KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shtëpia e Bardhë zgjedh gazetarët që raportojnë për të
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Shtëpia e Bardhë zgjedh gazetarët që raportojnë për të
BotaKomentPolitikeSocialeZhvillim

Shtëpia e Bardhë zgjedh gazetarët që raportojnë për të

Përditësimi i fundit: 26 Shkurt, 2025 2:08 pm
182 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Në të ardhmen, Shtëpia e Bardhë dëshiron të vendosë vetë se cilat media do të lejohen të raportojnë rregullisht nga afër për Presidentin Donald Trump. Administrata Trump po braktis kështu një traditë dekadash të organizatave të lajmeve të zgjedhura në mënyrë të pavarur që shoqërojnë Presidentin në udhëtimet e tij. “Në vazhdim, grupi i shtypit i Shtëpisë së Bardhë do të përcaktohet nga ekipi i shtypit i Shtëpisë së Bardhë,” tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt.

Grupi përbëhet nga një përzgjedhje e gazetarëve, të cilët marrin pjesë në emër të të gjithë gazetarëve të akredituar – për shembull në ngjarje ku hapësira është e kufizuar – dhe ua transmeton informacionet të gjithëve si pjesë e një procedure të standardizuar. Përbërja e këtij grupi më parë ishte rregulluar nga një procedurë qarkore e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë (WHCA).

Shtëpia e Bardhë e justifikon ndryshimin me modernizimin

Leavitt tha se ndryshimet do të ndërronim me rotacion organizatat tradicionale të lajmeve dhe gjithashtu do të merrnin parasysh shërbimet “streaming”. Kjo është sipas saj një modernizim i grupit të shtypit. Shtëpia e Bardhë tani dëshiron të kenë qasje në grup më shumë media se më parë, tha Leavitt.

Kjo vlen, ndër të tjera, për radiot dhe televizionet lokale që janë “afër popullit”. Shumë nga transmetuesit lokalë i përkasin grupit mediatik Sinclair, i cili konsiderohet populist i krahut të djathtë dhe njihet se u jep gazetarëve të tij udhëzime të centralizuara si të raportojnë.

Kritika për vendimin e Shtëpisë së Bardhë

Jon Marshall, profesor i historisë së medias në Universitetin Northwestern, e quajti vendimin “një hap të rrezikshëm për demokracinë“. Kjo do të thotë se “Presidenti mund të zgjedhë se kush informon për pushtetin ekzekutiv, duke injoruar faktin se është populli amerikan që paguan për operimin e Shtëpisë së Bardhë me taksat e tij, për udhëtimet e Presidentit dhe pagën e Zëdhënëses së Shtypit”.

Edhe nga vetë WHCA vijnë kritika të ashpra. Presidenti i Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, Eugene Daniels tha se organizata e tij e zgjeron vazhdimisht numrin e anëtarëve të saj për të përfshirë media të reja. Vendimi i Shtëpisë së Bardhë “minon pavarësinë e një shtypi të lirë në Shtetet e Bashkuara”, tha ai. “Në një vend të lirë, udhëheqësit nuk duhet të jenë në gjendje të zgjedhin trupën e tyre të shtypit.”

Kësaj i paraprin një mosmarrëveshje me AP

Sfondi i gjithë kësaj është mosmarrëveshja me agjencinë amerikane të lajmeve AP, e cila vazhdon prej javësh dhe tashmë ka mbërritur në gjykatë. Gazetarët e AP nuk kanë më qasje në Zyrën Ovale, sepse agjencia e lajmeve nuk përdor më termin e ri të Trumpit “Gjiri i Amerikës” për t’iu referuar ujërave në jug të bregdetit të SHBA, të cilat njihen ndërkombëtarisht si “Gjiri i Meksikës”.

AP i paditi përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë, por të hënën një gjykatës federal refuzoi të urdhëronte menjëherë Shtëpinë e Bardhë që të rivendoste qasjen e agjencisë së lajmeve në evente të ndryshme me presidentin. AP nuk kishte dëshmuar se agjencia e lajmeve kishte pësuar dëm të pariparueshëm si rezultat i vendimit të administratës Trump, argumentoi gjyqtari.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pazaret politike të MAGA-s kërcënojnë paqen në Ballkan

Termometri zbret në -3°C në verilindje, dëborë dhe ngrica, bllokohet qarkullimi në disa akse rrugore

Nis sistemi i pagesave të menjëhershme, transfertat brenda 10 sekondash

Kërkoet pagë minimale e patatueshme dhe rishikim i tatimit për pagat e ulëta

Kostoja e jetesës, emigrimi dhe korrupsioni, shqetësimet kryesore të shqiptarëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kurti: Qytetarët presin që LVV-ja të formojë institucionet
Artikulli tjetër ‘Freedom House’: Përkeqësim i të drejtave politike dhe lirive në nivel botëror

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Puna e institucioneve publike është përkeqësuar 5 vitet e fundit
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
Shpopullimi i vendit! 28% e shqiptarëve kanë një plan konkret për të emigruar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 24 Nëntor, 2026
Si gënjeu Rama për banesat e boshatisura në Shqipëri?
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 24 Nëntor, 2026
AKSHI drejt një monopoli të ri? Në lojë një izraelit dhe një ish-kancelar nën hetim për korrupsion
Aktuale Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 24 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.