KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: SPAK i dha leje gazetarit që të marrë Ilir Metën në intervistë brenda qelisë, Drejtoria e Burgjeve e refuzon
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > SPAK i dha leje gazetarit që të marrë Ilir Metën në intervistë brenda qelisë, Drejtoria e Burgjeve e refuzon
AktualeAnalizeFokusKryesoreOpinionPolitike

SPAK i dha leje gazetarit që të marrë Ilir Metën në intervistë brenda qelisë, Drejtoria e Burgjeve e refuzon

Përditësimi i fundit: 5 Shkurt, 2026 11:38 am
212 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Prokuroria e Posaçme i ka dhënë leje kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta që të zhvillojë një intervistë për A2CNN brenda ambienteve të qelisë në burgun “Jordan Misja” në Tiranë.

Aprovimin për kërkesën e intervistën, e kanë dhënë dy prokurorët e çështjes, Sotir Kllapi dhe Arben Kraja, të cilët kanë dhënë leje që Meta të japë intervistë mediatike brenda qelisë në Burgun “313”.

Kjo shkresë i ka kaluar Drejtorisë së Burgjeve, e cila se nuk e ka aprovuar me argumentin se realizimi i intervistës kërkon masa të veçanta shoqërimi, izolimi dhe monitorimit dhe burgut “313” do t’i duheshin të angazhonte burime njerëzore dhe logjistike shtesë.

“Sipas informacionit të përcjellë nga ky institucion, nga analiza e kryer rezulton se realizimi intervistës kërkon masa të veçanta shoqërimi, izolimi dhe monitorimi, të cilat, në kushtet aktuale në të cilat ndodhet institucioni, do angazhonin burime njerëzore dhe logjistike shtese, duke krijuar vështirësi në garantimin e rendit të zakonshëm dhe funksionimin normal të shërbimeve të sigurisë, për shkak të dinamikës aktuale, ngarkesës dhe pamjaftueshmërisë së ambienteve në regjimin e brendshëm”, thuhet në shkesën e Burgjeve.

Ndërsa më pas, Drejtoria e Burgjeve thekson në reagimin e saj për televizionin, se prioritet mbetet siguria institucionale dhe funksionimi normal i shërbimeve, duke konkluduar se intervista “nuk është e mundur”.

“Aktualisht, institucioni ndodhet në kushte mbipopullimi të të paraburgosurve, ndërkohë që janë evidentuar mungesa në organikën e stafit policor, duke sjellë vështirësi në ruajtjen e parametrave të sigurisë. IEVP “Jordan Misja” akomodon gjithashtu një numër të komsiderueshëm të burgosurish nga institucione të tjera, të vendosur në regjim tranzitor, në pritje të seancave gjyqësore, të cilës kërkojnë angazhim shtesë të stafit policor dhe infrastrukturë për akomodimin dhe kryerjen e veprimeve të ndara nga të paraburgosurit rezidentë: Sipas institucionit, prioritet mbetet garantimi i sigurisë institucionale, ruajtja e rendit të brendshëm dhe mbarëvajtja e veprimtarisë së shërbimit të sigurisë dhe e dinamikës ditore”, thuhet në shkresë.

Kujtojmqë që Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024 dhe bashkë me ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi po hetohen nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA. Po ashtu, ndaj familjes së tyre SPAK ka nisur edhe hetim pasuror.

 

Marrë nga Newsbomb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan

Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar

Vuçiç letër NATO-s kundër hapjes së Urës së Ibrit

BB: Projekti i shëndetësisë humbi objektivat

Si po e rigjallëron Trump demokracinë në Shqipëri?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qeveria gati draftin e amnistisë penale: Lirim i menjëhershëm për 380 persona
Artikulli tjetër Shqiptarët po hanë bukë me proteina nën normë dhe me ngjyrues të dëmshëm

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Flotilja ‘Sumud’ niset drejt Shqipërisë, si mobilizim ndërkombëtar kundër projektit turistik të Kushner
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Kompania nën sekuestro e Inceneratorit të pa-ndërtuar të Tiranës, me fitim 8 milion euro më 2025-ën
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
Ndotja e ajrit mbyt Elbasanin
Aktuale Analize Fokus Kryesore 18 Gusht, 2026
Roja e plazhit vret turistin 20 vjeçar francez në Ksamil, arrestohet
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.