KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Skandali “Epstein” trondit politikën britanike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Skandali “Epstein” trondit politikën britanike
AktualeAnalizeBotaPolitike

Skandali “Epstein” trondit politikën britanike

Përditësimi i fundit: 6 Shkurt, 2026 12:03 pm
231 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Në javët e fundit, publikimi i dokumenteve të lidhura me dosjet e financierit të ndjerë Jeffrey Epstein ka shkaktuar një valë reagimesh politike në mbarë botën, por me pasoja krejtësisht të ndryshme në ShBA dhe në Britaninë e Madhe. Në Londër, kryeministri britanik Keir Starmer është përballur me një krizë të madhe politike, pasi doli në dritë fakti se ai emëroi Lord Peter Mandelson si ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Washington, pavarësisht lidhjeve të gjithanshme me Epstein. Dokumentet e publikuara nga autoritetet amerikane tregojnë se marrëdhënia mes Mandelson dhe Epstein ishte më intensive dhe më e gjatë se sa u pretendua në fillim, dduke përfshirë edhe ndarjen e informacioneve që kanë shërbyer si bazë për hetime të reja.

Zyrtarë dhe analistë të pavarur politikë kanë kritikuar ashpër procedurat e verifikimit të Mandelson, duke argumentuar se qeveria britanike nuk u kujdes sa duhet për të kuptuar marrëdhënien e ngushtë me Epstein para emërimit të tij. Starmer ka pranuar se diçka ka shkuar keq, duke kërkuar falje ndaj viktimave të abuzimit dhe duke pranuar se ka mbajtur “besimin e tepërt” te shpjegimet e Mandelson. Por, kjo nuk ka qetësuar plotësisht klimën politike brenda partisë së tij.

Për më tepër, skandali ka çuar në dorëheqjen e Mandelson nga Dhoma e Lords dhe debatin mbi mënyrën se si titujt dhe pozicionet e nderit lihen pa mekanizma të qartë përgjegjësie. Hetimet e policisë dhe shqyrtimi i dokumenteve të brendeshme të qeverisë vazhdojnë, ndërsa kritikët e Starmer kërkojnë transparencë totale dhe ndryshime të thella në mënyrën se si zgjidhen përfaqësuesit zyrtarë.

Ndërkohë, në Ëashington, emri i ish presidentit Donald Trump përmendet qindra herë në dokumentet e Epstein. Deri tani nuk ka prova konkrete se ai ka kryer ndonjë veprim penal duke e bërë ndikimin politik të skandalit shumë më të kufizuar në ShBA se sa në Britani. Trump ia ka dalë të shmangë efektet më të rënda politike duke minimizuar publikisht rëndësinë e çështjes, diçka që ka ndihmuar në ruajtjen e nivelit të tij politik pavarësisht reagimeve të medies dhe kritikave të kundërshtarëve.

Analistët politikë vërejnë se kjo ngjarje ka zbuluar dobësitë në sistemet e verifikimit diplomatik dhe ka nxitur debatin publik mbi mënyrën se si figurat me ndikim zgjidhen për postet ndërkombëtare. Pa dyshim një debat që mund të ketë pasoja afatgjata për qeveritë si në Londër, ashtu edhe në Washington.

 

Marrë nga CNN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Masa të reja për protestuesit e dhunshëm në Itali
Artikulli tjetër Talentet po i merr Europa/ 5400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.