KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sjellja e Manastirliut si kryetare ‘de facto’ ngre shqetësime të reja për pushtetin vendor
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Sjellja e Manastirliut si kryetare ‘de facto’ ngre shqetësime të reja për pushtetin vendor
AktualeAnalizeKryesoreOpinionPolitike

Sjellja e Manastirliut si kryetare ‘de facto’ ngre shqetësime të reja për pushtetin vendor

Përditësimi i fundit: 1 Dhjetor, 2025 8:32 pm
224 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Në një sallë të mbushur me banorë të Laprakës dhe Kasharit, deputetja socialiste Ogerta Manastirliu u ngjit në podium më 24 nëntor dhe udhëhoqi diskutimet për buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin e ardhshëm.

E shpallur si kandidate për kryebashkiake që prej shtatorit, Manastirliu foli sikur të ishte një kryetare e zgjedhur, drejtoi diskutimet me banorët dhe iu përgjigj pyetjeve të tyre, ndërkohë që përfaqësuesit zyrtarë të Bashkisë së kryeqytetit shërbyen si dekor përgjatë aktivitetit.

Sjellja e saj si kryetare “de facto” gjatë diskutimeve për buxhetin e Tiranës u legjitimua nga kryeministri Edi Rama, i cili në një takim të parë tha se po e mbështesnin Bashkinë “që të bënte më të mirën” me Manastirliun në krye si drejtuese politike e qarkut dhe deputete e Tiranës.

Megjithatë, kjo sjellje ka ngritur shqetësime për politizim të buxhetit lokal dhe ‘uzurpimin’ politik nga partia në pushtet të drejtimit të bashkisë më të madhe në vend, në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë, legjislacionin vendor si dhe Kartën Europiane të Vetëqeverisjes Vendore.

Manastirliu është kandidatja e përzgjedhur e kryeministrit Edi Rama që kur qeveria vendosi të shkarkonte kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli prej shkurtit të këtij viti i akuzuar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Veliaj e kundërshtoi në Gjykatën Kushtetuese vendimin e shkarkimit të qeverisë, duke sjellë si rrjedhojë pezullimin e dekretit të presidentit të Republikës për mbajtjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.

Agron Haxhimali nga Instituti i Bashkive e sheh me shqetësim protagonizmin e Manastirliut në prezantimin e buxhetit të bashkisë Tiranë, duke e konsideruar këtë një politizim të buxhetit “që u përket qytetarëve”.

“Manastirliu nuk mund të sillet si kryebashkiake ‘de facto’ e Tiranës dhe kjo periudhë tranzicioni nuk duhet të shfrytëzohet për kapital dhe qëllime kontrolli të qeverisë mbi bashkinë,” tha Haxhimali për BIRN.

“Për buxhetet e bashkive duhet të jenë politikanët lokalë që të udhëheqin konsultimet, pasi ata do t’a zbatojnë buxhetin dhe ata kanë përgjegjësi para qytetarëve,” shtoi ai.

Edhe Ylli Asllani, kryetar i Shoqatës së të Zgjedhurve Vendorë, e dënon uzurpimin e pushtetit vendor në Tiranë, ndërsa e sheh këtë si pjesë të një presioni më të gjerë që kryeministri Edi Rama ushtron mbi pushtetin vendor.

“Mbi këtë deformim të demokracisë vendore dhe ligjit, Manastirliu, i jep mandat vetes për të  ushtruar kompetenca të të zgjedhurve vendorë, qoftë duke u shfaqur si ofruese e ‘karotës së projekteve’ pas dhunës dhe arrogancës së larpermendur,” tha Asllani.

“Qëllimi është i njëjtë, denigrimi dhe uzurpimi i kompetencave të këshilltarëve bashkiakë dhe të kryebashkiakut të kryeqytetit,” shtoi ai.

Manastirliu nuk iu përgjigj pyetjeve se në çfarë atributesh ligjore ajo i drejton këto takime dhe as kritikave të ekspertëve për ndërhyrje antiligjore në kompetencat e pushtetit vendor.

‘Uzurpimi’ i funksioneve vendore

Komandimi ‘de facto’ i Manastirliut në krye të punëve të Bashkisë së Tiranës nuk është një rast i izoluar i ndërhyrjes së ekzekutivit në pushtetin vendor. Vetëm pak javë pas fitores së mandatit të katërt qeverisës në zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Rama shpalli nismën për të “reformuar” administratën vendore të bashkive, duke diktuar tek kryetarët e bashkive shkarkimet e nëpunësve vendorë.

I gjithë procesi i shkarkimeve dhe emërimeve të reja u monitorua në terren nga të deleguar të PS-së nëpërmjet grupeve të punës, të përbëra kryesisht nga drejtues politikë për qarqet dhe deputetë.

Fushata e “dorëzimit” të bashkive në duart e Partisë Socialiste vijoi gjatë gjithë korrikut, me dorëheqje të drejtuesve vendorë pas kërkesave publike të Ramës dhe shkarkime masive në administratë,  duke ngritur shqetësime për shkelje të autonomisë së pushtetit vendor të garantuar me Kushtetutë dhe personalizim i të gjitha pushteteve në një dorë në modelin e ‘partisë-shtet’.

Duke iu referuar kësaj situate, Ylli Asllani e sheh situatën si alarmante dhe sugjeron që sjellja dhe roli i qeverisë është antiligjor, përfshirë edhe buxhetimin vendor.

Sipas tij, qeverisja vendore ka ‘parlamentin’ e vet dhe çdo diskutim e rekomandim rreth buxhetimit me pjesëmarrje kryhet aty me pjesëmarrje dhe transparencë, ndërkohë që procesi është finalizimi i një diskutimi të gjatë të këshillave bashkiakë me administratën vendore, qytetarët, specialistët dhe kushdo tjetër që dëshiron të jetë kontribues.

“Qeveria nuk dëshiron të kuptojë se në Kushtetën e Shqipërisë, projekt/buxhetet vendore i hartojnë njësitë vendore, i miratojnë Këshillat Vendorë dhe vetëm Parlamenti ka të drejtë t’i aprovojë pa hallka politike të ndërmjetme,” tha Asllani duke kritikuar përfaqësuesit politikë të partisë në pushtet për “uzurpim” të dialogut lokal për buxhetet.

Sipas tij, e gjithë kjo shfaqje është një “farsë” dhe përtej propagandës, qeveria sërish vijon të mbajë të njëjtin nivel të ulët mbështetje buxhetore për pushtetin lokal.

“Me 1% të PPB, buxheti i njësive vendore nuk mund të plotësojë shërbimet për qytetarët, apo të realizojë strategjitë kombëtare për luftimin e korrupsionit, frenimin e shpopullimit dhe nuk do të mund të zbusë varfërinë që ka prekur 70% të popullsisë të njësive vendore,” sugjeroi ai.

Të njëjtin shqetësim ndan dhe Haxhimali, një kritik i vazhdueshëm i ndërhyrjeve politike në autonominë vendore, i cili apelon që politika qendrore duhet të bëjë kujdes sa i përket ndërhyrjeve në pushtetin vendor.

“Nuk duhet të interferojë përveçse në rrugë ligjore të bashkëpunimit,” thekson Haxhimali, duke kërkuar nga ana tjetër dhe nga vetë drejtuesit e bashkive që të jenë në lartësinë e detyrës dhe “të mos lejojnë dhe lëshojnë autoritetin e tyre”.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Azi/ Mbi 1 mijë viktima nga përmbytjet
Artikulli tjetër Turistë koprracë! Vijnë më shumë, por shpenzojnë më pak

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.