KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Studentët e Politeknikut protestojnë ndryshe, mbushin muret e universitetit me premtimet e parealizuara të qeverisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Studentët e Politeknikut protestojnë ndryshe, mbushin muret e universitetit me premtimet e parealizuara të qeverisë
AnalizeKomentKryesorePolitikeSociale

Studentët e Politeknikut protestojnë ndryshe, mbushin muret e universitetit me premtimet e parealizuara të qeverisë

Përditësimi i fundit: 25 Nëntor, 2026 2:12 pm
37 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës kanë zgjedhur një tjetër formë proteste këtë të mërkurë, duke mbushur muret e korridoreve dhe dyert e ambienteve me postera që evidentojnë problematikat e arsimit, shëndetësisë, ekonomisë, emigracionit dhe investimeve publike.

Përmes artikujve të publikuara në media, të dhënave nga raporte dhe deklaratave të përfaqësuesve të qeverisë, të shoqëruara me mesazhe ironizuese të shkruara me dorë, studentët kanë rikthyer në vëmendje një sërë premtimesh që, sipas tyre, kanë mbetur të parealizuara.

Një prej posterave evidenton shpenzimet për tendera të Universitetit Politeknik të Tiranës, që sipas të dhënave të afishuara arrijnë në 47.23 milionë euro në tre vite, ndërsa me TVSH vlera shkon në 56 milionë euro.

“Miliona euro tendera, po nuk na punon as Wi-Fi ‘FTI-student’”, shkruajnë studentët.

Në një tjetër afishe, ata rikujtojnë premtimin për godinën e re të Fakultetit të Arkitekturës dhe atij të Inxhinierisë së Ndërtimit, që ishte parashikuar të vihej në dispozicion të studentëve në fillim të vitit 2026.

“Ku është ky xhevahir sot?” dhe “Po godinën e arkitektëve tanë të ardhshëm, kush e ideon?”, janë dy prej mesazheve të vendosura në korridoret e universitetit.

Shqetësimet e studentëve shtrihen edhe te kostoja e jetesës, çmimet e apartamenteve, qiratë e papërballueshme në kryeqytet dhe kapacitetet e pamjaftueshme të konvikteve.

“Hëë, se sajohemi edhe këtë muaj!” dhe “Ndërtohet kryeqyteti, shpopullohet vendi!”, shkruhet në afishet që trajtojnë krizën e strehimit.

Në fokus të kësaj forme proteste është edhe largimi i profesionistëve të rinj nga Shqipëria. Duke iu referuar një studimi për tregun e punës në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, studentët evidentojnë se nga 2,822 profesionistë që janë larguar nga kompanitë e përfshira në studim gjatë një periudhe 12-mujore, 1,271 prej tyre janë larguar për arsye emigracioni.

“Po përdorim pasaportën europiane pra…!” dhe “Çfarë aspiratash pune ke për të ardhmen?”, janë mesazhet që shoqërojnë këto të dhëna.

Studentët kanë rikthyer në vëmendje edhe premtimet për furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë në Tiranë, vonesat në realizimin e projektit hekurudhor Tiranë-Durrës, si dhe shpenzimet që qytetarët përballojnë nga xhepi për shërbimet shëndetësore.

“Sa breza duhet të kalojnë që të vijë treni?”, “Fund viti 2026, e akoma flasim a kemi ujë!” dhe “Shëndetësi falas?!?”, lexohet në posterat e ngjitur në muret e universitetit.

Pjesë e afisheve janë edhe problematikat e largimit të mjekëve dhe infermierëve, detyrimi për studentët e mjekësisë për të punuar në Shqipëri pas përfundimit të studimeve, si dhe denoncimet për përdorimin e administratës arsimore gjatë fushatave zgjedhore.

“Arsimi nuk është shtab elektoral!”, është një tjetër prej mesazheve të studentëve në një poster ku qwndron një foto e Ogerta Manastirliut, Benet Becit dhe Elisa Spiropalit duke folur në një klasë ku zhvillohet mësim.

Në korridoret e Politeknikut janë vendosur gjithashtu fotografi nga përballjet mes policisë dhe protestuesve, të shoqëruara me mesazhet ironizuese “Shoqërim me ‘komoditet’!” dhe “Ja vlen 2500 euro”.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Erion Veliaj njofton vendimin e ri: “Nga viti 2027, çerdhet dhe kopshtet do të jenë falas”

Sky ECC, drejtësia shqiptare hap rrugën për verifikimin teknik

Më 28 nëntor 2026, në Tiranë, në sheshin “Skënderbeu”, duhet të ndodhë Nëntori i Tretë

Pastrimi i qyteteve, tarifat mbulojnë vetëm 40% të shpenzimeve

Shqipëria drejt modelit autokratik kinez?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Erion Veliaj njofton vendimin e ri: “Nga viti 2027, çerdhet dhe kopshtet do të jenë falas”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Europa po hyn në një “supercikël” zgjedhjesh/ Rezultatet e tyre mund t’i trondisin themelet e BE-së
Analize Bota Opinion Politike Sociale 25 Nëntor, 2026
Media holandeze: Kullat si fasadë e klientelizmit dhe pastrimit të parave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 25 Nëntor, 2026
Prangosen dy shqiptarë në Angli, u futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 25 Nëntor, 2026
Black Friday në Shqipëri, ku pritet të shpenzojnë më shumë shqiptarët këtë vit?
Aktuale Analize Kryesore Sociale 25 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.