Trump demokracinë në Shqipëri?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump nënshkruan dekretin për 25% tarifa ndaj importeve të çelikut dhe aluminit
Artikulli tjetër Vuçiç: Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Flotilja ‘Sumud’ niset drejt Shqipërisë, si mobilizim ndërkombëtar kundër projektit turistik të Kushner
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Kompania nën sekuestro e Inceneratorit të pa-ndërtuar të Tiranës, me fitim 8 milion euro më 2025-ën
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
Ndotja e ajrit mbyt Elbasanin
Aktuale Analize Fokus Kryesore 18 Gusht, 2026
Roja e plazhit vret turistin 20 vjeçar francez në Ksamil, arrestohet
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.