KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sot 1 vit nga arrestimi i Veliajt, avokatët mbrojtës: Kryebashkiakut po i mohohet procesi i rregullt ligjor
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Sot 1 vit nga arrestimi i Veliajt, avokatët mbrojtës: Kryebashkiakut po i mohohet procesi i rregullt ligjor
AktualeFokusKryesoreOpinionPolitike

Sot 1 vit nga arrestimi i Veliajt, avokatët mbrojtës: Kryebashkiakut po i mohohet procesi i rregullt ligjor

Përditësimi i fundit: 10 Shkurt, 2026 12:21 pm
312 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Sot shënohet një vit nga vendosja në paraburgim e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Sipas mbrojtjes dhe përfaqësuesve të Veliajt, Kasowitz dhe Mishcon de Reya gjatë 365 ditëve të fundit paraburgimi i tij është përdorur në mënyrë të tepruar, pavarësisht se, sipas tyre, nuk ka prova që ai përbën rrezik arratisjeje, se mund të pengojë hetimet apo të kryejë vepra të tjera penale. Në reagimet publike theksohet se nga shkurti deri në korrik të vitit të kaluar, Veliaj është mbajtur i ndaluar pa u njohur zyrtarisht me akuzat për të cilat mbahej në paraburgim. Në shtator, ndalimi i tij u përdor nga Këshilli Bashkiak i Tiranës si bazë për një përpjekje për shkarkimin e tij nga detyra, veprim që më pas u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Vetëm muajin e kaluar, sipas mbrojtjes, Kryebashkiakut Veliaj iu mohua qasja e plotë në mbi 60 mijë faqe materiale hetimore, të cilat konsiderohen të nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes në procesin gjyqësor. Po ashtu, SPAK ka argumentuar vazhdimin e paraburgimit me faktin se Veliaj ka kërkuar këshillim ligjor në Shtetet e Bashkuara, një arsyetim që mbrojtja e ka cilësuar si shkelje të së drejtës për mbrojtje ligjore.

Daniel J. Fetterman, partner në firmën ligjore Kasowitz dhe një nga këshilltarët ndërkombëtarë të Kryebashkiakut, është shprehur se çështja përbën një “persekutim politik” dhe se trajtimi i Veliajt “bie nën standardet amerikane dhe europiane të procesit të rregullt ligjor”.

Megjithatë, në nëntor të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese rrëzoi përpjekjen për largimin e Veliajt nga detyra, duke konfirmuar mandatin e tij si Kryetar Bashkie deri në vitin 2027. Ndërkohë, Avokati i Popullit publikoi në dhjetor një raport ku konstatoi se disa masa sigurie lidhur me trajtimin mjekësor të Veliajt në paraburgim ishin të paarsyeshme dhe cenonin privatësinë e tij.
Marrë nga Balkanweb.com

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor

Stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale

Qeveria planifikon mbi 1 miliard euro për projekte hekurudhore

Akti normativ kundër protestave, shoqëria civile: Cenon të drejtat dhe liritë

Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Opozita sot në shesh! Fton qytetarët në protestën kombëtare
Artikulli tjetër Stuhia e breshërit godet Greqinë, dëme të mëdha

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pasuria e çmendur e drejtoreshës së Tatimeve, Erilinda Lala
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Nëntor, 2026
Intervista e plotë e Edi Ramës për Channel 5
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Nëntor, 2026
Trumpi thotë se do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve
Aktuale Bota Koment Politike 4 Nëntor, 2026
Champions/ Manchester-i përmbys Romën, PSG dërrmon Villarreal-in, Bayern-i thyen Atletico-n
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 4 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.